Ministria e Shëndetësisë mban konferencë për koronavirusin në orën 12:00

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë sot do të mbajë konferencë për media, ku do të njoftohet lidhur me situatën në Kosovë rreth koronavirusit, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, është bërë e ditur se konferenca do të mbahet në ora 12:00, në objektin e MSH’së.

“Me qëllim që ta mbajmë të informuar opinionin lidhur me situatën në Kosovë rreth Koronavirusit, në Ministrinë e Shëndetësisë mbahet sot, e shtunë, 14 mars 2020 një konferencë për media”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, dje rreth orës 17 e 30 janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas ministrit Arben Vitia, bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20-vjeçare, shtetase e Italisë, dhe një burrë të moshës 77-vjeçare nga Komuna e Vitisë.

Në konferencën ku u konfirmuan këto dy raste, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg kur takohen dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.

‘Parandalimi është gjithcka. Le ta ruajmë veten dhe njëri-tjetrin që dy rastet e konfirmuara të mos shtohen. Të bëjmë kujdes maksimal që të mos iu bashkangjitemi vendeve të tjera që po raportojnë për mortalitet”, ka thënë Kurti në konferencë.

Hamza: Qeveri e çakorduar – LDK informohet për vendimet e Kurtit nga konferencat

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Grupit parlamentar të PDK-së Bedri Hamza i ftuar në Blic Interview ka theksuar se dy partnerët e koalicionit LDK dhe LVV nuk kanë qëndrim të qartë në lidhje me temat nacionale.

Ai thotë se mes tyre nuk ka komunikim dhe nuk kanë harmonizim të qëndrimeve, transmeton Klan Kosova.

“Me rendësi është që Qeveria të ketë qëndrim të qartë. Nëse Qeveria aktuale nuk ka dakordim për dialogun, por ka dakordim për disa çështje të tjera të niveli më të ulët, po shihet që s’kanë program fare, nuk kanë dakordim për temat nacionale dhe po shihet që nuk kanë komunikim”.

“Del Kryeministri mban konferenca për media dhe partneri i koalicionit befasohet sepse informohet për qëndrimet e Kryeministrit përmes konferencave”.

“Qeveria aktuale, por edhe opozita ka përgjegjësi në raport me shtetin. Prandaj është shqetësuese mungesa e një pajtimi mes partnerëve të koalicionit dhe qëndrimi i qartë për këtë çështje dhe çështje të tjera”.

“Po del se nuk kanë program dhe harmozimin të qëndrimeve për temat e rëndësishme për vendin dhe prioritet i kanë gabim”.

Musliu krahason konferencën e sotme të Kurtit me atë të Adem Salihajt kur ‘zbuloi’ fisin e kalashëve

Periskopi.com Lajme

Ganimete Musliu, deputete e PDK’së, ka ironizuar me konferencën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, ku para mediave shpalosi kinse një marrëveshje sekrete të Hashim Thaçit me NATO’n, për veriun, transmeton Periksopi.

Musliu me këtë rast na ka rikthyer në vëmendje një konferencë të ish-deputetit të LDK’së, Adem Salihajt i cili kishte thënë se ‘kishte zbuluar fisin e kalashëve’.

‘’Eu bre, ra konferenca e Albinit e u harrua konferenca e Adem Salihajt’’, ka shkruar Musliu./PERISKOPI/

Konjufca: Na hytë në hak, edhe unë kam me shku në konferencë me Gjuriqin

Periskopi.com Lajme

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje është acaruar sonte në Debat Plus teksa është pyetur për takimin e Xhelal Sveçlës në Tiranë me zyrtarin serb, Marko Gjuriq, transmeton Periskopi.

Konjufca ka thënë se ai vetë është dashur të gjendet në atë tavolinë dhe se do të shkojë po ashtu.

‘’Une s’kam mujt me marr pjesë po vec Xhelali dhe unë po mendoj që po e kapni situatën për bishti. Qeveria e Serbisë duhet me jep llogari. Atyre duhet me ia thanë këtë në cdo konferencë ndërkombëtare’’, ka thënë ai.

