Sa u votuan partitë shqiptare në komunat e veriut

Periskopi.com Lajme

Komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe kanë marrë pjesë masovisht në zgjedhje.

Në këtë garë, Lista Serbe është e para me shumicën e votave me mbi 80 për qind.

Ndërsa partitë shqiptare atje kanë arritur të mbledhin nga pak vota.

Në Leposaviq, PDK ka mbledhur 16 vota, AAK 13, NISMA 7, FJALA 1, Vetëvendosja 21 dhe LDK 12.

Në Zubin Potok PDK ka mbledhur 134 vota, AAK 36, NISMA 13, Fjala 1, VV 124 dhe LDK 127.

Në Zveçan, PDK ka 70 vota, AAK 8, NISMA 4, Vetëvendosja 54, LDK 98.

Në Mitrovicë të Veriut, PDK ka mbledhur 491 vota, AAK 68, NISMA 33, VV 444 dhe LDK 246.