Petrol Company tani edhe në Viti, pronari Shkelzen Jusaj furnizon me derivate personalisht klientin e parë

Periskopi.com Lajme

Petrol Company tani afër qytetarëve të Vitisë duke hapur pikën më të re të saje me çmime më të lira në Viti, duke garantuar kualitet të lartë si dhe duke ofruar shumë zbritje dhe shpërblime deri në Jack Pot “Banesë”.

Z.Shkelzen Jusaj pronar i Petrol Company ishte i pranishëm në hapje si dhe personalisht furnizojë me derivate klientin e parë të kësaj pike.

Shumë qytetarë të Vitisë u gëzuan këtijë lajmi pasi që sipas tyre ishte shumë e nevojshme që Petrol Company të jetë afer tyre dhe të sjellë derivate cilësore dhe çmime të lira.

Të gjithë ata që dëshirojnë të furnizohen në pikën më të re të Petrol Company  në qytetin e Vitisë, mund ta gjeni në rrugen e Preshevës.

 

Një javë pas izolimit, testohet ekipi mjekësor i Vitisë

Periskopi.com Lajme

Një javë pas vetizolimit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka marrë mostrat e stafit mjekësor të Vitisë, ka bërë të ditur komuna e Vitisë.

Ekipi mjekësor ishte vetizoluar si pasojë e kontaktit me pacientin e parë të prekur me koronavirus në këtë komunë.

Siç ka bërë të ditur doktoresha Xhylsime Qamili, lista e atyre që do t’u bëhen testet përbëhet nga 20 persona, përfshirë edhe tre të tjerë krahas 17 punonjësve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

Kjo komunë, në njoftimin në Facebook, ka thënë se nuk dihet nëse mjekët do të qëndrojnë në izolim edhe më tej, edhe nëse rezultatet u dalin negativ.

“Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqur shenja të simptomave që mund të jetë prekur me Cov19”, thuhet në njoftimin e komunës.

 

Kryetari i Vitisë – mësimdhënësve: Nesër nisni mësimi, ndërprisni grevën

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti u ka kërkuar mësimdhënësve që të rifillojnë mësimin ditën e nesërme, e hënë 21 janar. Apeli vjen pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave në arsim.

“Pas reflektimit pozitiv të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritje të pagave në sektorin e arsimit kërkojmë nga mesimdhënësit e Komunës sonë që të rifillojnë mësimin, me qëllimin më të mirë që fëmijët tanë të mos humbasin orët e mësimit. Ne si institucione komunale jemi të përkushtuar që së bashku me ju dhe të gjithë akterët që të mos dëmtohet procesi mësimor’, thuhet në kërkesën e Halitit.

SBASHK njoftoi se greva në arsim do të vazhdojë, edhe pas vendimit të Qeverisë Haradinajpër të rritur pagat e mësimdhënësve për 20 milionë euro në vit.

Ndërkohë Komuna e udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Juniku,  ka vendosur të bojkotojë grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Një i arrestuar për fajde në Viti

Periskopi.com Lajme

Në Viti gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi ka ushtruar presion në kërkim të kamatës/fajdesë, nga viktima mashkull.

Nga i dyshuari janë konfiskuar 6 mijë euro para dhe disa shënime të ndryshme të cilat janë mbajt si evidencë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Komuna e Vitisë me 90 të punësuar me kontratë mbi vepër

Periskopi.com Lajme

Gjatë vitit 2017, në komunën e Vitisë kanë qenë të angazhuar gjithsej 90 punonjës përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta.

Ndonëse sipas ligjit për shërbimin civil, për emërime të tilla, zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit, sipas auditorit, komuna e Vitisë kishte aplikuar këto procedura vetëm për dy prej të angazhuarve, ndërsa jo edhe për pjesën tjetër.
“Pozitat për të cilat janë bërë këto marrëveshje, kanë të bëjnë kryesisht me pozita të rregullta dhe jo për ofrimin e shërbimeve të veçanta, siç përcaktohet në marrëveshje”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Sipas këtij raporti, rreziku i anashkalimit të procedurave të rekrutimit me rastin e lidhjes së kontratave për shërbime të veçanta, mund të rezultojë me angazhimin e personave jo të duhur për kryerjen e shërbimeve të kërkuara.

“Kjo gjithashtu, nuk siguron trajtim të barabartë për të gjithë konkurrentët potencial”, theksohet në raport.

Zyra Kombëtare e Auditorit ka gjetur në komunën e Vitisë edhe mangësi në procesin e ndarjes dhe monitorimit të subvencioneve.

Komuna kishte ndarë subvencione në vlerë 15 mijë euro për KF Vllaznia dhe 10 mijë euro për KF Vitia, por këta të fundit nuk kishin ofruar raportet financiare dhe narrative, për të arsyetuar shpenzimin e mjeteve.

Sipas auditorit, komuna e Vitisë nuk kishte bërë marrëveshje ku do të përcaktoheshin të drejtat dhe detyrimet mes komunës dhe përfituesit të subvencionit, me ç’rast përfituesit do të kishin përgjegjësi për raportim.

“Në anën tjetër, drejtoria për kulturë, rini dhe sport ka kërkuar vazhdimisht raportimin e tyre, por përfituesit nuk u janë përgjigjur këtyre thirrjeve”, vazhdon raporti.
Duke u bazuar në rregulloren komunale për ndarje të subvencioneve, përfituesit e subvencioneve të ndara nga Komuna, obligohen që të dorëzojnë raport financiar dhe narrativ.