‘’Ju i keni hy në hak VV’së për qet qëndrim, me deviju opinionin publik. Jeni t’u mundu me dëmtu VV’në. Krejt jeni kundër VV. Unë kam pasë me qenë në atë tavolinë dhe ka me shku në qat tavolinë dhe a po do me  t’kallxu cka i kam than unë në qat tavolinë’’, ka shtuar ai.

Menjëherë i ka reaguar ashpër analisti  Astrit Gashi.

‘’Ti je kah gënjen. E din votuesit e tu Glauk’’, tha Gashi.

‘’Kjo është goditje e ulët, goditje nën brez’’, shtoi Konjufca./PERISKOPI/

 

 

 

Sveçla e vlerëson si ‘pozitiv’ takimin me Gjuriqin, thotë se do të takohet edhe me ministrin e Brendshëm serb

Periskopi.com Lajme

Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje e sheh si pozitiv takimin e tij në Tiranë me zyrtarin serb Marko Gjuriq, ndonëse u kritikua me të madhe për këtë veprim, transmeton Periskopi.

Sveçla në Interaktiv ka thënë se në këto mënyra kuptohen planet e fshehta, në dëm të Kosovës.

Pra e vlerësoni pozitivisht takimin me Gjuriqin? – e pyeti gazetari.

”Unë mendoj se po”.- tha Sveçla, duke shtuar se ”në takime të tilla merren vesh planet e Serbisë për ndarjen e Kosovës”.

Tutje ai paralajmëroi se do të vazhdojnë të marrin pjesë nëpër konferenca të tilla, duke treguar se së shpejti do të jetë edhe në Sofje, ku pjesëmarrës në konferencë do të jetë edhe ministri i Brendshëm serb.

‘’Nuk është hera e parë që jemi takuar me zyrtarë serbë, përfshirë edhe Gjuriqin. A do të thotë që kjo do të thotë që ne nuk shkojmë në këso konferencash ku bëjnë pjesë zyrtarët e Serbisë. Së shpejti do të mbahet edhe një konference në Sofje, ku jam i ftuar. Aty do të jenë pjesëmarrës edhe ministrat rajonalë, ndër ta edhe ministri  i Brendshëm serb’’, ka thënë ai.

‘’Janë qindra konferenca ku VV ftohet. Do të ishte jonormale  dhe e dëmshme që ne të mos marrim pjesë në konferenca ku janë edhe zyrtarët e Serbisë’’./PERISKOPI/

 

Macron propozon konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi sot organizmin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë, që të përballojë shkatërrimet nga tërmeti, që shkaktoi 51 viktima.

“Është e nevojshme një konferencë solidariteti me Shqipërinë”, deklaroi Macron, pas samitit të NATO-s, në Londër.

Sipas tij, kjo konferencë synon të mobilizojë partnerë publikë e privatë, për të organizuar rindërtimin pas tërmetit, që la rreth 5000 të pastrehë.

Më 30 nëntor, kryeministri Edi Rama falënderoi ekipet e shpëtimit, që erdhën nga jashtë vendit, veçanërisht nga Franca, për të ndihmuar në përballimin e pasojave të tërmetit me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter.

 

Nisma thërret konferencë për media

Periskopi.com Lajme

Nisma Socialdemokrate përmes një komunikate ka bërë të ditur që në orën 15:00 do të mbajë konferencë për media.

Në këtë komunikatë nuk është bërë e ditur se cila është tema që do të flitet.

Së fundi, partia e Famtir Limajt ka qenë shumë e zëshme për votat të cilat kanë ardhur nga Serbia, dhe ka kërkuar vazhdimisht që ato të mos pranohen fare nga KQZ-ja.

Sipas tyre, ato kishin ardhur në mënyrë të parregullt në Kosovë dhe si të tilla nuk do të duhej të pranoheshin. Për një gjë të tillë ka bërë kërkesë edhe në PZAP, gjë që iu  është refuzuar.

