Këngëtari i njohur pëson atak kardiak gjatë koncertit

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari i grupit muzikor të njohur për fëmijë Greg Page ka pësuar një atak kardiak gjatë kohës që po jepte një koncert në Sidnei të Australisë.

Page u shtri në skenë pas 1 ore koncert. Grupi në Twitter ka shkruar se këngëtari është dërguar për kurim në spital ku është nën kujdesin e mjekëve.

Grupi muzikor Wiggles u krijua në vitin 1991 dhe Page është anëtar dhe ideator i këtij grupi. Ai e la grupin në vitin 2006 për arsye shëndetësore për t’u kthyer sërish në 2012 dhe për t’u larguar prapë.

Të enjten këngëtari festoi ditëlidnjen e tij të 48.

Vuçiq e Zaev në koncert bamirësie për shqiptarët në Tiranë (Video)

Periskopi.com Lajme

Vuçiq e Zaev ishin pjesë e një koncerti të solidaritetit, ku u mblodhën para për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Aleksandar Vuçiq sot nga Tirana ka thënë se me Ramën dhe Zaevin janë dakorduar për disa çështje.

“Jemi pajtuar për integrimin më të madh të autoriteteve emergjente, veprimin e përbashkët të zjarrfikësve dhe njësive policore në rast zjarresh, përmbytjesh, tërmeteve dhe të ngjashme”, është shprehur ai.

Më tej, Vuçiq ka theksuar se takimi tjetër do të jetë në fund të janarit në Beograd dhe do të jetë historik.

“Tashmë para fundit të vitit, ne do të kalojmë kufirin vetëm me një letërnjoftim, dhe ajo që është më e rëndësishme për ne është që krijojmë softuer që të gjithë e kanë pranuar. Ashtë jemi rënë dakord që të kemi një treg të vetëm të punës. Kështu, nëse një shqiptar ose maqedonas lëviz në Serbi, mjafton të përdorësh telefonin ose kompjuterin e tij dhe të aplikosh për një vend pune. Pra, nëse një shqiptar shkon në Serbi dhe dëshiron të punojë, ne do t’i kemi tashmë informacionet e tij, sepse jemi në rrjet”, ka deklaruar ai.

Sa ka shpenzuar për realizimin e koncertit në Tiranë? Capital T tregon shifrat marramendëse

Periskopi.com Showbiz

Capital T po vjen me një koncert madhështor në Tiranë më 19 shtator. Dhe falë këtij projekti, u bë e mundur që ai të dilte sërish për herë të parë pas 4 vitesh, në një intervistë televizive.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zonë e lirë” në TV Klan, Trimi foli për realizimin e projektit, si dhe shpenzimet që i janë dashur të bëjë për të.

Ai është shprehur se ky do të jetë koncerti i karrierës së tij dhe për të ka vlerë shumë emocionale. Pas këtij projekti, fshihet një skuadër e madhe me më shumë se 200 persona, si dhe një investim i madh.

“Skena është diçka që s’është parë më herët. Mos t’foli me shifra konkrete, po besoj se 250-300 mijë euro janë investim te projekti.”- ka rrëfyer ai.

Koncerti pritet të zgjasë mbi dy orë dhe Capital T do të performojë këngë që nga fillimi i karrierës së tij, si dhe bashkëpunime me artistë të tjerë. Na mbetet të presim dhe 12 ditë për të zbuluar surprizat e tjera.

Pamje nga koncerti i Dhurata Dorës në Algjeri, ku vdiqën pesë persona

Periskopi.com Showbiz

Soolking, artisti algjerian që për publikun shqiptar është bërë i njohur me hitin ‘Zemër’ bashkëpunim me Dhurata Dorën, ka pësuar një natë mjaft të keqe mbrëmë.

Gjatë një koncerti në vendlindjen e Solking në Algjeri, ka ndodhur një tragjedi ku si pasojë kanë vdekur 5 persona e disa të tjerë janë lënduar.

