Haradinaj lavdëron Qeverinë e tij për takimet me kryetarët e komunave

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim pune kryetarët e komunave në kuadër të “Forumit Konsultativ Qeveri – Komuna”.

Haradinaj ka deklaruar se falë këtyre takimeve kanë arritur të ndërmarrin veprime që janë në dobi të punës se komunave që i përket kryesisht aspektit të pronave dhe aspektit buxhetor.

“Nga kjo traditë e punës kemi arritur se si Qeveri veprimet që mund t’i ndërmarrim e të cilët do të ishin me dobi për punën tuaj në komunat ku ju udhëhiqni. Kryesisht këto veprime i kemi identifikuar qysh në start  që kanë të bëjnë edhe me aspektin e pronave por edhe buxhetore e deri te procedurat e prokurimit”, tha Haradinaj.

Tutje ai i ka përmendur disa nga veprimet që Qeveria ka ndërmarrë që e kanë përmirësuar qeverisjes lokale.

“Janë marr mbi 50 vendime pra për prona shpronësore ekonomike etj. Njëkohësisht në këtë periudhë kohore janë aprovuar 3 ligje për dhënien në shfrytëzim të pronës, trajtimin e tregtive pa leje dhe ligjin për Prishtinën. Dy koncept dokumente për financat e pushtetit lokal dhe teatro. 6 vendime që lidhen me zonat ekonomike parqet e biznesit si ajo ekonomike zona amerikane, parku i biznesit në Prizren. Janë 30 shpronësime prona me interes të komunave dhe po ashtu afro 30 vendime për bartje të pronave tek komunat”, tha kreu i Qeverisë.

Shefi i ekzekutivit po ashtu gjatë këtij takimi tha se huat që komunat do i marrin tash e tutje duhet të merren nga niveli nacional sepse kështu e përcakton ligji i financave.

Takimi i Haradinajt me kryetarët po vazhdon, por është i mbyllur për media.