 

Kostelancik: Mund të kemi konferencë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Periskopi.com Intervista

Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë mundësinë që është krijuar, pas emërimit të Matthew Palmer si i dërguar i Posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe më pas edhe Richard Grenell, i dërguar presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, David Kostelancik, drejtor i Shërbimit për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ai thekson se dy zyrtarët amerikanë do të punojnë së bashku për të zgjidhur çështjen e rifillimit të dialogut, nga i cili varet procesi i integrimit evropian për Kosovën dhe Serbinë.

Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që Uashingtoni të organizojë një konferencë vitin e ardhshëm, me synimin për të finalizuar një zgjidhje.

Radio Evropa e Lirë: A jeni befasuar me vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për emërimin e zotit Grenell, si përfaqësues i Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, vetëm një muaj pasi Departamenti i Shtetit mori vendim për emërimin e Matthew Palmer si përfaqësues të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor? ​

David Kostelancik: Jo, unë mendoj se kjo tregon vëmendje dhe mbështetjen afatgjatë për dialogun, nga ana e Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që ai të prodhojë rezultate, si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën. Të dyja vendet janë mike dhe partnere të SHBA-së, dhe fakti që kemi një të dërguar të presidentit dhe një tjetër të Departamentit të Shtetit, të cilët për këtë çështje, shpenzojnë kohën dhe vëmendjen e tyre, mendojmë se është një gjë e mirë për procesin në përgjithësi, në mënyrë që ai në fund të japë rezultate.

Çfarë ka thënë Grenell në Beograd dhe Prishtinë?

Radio Evropa e Lirë: Në media dhe në publik, vizita e fundit e zotit Grenell në Prishtinë dhe Beograd është përmbyllur, mund të themi, me një vello të fshehtësisë. Unë do të thosha se ajo është shndërruar në një mister. Askush nuk e di se çfarë u tha zoti Grenell bashkëbiseduesve të tij në Prishtinë dhe Beograd. Mund të na jepni disa detaje?

David Kostelancik: Bisedimet e ambasadorit (Grenell), sikurse është rasti edhe me zotin Palmer, kanë qenë të organizuara në mirëbesim diplomatik. Por, mund t’ju siguroj se porosia e ambasadorit Grenell ishte që SHBA-ja, dhe ai si i dërguar i presidentit Trump, po përpiqen të ndihmojnë dhe lehtësojnë dialogun, pastaj që të sigurojnë palët se të dyja vendet e kanë vëmendjen, ndihmën dhe mbështetjen tonë. Por, mendoj se detajet e bisedimeve do t’i kuptojmë me kalimin e kohës, kur ato të kenë dhënë rezultate.

Radio Evropa e Lirë: Në Serbi, por edhe më gjerë, përmendet ideja e një lloj konference të paqes, që mund të organizohet nga Uashingtoni, vitin e ardhshëm. A është e mundur kjo?

David Kostelancik: Është e mundur. Një mundësi të tillë e ka përmendur presidenti Donald Trump në letrën që u dërgoi liderëve të të dyja vendeve në fillim të këtij viti. Kjo është një mundësi, por tani për tani, gjëja më e rëndësishme është të fillojë dialogu, dhe të dyja vendet të përparojnë në çështjet që qëndrojnë midis tyre.

Shpresojmë në heqjen e taksës

Radio Evropa e Lirë: Cili është vlerësimi juaj për situatën aktuale kur është fjala për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Në cilat pozicione gjenden të dyja palët, aktualisht?

David Kostelancik: Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kushtojnë rëndësi të madhe vazhdimit të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Fakti që para disa javësh u mbajtën zgjedhjet në Kosovë do të thotë që ne të gjithë presim që të formohet Qeveria e Kosovës, për të sqaruar qëndrimin e saj në lidhje me angazhimin në dialogun me Serbinë. Ne jemi në kontakt me ato parti politike dhe përfaqësues të tyre, të cilët me gjasë do të formojnë Qeverinë e ardhshme në Kosovë, Përderisa po e bëjmë këtë, shpresojmë që Kosova të jetë e gatshme të ulet në tryezë së shpejti, të heqë tarifat për mallrat nga Serbia, dhe të fillojë përsëri një dialog me Serbinë.

