Rasti i ri me koronavirus në Shtime ishte i vetizoluar

Periskopi.com Lajme

Komuna e Shtimes bën të ditur se rasti i ri me Covid-19 është rast kontakti nga fshati Pjetërshticë.

Sipas njoftimit të publikuar thuhet se deri tani atje janë prekur 18 persona me koronavirus.

“Për fat të mirë ka një kohë të gjatë që është duke qëndruar i vetizoluar në shtëpi falë disiplinës se vet personit, por edhe angazhimit të Institucioneve në këtë rast Shtabit Emergjent, Policisë së Kosovës, QKMF-së në Shtime”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka nxjerrë rezultatet e testimeve të ditës së sotme, ku nga qyteti i Shtimes një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në komunën e Shtimes numri i rasteve me COVID – 19 është gjithësejt 18, ndërsa i shëruar deri më tani është vetëm 1 person, i vdekur 1, ndërsa të testuar rreth 50 persona.

Të testuar janë qytetarë nga vatrat e infektuara, Pjetërshticë, Vojnoc, pastaj mostra nga qyteti i Shtimes, fshati Petrovë, Mollopolc dhe Zborc. Të gjitha këto raste kontakti. Në mesin e të tesuarve ka edhe staf mjekësor nga QKMF Shtime dhe QKUK Prishtinë.

Rasti në fjalë është i njohur për insitucionet komunale dhe se është rast kontakti me fshatin Pjetërshticë.

Për fat të mirë ka një kohë të gjatë që është duke qëndruar i vetizoluar në shtëpi falë disiplinës se vet personit, por edhe angazhimit të Institucioneve në këtë rast Shtabit Emergjent, Policisë së Kosovës, QKMF-së në Shtime.

Qytetarët i apelojmë që edhe më tutje t’ju përmbaheni udhëzimeve të Institucioneve për të mbajtur masa mbrojtëse, për të mbajtur distancën dhe kujdesur për higjienën personale!

Shtabi Emergjent Shtime

Familjarët nuk lejojnë zhvendosjen e varrit nga trotuari në Shtime

Periskopi.com Lajme

Një varr shekullor është përfshirë në hapësirën e trotuarit të rrugës “Fadil Rashiti”, në Petrovë të Shtimes, ngase familja Rashiti nuk e ka dhënë pëlqimin për zhvendosjen e tij.

Komuna e Shtimes nuk ka arritur ta bindë as mjekësinë ligjore për zhvendosjen e këtij varri, shkruan sot Koha Ditore.

Familjarët thonë se aty janë eshtrat e Halit Rashitit dhe se nuk do të lejojnë zhvendosjen, shkaku i amanetit.

Ekrem Rashiti, familjar i të ndjerit, ka thënë se e gjithë lagjja po e kundërshton këtë rivarrim, ndaj nuk do ta lejojnë as mjekësinë ligjore të intervenojë.

“Komuna e ka marrë pëlqimin për me e realizu projektin, por jo edhe për largimin e varrit. Ne si lagje nuk po lejojmë të rivarroset familjari ynë, sepse prindi i tij e kishte lënë amanet që sa herë të zgjohej në mëngjes ta shohë varrin e të birit para lagjes sonë. Sidoqoftë ky varr nuk pengon asgjë, madje as lëvizjen e qytetarëve, sepse është ngushtuar dhe është mbuluar shumica me kubëza të betonit. Pra, nuk do ta lejojmë askënd që ta rivarrosë atë”, ka thënë Rashiti.

Shqipe Rexhaj, drejtoreshë për Planifikim Urban, Kadastër e Gjeodezi në Komunën e Shtimes, e ka konfirmuar se nuk kanë arritur ta bindin familjen për zhvendosjen e varrit.