Në këtë koncert ka përformuar edhe këngëtarja kosovare, Dhurata Dora e cila ka kënduar live para mijëra shikusve hitin e saj “Zemër”.

Autoritetet hetimore dhe policore të Algjerisë tanimë kanë nisur hetimet e para rreth shkakut të incidentit fatal dhe shumë shpejt do të dalin me rezultatet e para.

Këto janë pamjet nga performanca e Dhurata Dorës në këtë koncert:

Klan Kosova në koncertin e Bon Jovi në Munih (Foto/ Video)

Periskopi.com Uncategorized

Pas 35 vjet karriere, 13 albume të publikuara dhe 130 milionë disqe të shitura, Bon Jovi ende ka fuqi për të bërë magji.

Bendi legjendar mbrëmë ka performuar në Olympiastadion, në Munih, para 75 mijë adhuruesve nga e gjithë bota, në kuadër të turneut This House Is Not for Sale.

I pranishëm në këtë koncert ishte edhe Kushtrim Sadiku, autor i emisionit InfoMagazine në Klan Kosova, i cili u shpreh në superlativ për eventin.

“Ishte koncert i mrekullueshëm”.

“Mosha nuk ka lënë gjurmë tek Jon Bon Jovi, ndonëse është 57 vjeçar. Për dy orë e gjysmë ia doli ta mbante publikun në këmbë, duke e transmetuar energjinë artistike e cila e ka karakterizuar për gjithë këto vite”.

“Këngët Runaway, Livin’ on a Prayer, It’s My Life, Keep the Faith, etj., u interpretuan me eksplozivitet kreativ, i cili adhuruesve u ofroi emocione të papërshkrueshme”.

Koncerti u hap nga Deff Lepard, ndërsa pjesa europiane e turneut – e nisur më 31 maj në Moskë dhe e pasuar në Stokholm, Dublin, Londër dhe disa qytete tjera – do të vazhdojë në Madrid, Cyrih, Varshavë, Werchter, Vjenë, Klagenfurt dhe Bukuresht.

Çka thotë Alban Skenderaj një ditë para koncertit në Kosovë

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari Alban Skënderaj nesër do ta mbajë një koncert në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë dhe pritet që ky organizim të jetë tejet madhështor, shkruan lajmi.net.

E gjithë kjo vihet re nga numri i madh i njerëzve të cilët kanë shfaqur interesim për të shkuar në koncert.

Kjo nuk është hera e parë që Albani performon në Prishtinë, andaj një ditë para koncertit i ka shkruar disa fjalë në Instagram.

“Prishtina në zjarr. Nesër ose kurrë. Hapsirë e një ëndrre, salla 1 tetori”, ka shkruar Albani pranë postimit, një ditë para koncertit madhështor.

“Çelësi i Prishtinës” i dorëzohet grupit ‘Gjurmët’ në shenjë mirënjohje

Periskopi.com Showbiz

 “Çelësi i Prishtinës” i është dorëzuar grupit ‘Gjurmët’ dhe e gjithë kjo në shenjë mirënjohjeje. 

Sot, në 20 vjetorin e çlirimit të vendit, grupi “Gjurmët” do të mbajnë koncert në sallën “1 Tetori”.

Koncerti do të mbahet sonte duke filluar nga ora 20:30 dhe si shenjë mirënjohje kryetari Shpend Ahmeti ka ndarë “Çelësin e Qytetit” për anëtarët e grupit ”Gjurmët”.

