Tërheqet nga shitja SHAL 53, njësia nr.63-KB Rogova parcela nr.639-0 në ZK Rogovë I

Periskopi.com Lajme

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga SHAL 53: ‘Njësinë  nr.63-KB Rogova, Parcela nr.639-0 në ZK Rogovë I’, me numr rendor 63, prona në ZK Rogove Komuna e Gjakovës. 

​Kjo njësi ishte  paraparë të shitej përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 53, me numër rendor 63, e cila do të mbahet me datë 26 dhjetor 2019, ndërsa tërheqja nga tenderi i kësaj  njësia është bërë në bazë të shkresës nga Drejtoria per Gjeodezi dhe Kadaster Komuna e Gjakovës.

Ndërkaq lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 53 përfshinë 123 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës. Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 26 dhjetor 2019 nga ora 10:00 deri 12:00, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave, në Hotelin Grand duke filluar nga ora 12:30.

​Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. 53 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

Mimoza Kusari ia përmend Ardian Gjinit duhanin, alkoolin dhe prerje ilegale të drunjve

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila e ka akuzuar rëndë kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjinin, për prerjen e drunjëve në parkun e qytetit të kësaj komune.

Kusari përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se për një ish-Ministër të Mjdisit, më e pakta që do të pritej është të ketë njohuri dhe vullnet bazik të mbrojë mjedisin dhe të promovojë jetën e shëndetshme.

“Se nuk është adhurues i jetës së shëndetshme Kryetari i Gjakovës e kuptuam që në fillim të mandatit të tij, me duhanin dhe alkoolin që u kthyen në zyret e Komunës.
Se nuk është i interesuar të punojë me plane dhe rregulla të urbanizimit, edhe atë e kuptuam kur filloi të jap leje vend e pa vend dhe ndërtimet e parregullsitë vetëm filluan ta ngulfatin Gjakovën. Por, se urren vendin, trashigiminë dhe natyrën bashkë me të, po e kuptojnë çdo ditë e më tepër banorët e komunës së Gjakovës, ka shkruar Kusari.

Tutje ajo shton, se murosja e parkut të lirisë pa leje e pa plan, prerja e drunjëve 70 vjeçar në parkun e madh të qytetit, tregojnë frustrim dhe agresivitetin ndaj vlerës elementare njerëzore, trashigimisë dhe natyrës që e mbajnë jetën gjallë.

“Ardian Gjini, nëse ke kaq shumë urrejtje për Gjakovën, gjeje një mënyrë tjetër t’a trajtosh këtë ndjenjë. Dëmi publik dhe pasojat që po ia len vendit, gjatë do t’i vuajnë qytaterët e Gjakovës, nëse mbetet dikush për të jetuar aty.Me shpifje, gënjeshtra, lajme e foto të rreme, askund nuk do të arrijsh, përveq se në degradim dhe nënçmim të vetes dhe subjektit që përfaqëson.”

Kusari ka pyetur, se me çfarë leje u prenë drunjët në parkun e qytetit, kush autorizoi prerjen e tyre dhe kush ekzekutoi prerjen.

Sipas saj, i gjithë zingjiri i zyrtarëve komunal të përfshirë në këtë krim mjedisor duhet të japin llogari.

“Llogari dhe përgjegjësi duhet të jap edhe Ministria e Mjedisit, Agjencioni i Pyjeve të Kosovës dhe zyra e Kryeministrit e cila ndan miliona Euro për pastrimin e Kosovës dhe krenohet se do të dënojë ata që ndotin mjedisin.Por, për Kryetarin e Komunës dhe nënKryetarin e partisë çfarë ndëshkimi ka Kryeministri i Kosovës?!” përfundon shkrimi.

Nisin punimet në revitalizimin e urës së Terezive dhe asaj të Tabakut

Periskopi.com Lajme

Komuna e Gjakovës, Zyra e Bashkimit Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot do të fillojnë punimet në revitalizimin e Urës së Terezive dhe Urës së Tabakut.

Punimet në këtë projekt që do të zgjasin tre muaj përfshijnë zbukurimin e vendeve përreth urave, krijimin e shtigjeve të reja, vendosjen e ulëseve, elektrifikimin dhe shënimet historike dhe interpretimin e vendndodhjes.

Ky aktivitet bëhet në bashkëfinancim me Komunën e Gjakovës dhe është pjesë e projektit Dialogu Ndërkomunitar Gjithëpërfshirës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP / BE) dhe implementuar nga UNDP.

Punimet ishin planifikuar të fillonin javën e kaluar, por për shkaqe teknike ishte shtyrë për ditën e sotme.

Punimet në këto dy vendndodhje me rëndësi për trashëgiminë kulturore do të hapen me fillim në ora 14:00 tek Ura e Terezive dhe 14:45 tek Ura e Tabakut.

Gjakovarët s’duan që rrugës t’i vihet emri Eliot Engel

Periskopi.com Lajme

Emri i mikut të madh të shqiptarëve, Elliot Engel, po kundërshtohet që t’i vihet rrugës në fshatin Morinë, në Komunën e Gjakovës. Banorët thonë se nuk kanë asgjë kundër Engel, por kanë një propozim që ndërlidhet me të kaluarën e fshatit.