Po ashtu, këtyre subvencioneve duhet t’iu paraprijë një marrëveshje, ku përcaktohen të drejtat dhe përgjegjësitë e secilës palë.

“Mungesa e raporteve për shpenzimin e mjeteve si pasojë e mos përgjegjshmërisë së përfituesve, mund të rezultoj me devijime nga qëllimet e përfitimit të tyre dhe vlerë të ulët për paranë e paguar”, thuhet në raportin e auditimit.

Auditori ka theksuar që mangësitë në aplikimin e marrëveshjeve mes palëve, mund të ndikojnë që palët përfituese të mos jenë të përgjegjshme në realizimin e objektivave dhe raportimin e duhur për mjetet e shpenzuara.

Një problem tjetër i hasur në komunën e Vitisë nga Zyra Kombëtare e Auditimit është edhe nënshkrimi i kontratave me vlerë më të lartë se ajo e parashikuar.
Auditori ka gjetur që në katër projekte, kontratat ishin nënshkruar në vlerë më të lartë se vlera e parashikuar e tyre në Deklaratën e Nevojave dhe Disponueshmërisë së Mjeteve dhe në dosjen e tenderit.

Te projekti, “Ndërtimi i fushave sportive të futbollit dhe volejbollit”, vlera e parashikuar ishte 40 mijë euro, ndërsa kontratat e shpërblyera për dy lote ishin në vlerë 121,175 euro, te projekti “Ndërtimi i stacionit të autobusëve në Viti” vlera e parashikuar ishte 20 mijë euro ndërsa kontrata në vlerë 39,519 euro.

Po ashtu te projekti “Rregullimi i rrugës Dëshmoret e Kombit në Viti”, vlera e parashikuar ishte 123,151 euro (bashkëfinancim mes MAPL 100 mijë euro dhe komuna 23,151 euro) ndërsa kontrata është nënshkruar në vlerë 152,218  euro dhe te projekti “Asfaltimi i rrugës Germovë – Goshicë”, vlera e parashikuar e kontratës ishte 150 mijë euro (financuar nga MI) ndërsa kontrata ishte nënshkruar në vlerë 289,455 euro.

“Nënshkrimi i kontratave në vlerë më të lartë se ajo e parashikuar, rrezikon mos realizimin e tyre si pasojë e mungesës së mjeteve dhe njëkohësisht mund të rrezikoj realizimin e projekteve tjera për shkak të mundësisë së ekzekutimit të pagesave përmes vendimeve gjyqësore apo përmbaruesve”, vazhdon raporti i auditimit.

Një tjetër gjetje e ZKA-së në komunën e Vitisë është edhe menaxhimi jo i mirë i llogarive të arkëtueshme.

Sipas raportit komuna nuk kishte prezantuar në pasqyrat financiare vjetore, llogaritë e arkëtueshme nga drejtoria për shërbime publike, në vlerë 15,261 euro.

Këto kishin të bënin me shfrytëzimin e hapësirës publike (qiraja).

Kjo kishte ndodhur si pasojë e mos komunikimit të mjaftueshëm për sigurimin e të dhënave mes zyrës së financave dhe drejtorisë për shërbimet publike.

Komuna nuk kishte ndërmarrë masa aktive për inkasimin e llogarive të arkëtueshme, duke bërë që ato të mos shënojnë rënie nga viti i kaluar.

“Kjo për shkak të mungesës së vendosjes së mekanizmave nga komuna për rritjen e arkëtimit të tyre”, thuhet në raport.

Nga Auditori si rrezik shihet mungesa e informatave të plota rreth llogarive të arkëtueshme, e cila rezulton me menaxhim jo efektiv të tyre dhe pamundëson ndërmarrjen e masave adekuate për inkasimin e tyre.

“Mungesa e masave konkrete për inkasimin e LL/A, ndikon në mos realizimin e shpenzimeve të planifikuara nga të hyrat. Njëkohësisht, mos prezantimi i saktë i shpalosjeve shpie në një keq pohim të pozitës financiare, ku në të ardhmen mund të ndikojë opinionin e auditimit”, përfundon raporti.

Mungesa e lejeve të ndërtimit, mbikëqyrjes inspektive dhe lejes se përdorimit, janë një tjetër gjetje e Auditorit.

Sipas ligjit të ndërtimit, me rastin e kontratave ndërtimore kërkohet pajisja me dokumentacionin përkatës siç është leja ndërtimore, mbikëqyrja inspektive si dhe leja e përdorimit.

Komuna e Vitisë në 12 kontrata, nuk kishte aplikuar lejet ndërtimore dhe mbikëqyrjen inspektive, ndërsa në tri projekte për të cilat ishte bërë pranimi teknik, nuk ishte lëshuar certifikata/leja e përdorimit.

“Për më tepër, raporti i pranimit teknik ishte shumë i mangët në informacione, duke mos përmbajtur elementet thelbësore të kontratës. Inicimi i projekteve në mungesë të kompletimit të dokumentacionit sipas kërkesave të ligjit për ndërtim, mund të ndikojë në cilësinë dhe ngecjen në realizimin e këtyre projekteve”, thuhet në raport.