Kjo u bë e ditur nga vetë Ahmeti pas një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjurmët rikthehen me koncert në Prishtinë për 20 vjetorin e Ditës së Çlirimit. Sot bashkë me anëtarët e grupit “Gjurmët” prezentuam detajet e koncertit që do të mbahet sonte në sallën “1 tetori”, me fillim nga ora 20:30 me moton “20 vjet në 20 këngë”. Bashkë me Gjurmët në skenë do të ngjiten këngëtarë të njohur nga Kosova e Shqipëria si: Boiken Lako, Elina Duni, Genc Salihu, Violeta Zefi, Dren Abazi e ZigZag Orkestra, Alban Nimani, Shpat Deda, Dukagjin Lipa, Xuxi, Tomor Kuçi, Marsela Cibukaj, Edona Vatoci, Nezafete Shala, Ardian Behrami Cipa dhe grupi Polifonik për një mbrëmje “kur kanga dhe dashnia u kthyen në qyetet”! “Nëse ka një bend i qytetit që përfaqëson Prishtinën në Kosovë dhe mbarë kombin shqiptar, pa dyshim që janë “Gjurmët”. Prandaj gëzohem se kjo po ndodhë në kohën kur unë jam Kryetar, edhe që po e prezentoj “Çelësin e Prishtinës” edhe që po organizohet koncerti i rikthimit të “Gjurmëve” në skenën e Prishtinës.” Të gjitha të hollat e mbledhura nga shitja e biletave të koncertit, i dedikohen shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, ishin fjalët e Shpend Ahmetit.

Alban Skenderaj flet për koncertin që do të mbajë në Prishtinë

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari nga Shqipëria, Alban Skenderaj, më 19 qershor do të mbajë një koncert në Prishtinë në sallën 1 tetori.

Ky koncert quhet “Hapësira e një ëndrre”.

Kështu sot këngëtari pati një konferencë për media ku tha se në këtë koncert do të performojë 20 këngë për publikun kosovarë.

Skenderaj tha se ky është një koncert i veçantë për të.

“Ky është një event i veçantë, disi jo i zakonshëm, është një koncert bashkëpunim midis disa rrymave, unë nëse mund të quhem i rrymës pop, RnB i disa rrymave, kombinuar me muzikën klasike-simfonike, pra me një orkestër mirëfilltë. Është një koncert që ka një të shkuar dhe një histori tashmë, e në pjesën më të madhe do të jetë shumë i ngjashëm por kuptohet që vjen i rinovuar në Prishtinë me disa elemente të reja, vjen me disa këngë të reja që unë kam nxjerrë në këtë dy vitet e fundit të riorkestruara, të përshtatura, është një koncert jo i gjatë por jo i shkurtër, në kuptimin që janë dy ore të mirë, por shpresoj që do jenë dy orë të këndshme”, ka thënë Skenderaj”, njofton Klan Kosova.

Drake e puth dhe e kap nga gjoksi adhuruesin e tij 17-vjeçare (Video)

Periskopi.com Showbiz

Drake është vënë në qendër të një skandali, pasi në internet janë rishfaqur xhirimet nga një koncert i vitit 2010, në të cilin ai shfaqet duke puthur një vajzë 17-vjeçare.
Siç transmeton “The Sun”, në video, reperi shihet teksa flirton dhe i thotë fjalë me përmbajtje erotike fanses që është ngjitur në skenën e koncertit në teatrin “Ogden”, në Kolorado.

Drake, asokohe ishte 23 vjeç dhe duket i befasuar kur vajza i thotë se është vetëm 17 vjeç, por ky detaj nuk e ndalon reperin e njohur ta lavdërojë atë për fizikun e saj, duke i thënë se është “e plotë”.

Komentet e Drake kanë vazhduar duke komplimentuar gjoksin e adoleshentes dhe prekur pjesët intime.

“Më pëlqen ndjesia e gjoksit tënd në gjoksin tim. Vetëm dua të të falënderoj”, thotë Drake në videon që ka nxitur pakënaqësi ndaj tij në rrjetet sociale.

Reperi më pas e ka puthur në dorë, në fytyrë dhe në buzë para se vajza të largohej nga skena, ndërsa më herët e kishte puthur edhe në qafë. /shqip

Momenti dramatik kur cunami përfshiu lokalin ku po mbahej një koncert roku në Indonezi (Foto/ Video)

Periskopi.com Lajme

Pamjet dramatike nga bregdeti i Ngushticës së Sundas të Indonezisë tregon se si  valët e mëdha të cunamit kanë përfshirë ambientin e një lokali ku një grup muzikor i rokut po performonte të shtunën mbrëma. Fatkeqësisht jetën ka humbur një muzikant.