Banorët e fshatit Morinë të Gjakovës, po e kundërshtojnë që rruga kryesore, të marr emrin e mikut të madh të Kosovës, Eliot Engel.

Ata thonë se nuk kanë asgjë kundër mikut të tyre, por kërkojnë që kjo rrugë të mbaj emrin “7 Korriku 1998”, datë kjo që simbolizon betejën në këtë fshat.

“Asambleja e ka emëruar njëherë këtë rrugë me emrin “7 Korriku 1998”, që kishte edhe pëlqimin e banorëve. Kjo datë është historike dhe e kemi larë me gjak këtë datë. Ka qenë beteja më e fuqishme në Dukagjin në atë kohë. Prandaj ne jemi të pakënaqur me vendimin e asamblesë për të ri-emëruar këtë rrugë”, shprehet për RTV Dukagjini Sadri Morina.

Ne anën tjetër kryesuesi i Kuvendit Komunal te Gjakovës Anton Shala, ka thënë se emërtimi i rrugës është bërë, në shenj mirënjohje për miqtë amerikan. Ai shtoi se emrin e “7 Korriku 1998” do ta vendosin në një tjetër pjesë të fshatit.

“Është konsideruar se kjo marrëveshje në Kuvendin Komunal të Gjakovës ka kaluar me unanimitet dhe rrjedhimisht rruga ka marrë këtë emër. Në anën teknike jemi përpjekur po atë ditë të gjejmë një rrugë tjetër ku do të kemi emrin “7 korriku 1998” po në fshatin Morinë… Po besoj se nuk do të jetë ndonjë problem”, tha Anton Shala, përcjell Telegrafi.

Banorët e këtij fshati kanë kërkuar prej udhëheqësve të Komunës së Gjakovës dhe asamblistëve që në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi të rishikojnë edhe njëherë vendimi për emërtimin e rrugëve.

Kryetari i Gjakovës: Nesër shkollat të jenë të ngrohta, në komunën tonë do të fillojë mësimi

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se ka takuar drejtorët e shkollave në këtë komunë.

Ai ka thënë se u ka dhënë mesazh që nesër në mëngjes t’i ngrohin shkollat dhe të vijojnë mësimin.

Ja njoftimi i plotë i Gjinit:

Sot i takova drejtorët e shkollave të komunës së Gjakovës dhe me ta bisedova për mundësinë e përfundimit të grevës së arsimit, pas rritjes së pagave të tyre nga ana e qeverisë.

Gjatë ditëve të kaluara kam marr qindra mesazhe nga prindër dhe mësimdhënës të komunës sonë. Shume mësimdhënës janë shprehur të gatshëm për ta vazhduar procesin e mësimit. Ndërsa të gjithë prindërit kanë qenë të brengosur për tej zgjatjen e mos mbajtjes së mësimit për fëmijët e tyre.

Duke i pasur parasysh të gjitha këto, unë kam kërkuar nga drejtoret e shkollave që nesër në mëngjes shkollat të jenë të ngrohta dhe të gatshme për t’i pritur nxënësit. Poashtu kam kërkuar nga operatorët transportues që i bartin nxënësit për në shkollë që ta fillojnë bartjen.

I ftoj të gjithë prindërit që nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, ndërkohe arsimtaret janë të lirë të vendosin se a do ta zhvillojnë procesin e mësimit apo ta vazhdojnë grevën.

Fotografi nga Gjakova ku bora ka arritur në 1 metër

Periskopi.com Lajme

Para pak çastesh u raportua se në gjendja e rrugëve në Komunën e Gjakovës është alarmante, pas reshjeve të vazhdueshme të borës. E këtë e dëshmojnë dhjetëra fotografi të publikuara nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini – raporton Periskopi.

Ai ka thënë se këtë vit gjendja është rënduar, krahasuar me dimrat e kaluar.

I pari i Gjakovës ka aplikuar të gjithë bashkëqytetarët që të jenë bashkëpunues me kompanitë e pastrimit në mënyrë që pastrimi të kryhet në mënyrë sa më efikase.

Lexoni të plotë publikimin e tij:

Bora që ka rëne pandërprerje në 40 orët e fundit e ka rënduar trafikun në komunën e Gjakovës.

Ekipet e pastrimit janë në terren gjatë gjithë kohës por ende kemi vështirësi në disa fshatra ku trashësia e borës ka arritur ne 1 metër.

Kjo gjendje është e rënduar, më shumë se në dy dimrat e kaluar por ne zonën tonë kemi pasur gjendje edhe më të vështira në të kaluarën.

Apeloj tek të gjithë bashkqytetarët e mi që të jenë bashkpunues me kompanitë e pastrimit në mënurë që pastrimi të kryhet në mënyrë sa më efikase.

Shfrytëzoj rastin ta falënderoj ministrin Pal Lekaj për mbështetjen që po e jep ministria nën drejtimin e tij!

Po i ndaj me ju edhe disa foto të Gjakovës në këtë orë!

I juaji!