Radio Evropa e Lirë: Në këtë moment, mund të themi se ka sinjale pozitive dhe negative në drejtim të zhbllokimit të dialogut. Nga njëra anë, ekziston një gatishmëri nga ana e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili po pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, për të hequr taksat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Nga ana tjetër, sidoqoftë, Kurti është plotësisht kundër diskutimit për ndryshim të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo është ideja kryesore e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Çfarë mund të presim?

David Kostelancik: Unë mendoj se gjëja themelore dhe më e rëndësishmja është rivendosja e dialogut dhe mendoj se është e rëndësishme – nëse zoti Kurti do të bëhet kryeministër i ri i Kosovës – që ai dhe të tjerët që do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës, të krijojnë një pozicion dhe qëndrim unik për atë që po ndodh.

Ne, gjithashtu, mendojmë se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që tarifat për mallrat nga Serbia të hiqen, si hapi i parë që çon në rifillimin e negociatave. Por, në momentin kur taksa është hequr, i takon Serbisë dhe Kosovës të kalojnë nëpër të gjitha pikat e rendit të ditës dhe të arrijnë një marrëveshje mes vete. SHBA-ja është e gatshme, si mike dhe partnere e të dyja vendeve, të ndihmojë dhe mbështesë procesin, por u takon të dyja palëve të vendosin se si do të duket marrëveshja.

Radio Evropa e Lirë: Në Serbi, por edhe më gjerë, përmendet ideja e një lloj konference të paqes, që mund të organizohet nga Uashingtoni, vitin e ardhshëm. A është e mundur kjo?

David Kostelancik: Është e mundur. Një mundësi të tillë e ka përmendur presidenti Donald Trump në letrën që u dërgoi liderëve të të dyja vendeve në fillim të këtij viti. Kjo është një mundësi, por tani për tani, gjëja më e rëndësishme është të fillojë dialogu, dhe të dyja vendet të përparojnë në çështjet që qëndrojnë midis tyre.

Shpresojmë në heqjen e taksës

Radio Evropa e Lirë: Cili është vlerësimi juaj për situatën aktuale kur është fjala për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Në cilat pozicione gjenden të dyja palët, aktualisht?

David Kostelancik: Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kushtojnë rëndësi të madhe vazhdimit të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Fakti që para disa javësh u mbajtën zgjedhjet në Kosovë do të thotë që ne të gjithë presim që të formohet Qeveria e Kosovës, për të sqaruar qëndrimin e saj në lidhje me angazhimin në dialogun me Serbinë. Ne jemi në kontakt me ato parti politike dhe përfaqësues të tyre, të cilët me gjasë do të formojnë Qeverinë e ardhshme në Kosovë, Përderisa po e bëjmë këtë, shpresojmë që Kosova të jetë e gatshme të ulet në tryezë së shpejti, të heqë tarifat për mallrat nga Serbia, dhe të fillojë përsëri një dialog me Serbinë.

Radio Evropa e Lirë: Në këtë moment, mund të themi se ka sinjale pozitive dhe negative në drejtim të zhbllokimit të dialogut. Nga njëra anë, ekziston një gatishmëri nga ana e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili po pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, për të hequr taksat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Nga ana tjetër, sidoqoftë, Kurti është plotësisht kundër diskutimit për ndryshim të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo është ideja kryesore e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Çfarë mund të presim?

David Kostelancik: Unë mendoj se gjëja themelore dhe më e rëndësishmja është rivendosja e dialogut dhe mendoj se është e rëndësishme – nëse zoti Kurti do të bëhet kryeministër i ri i Kosovës – që ai dhe të tjerët që do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës, të krijojnë një pozicion dhe qëndrim unik për atë që po ndodh.