Rreth 250 punonjës të kompanisë shtetërore të shërbimeve PLN morën pjesë në koncertin e grupit indonezian 17 në Tanjung Lesung për një ngjarje të fundvitit, tha zëdhënësi i kompanisë  Made Suprateka për Reuters, transmeton Periskopi.

Të paktën shtatë vetë u vranë dhe rreth 89 prej tyre  u zhdukën pas fatkeqësisë në skenën që ndodhej shumë afër detit.

“Uji u ngrit dhe tërhiqte të gjithë në lokacion. Ne kemi humbur të dashurit, përfshirë basistin dhe menaxherin tonë , edhe të tjerët mungojnë”., tha ai.

Të paktën 168 persona u vranë dhe më shumë se 700 u plagosën, dhe qindra shtëpi dhe ndërtesa të tjera u dëmtuan nga cunami.

Autoritetet paralajmëruan banorët dhe turistët në zonat bregdetare rreth ngushticës Sunda për t’u qëndruar larg plazheve.

Pamjet televizive treguan rrugët e bllokuara nga mbeturinat nga shtëpitë e dëmtuara, makinat e përmbysura dhe pemët e rëna./Periskopi/

SHIKO VIDEOT

 

 

Kështu po ‘përgatitet’ Shakira për koncertin në Mitrovicë (Video)

Periskopi.com Fun

Premtimi i Agim Bahtirit se do ta sjellë Shakirën në Mitrovicë për përurimin e Urës së Ibrit është bërë material për postime të shumta qesharake në rrjetet sociale.

Përderisa fillimisht flitej se do vijë Shakira, pastaj u përmend çmimi i saj i shtrenjtë, e në fund u fol se i është dërguar ftesë asaj dhe shumë këngëtareve tjera, postimet nuk janë ndalur.

Videoja më poshtë e postuar në Facebook shfaq “Shakirën” teksa “bëhet gati” për koncert.

Ndiqeni për më shumë.

Shakira ne pergatitjet e fundit per koncertin ne Mitrovice

Posted by Dardan Hasku on Tuesday, 23 October 2018

 

Koncerti madhështor i Unikkatilit në Durrës- Publikohen pamjet nga atmosfera që mbretëroi

Periskopi.com Showbiz

Reperi Unikkatil më 4 gusht mbajti koncert në Durrës.

Një muaj më parë, reperi mblodhi fansat e tij në Shqipëri për ta ndjekur nga afër teksa performoi live, shkruan lajmi.net.

Ishte Klepto ai i cili në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një video të shkurtër, me të cilën përmbledh momentet më interesante nga ky koncert.

Në video shihet numri i madh i të pranishmëve që kishin ardhur për ta dëgjuar Unikkatilin, ndërsa atmosfera ishte në maksimum.

Këto ditë është paralajmëruar edhe videoklipi i parë i Unikkatil, i cili do të ketë pjesë nga koncertet e reperit, e që pjesë e tij mund të jetë edhe kjo video. 

TBA Albania ?????#koncert#concert#durres#thebloodyalboz#4gusht @tatamata.ent

A post shared by KLEPTO (@klepto4real) on

E konfirmon Prokuroria: Action Bronson nuk ka konsumuar narkotik

Periskopi.com Lajme

Kryeprokurori i Prishtinës Ymer Beka ka konfirmuar se hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se reperi Action Bronson nuk kishte konsumuar narkotikë natën kur ishte shoqëruar në polici.

“Rasti është mbyllur dhe ai është liruar”, ka thënë Beka, për Kallxo.com

Bronson ishte shoqëruar në polici pas koncertit të tij në festivalin “Suny Hill”. Avokati i tij Armend Krasniqi e ka quajtur gabim të policisë arrestimin e tij.

