Policia interviston zyrtarë të Komunës së Mitrovicës

Periskopi.com Lajme

Policia ka intervistuar sot një ish-zyrtar dhe një zyrtare të një drejtorie në Komunën e Mitrovicës.

Këtë për Periskopin e konfirmoi Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Ai tha se të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregulltë.

“Mund të konfirmojmë se, sot janë intervistuar një ish zyrtar dhe një zyrtare e një Drejtorie në Komunën e Mitrovicës,  për dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, ka thënë Kelani.