Krasniqi ka sqaruar se cigarja për të cilën u dyshua Bronson ka ardhur nga Amerika dhe ka kaluar disa kontrolle kufitare dhe nuk përmbante narkotik.

“Në fakt, ajo cigare nuk ka qenë substancë narkotike siç u raportua në media. Po të ishte substance narkotike ajo substancë nuk do mund të hynte në Kosovë dhe të kalonte pikat kufitare si ajo e Gjermanisë apo edhe ajo e Neë York”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se ky fakt dëshmon më së miri se cigarja nuk ishte narkotik.

“Bronson për asnjë moment gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Kosovës nuk ka poseduar substanca narkotike siç edhe është keqinformuar opinioni. Sa për informimin e opinionit, klienti im nuk është as përdorues i alkoolit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se Bronson është paraqitur vullnetarisht në Polici për interivstën dhe pas konsultimit me prokurorin ai është liruar.

 

Qytetarët e pandërgjegjshëm, kjo është gjendja në Gërmi pas koncertit të mbrëmshëm (Foto)

Periskopi.com Lajme

Pas koncertit të mbrëmshëm në Parkun e Gërmisë, ku performoi këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, i tërë parku është i mbushur me mbeturina.

Shishe të ujit, mbeturina e qese e kanë “vërshuar” Gërminë. E gjithë kjo pas koncertit të mbrëmshëm ku performoi Dua Lipa. Deri tani askush nuk ka dalë në këtë park për ta pastruar.

Kjo shihet edhe në disa foto që ka publikuar gazetari Sylejman Kllokoqi në Facebook.

Më poshtë shihni fotografitë nga gjendja në Gërmi.

 

Publik pafund, vetëm në koncertin e Dua Lipës (Video)

Periskopi.com Showbiz

Dua Lipa, vajza me origjinë kosovare e cila po rrëmben vëmendjen e gjithë botës është duke shijuar sukseset e saj më të mëdha në karrierë.

Këngët e saj po dëgjohen kudo në botë. Por jo vetëm kaq, ajo arrin që në secilin vend të mbushë vendin me njerëz që duan të shohin performancat e Duas, transmeton Indeksonline.

Së fundi ajo ka publikuar një video mahnitëse, ku thjeshtë publiku duket se s’ka fund.

ROSKILDE ON FUCKING FIRE!! NEW RULES HAPPY FIRST BIRTHDAY YOU POWERFUL BITCH!!!!!

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Kroatët ia bëjnë një befasi Rita Orës

Periskopi.com Showbiz

Të shtunën mbrëma, Rita Ora ka mbajtur një koncert madhështor në Kroaci, ku ka bërë një performancë të mrekullueshme.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka interpretuar në kuadër të Festivalit muzikor në Poreç, Rise Up dhe të gjithë janë mahnitur me paraqitjen e saj.

Ndërkaq, në publik nuk ka munguar flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i Kosovës që tregojnë edhe identitetin e 27-vjeçares.

Ndërsa fansat që besohet të kenë qenë shqiptarë, e kanë bërë edhe shqiponjën me duar.

“Faleminderit për energjinë mahnitëse”, ka shkruar këngëtarja në Instagram duke njoftuar se koncertin e radhës do ta mbajë në Las Vegas.

 

 

 

Incidenti i zbulon më shumë seç duhet Beyonces

Periskopi.com Showbiz

Një incident ka ndodhur në skenën polake të turneut “On The Run II” nga Beyonce dhe Jay-Z.

Në fund të koncertit në Varshavë, gjatë miksimit të “Young Forever” dhe “Perfect” nga Ed Sheeran, skena vetëlëvizëse u bllokua duke penguar Mbretëreshën B të vazhdonte me shfaqjen.

Stafi u detyrua të ndërhyjë me një shkallë dhe Beyonce, pas njëfarë hezitimi. Këngëtarja ka dhuruar edhe një skenë hot, me të pasmet e saj që kanë dalë në pah.