Ne, gjithashtu, mendojmë se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që tarifat për mallrat nga Serbia të hiqen, si hapi i parë që çon në rifillimin e negociatave. Por, në momentin kur taksa është hequr, i takon Serbisë dhe Kosovës të kalojnë nëpër të gjitha pikat e rendit të ditës dhe të arrijnë një marrëveshje mes vete. SHBA-ja është e gatshme, si mike dhe partnere e të dyja vendeve, të ndihmojë dhe mbështesë procesin, por u takon të dyja palëve të vendosin se si do të duket marrëveshja.

Radio Evropa e Lirë: A prisni që në gjysmën e parë të vitit 2020, Serbia dhe Kosova të përballen me një iniciativë të qartë dhe të drejtpërdrejtë të SHBA-së për një zgjidhje përfundimtare të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Më duhet të kujtoj një deklaratë të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ndoshta 10 muaj më parë, i cili tha se Serbia nuk do të bëjë asgjë, sepse po pret për një lloj iniciative nga Uashingtoni.

David Kostelancik: Është fakt që SHBA-ja e ka emëruar ambasadorin (Richard) Grenell si të dërguarin e Posaçëm presidencial, i cili u kushton kohë dhe vëmendje veprimtarive që lidhen me dialogun dhe negociatat midis Serbisë dhe Kosovës. SHBA-ja, gjithashtu, ka emëruar Matthew Palmer si Përfaqësues të veçantë të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i cili është më i përqendruar në tërë situatën në Ballkanin Perëndimor. Ambasadori Grenell ofron ndihmën dhe mbështetjen e tij ndaj të dyja palëve, për të krijuar kushtet për rifillimin e dialogut.

Përsëri, fakti që ju keni vëmendjen e veçantë të dy profesionistëve me përvojë amerikane, të cilët janë të përqendruar në këtë sfidë, u jep të gjithëve një mundësi unike, një shans për të përparuar.

Dhe, siç thashë më herët, këndvështrimi ynë është që palët nuk duhet ta humbasin këtë mundësi, dhe se ato duhet të përfitojnë nga vëmendja e profesionistëve me përvojë për këtë sfidë. Hapi i parë është fillimi i procesit, pra fillimi i dialogut, dhe më pas të dyja palët të nisin shkëmbimin e mendimeve. SHBA-ja do të jetë atje për t’i ndihmuar dhe mbështetur ata në rrugën e tyre për të arritur një marrëveshje.

 

 

Nesër nis zyrtarisht fushata, PZAP thërret konferencë për media

Periskopi.com Lajme

Një ditë para se zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës, Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka thirrur konferencë për media.

Sipas PZAP-it, kjo bëhet me qëllim të informimit të opinionit për fushatën e subjekteve politike, kandidatëve të tyre, anëtarëve të subjekteve politike dhe mbështetësve të tyre e cila fillon nesër dhe përfundon më 4 tetor.

Konferenca do të mbahet me fillim nga ora 10:30.

Ndryshe, PZAP është institucion i pavarur përgjegjës për të vendosur për ankesat dhe apelet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

Kadri Veseli del në një konferencë për media

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thirrur konferencë për media.

Konferenca do të mbahet sot në ora 18:30 në seli të PDK-së.

Kjo konferencë po mbahet pas zhvillimeve të fundit politike, kur dje Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit për shkak të ftesës së Speciales.

 

Veseli mban sot konferencë për media

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli mban  sot konferencë për media.

Konferenca mbahet në selinë Qendrore të PDK-së duke filluar nga ora 13:00.

Nuk janë dhënë arsyet e mbajtjes së kësaj konference.

 

Nis konferenca rajonale për sfidat dhe nevojat për integrim

Periskopi.com Lajme

Sot nis punimet Konferenca dyditore Rajonale që organizohet nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore, e cila do të mbahet në mjediset e Kuvendit të Kosovës.

Qëllimi i kësaj konference është adresimi i situatës aktuale në vend si edhe prezantimi i një vizioni ambicioz dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për paqen dhe të ardhmen e vendit e rajonit.

Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore janë organizata më status të Përgjithshëm pranë Këshillit Social-Ekonomik të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Federata e Paqes Universale është një aleancë globale e udhëheqësve të jetës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile, individëve dhe organizatave që i përkushtohen ndërtimit të një bote të paqes në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët.

Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore mbështesin projekte edukimi që synojnë zhvillimin e karakterit, dashurinë e pastër, forcimin e martesës dhe familjes, qeverisjen e mirë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe arsimin, si edhe një program të gjerë me projekte shërbimi dhe ndihme.

Kjo konferencë organizohet në kuadër të Ditës së Paqes në Kosovë.

Zvizdiq shpreh keqardhje për mospjesëmarrjen e Thaçit në konferencën e BERZH’it

Periskopi.com Lajme

Kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH-së në mandatin teknik, Denis Zvizdiq, shprehu sot keqardhje për mos ardhjen e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Sarajevë në konferencën e BERZH-it.

“Ne, si Këshill i Ministrave, kemi lëshuar vizat për të gjithë pjesëmarrësit e këtij samiti. Nuk i di të gjitha arsyet pse Thaçi nuk ka ardhur. Do të isha i lumtur të kemi edhe përfaqësuesit e Kosovës”, u tha gazetarëve Zvizdiq pas panelit për Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përfundimisht ka hequr dorë nga pjesëmarrja në samitin e thirrur në Sarajevë, në kuadër të takimit vjetor të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Ai falënderon BERZH-in për ftesën dhe trajtimin e barabartë të Kosovës në këtë takim, si dhe shpreh keqardhje për mospjesëmarrjen e tij.

Arsyeja e vetme që ka çuar te mospjesëmarrja e presidentit Thaçi në këtë takim të nivelit të lartë janë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës, të cilat janë në nivelin më të ulët të mundshëm.

Përkundër vullnetit politik dhe gatishmërisë sonë shtetërore që të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnje Hercegovinën dhe njohje reciproke, fatkeqësisht deri më sot ky vullnet jo vetëm që nuk është pranuar, por shpeshherë edhe është keqpërdorur, thuhet në deklaratën për media të Presidencës së Kosovës.

Presidenti Thaçi përkujton se Bosnja ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës dhe për fatin e keq të qytetarëve të të dyja vendeve ky shtet ende e mban në fuqi regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

“Është paradoksale një situatë e tillë, ku përkundër luftës së përgjakshme që ka ndodhur dhe pavarësisht që ende nuk kemi një marrëveshje për normalizim, lëvizja e lirë pa pasaporta dhe pa viza funksionon ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa në anën tjetër BeH vazhdon t’i diskriminojë qytetarët tanë me regjim të vizave”, tha ai.

“Ne nuk mund të kuptojmë sesi Bosnje Hercegovina aplikon dhe sillet në këtë mënyrë tërësisht antievropiane dhe më të vrazhdë se vetë Serbia. Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe të ardhme euroatlantike, mirëpo nuk pranon të nënshtrohet dhe të diskriminohet nga askush”, përfundon deklarata.

Pacolli – BE’së: Disiplinojeni Serbinë ose ne nuk vijmë në konferenca

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një konferencë për media ka folur për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur gjatë kohës kur po votohej për marrëveshjen e Romingut, e ku të pranishëm ishin përfaqësues të Ballkanit Perëndimor. Duke folur për disa veprime Pacolli ka thënë se fton BE-në që ta disiplinon Serbinë, përndryshe nuk do të marrin pjesë më në konferenca të tilla.

“Jam thellësisht i shqetësuar se edhe më këtë ngjarje duhet të merrem me rolin destruktiv gjegjësisht me atë që ndodhi në konferencën e vendeve ballkanike. Jam i shqetësuar për ngjarjen sot në organizimin e BE-së, të samitit digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Beograd ku është nënshkruar marrëveshja e Roamingut edhe Kosova është nënshkruese po në një panel të posaccshëm të nivelit të ministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor ndodh diçka e papritur. Edhe në këtë rastë Serbia duke thyer cdo marrëveshje  kaprovokuar në mënyrë organizative duke thyer çdo rregull gjatë mbajtjes së panelit”, thotë Pacolli, duke shpjeguar edhe çka ka ndodhur gjatë konferencës.

“Gjatë këtij seksioni organizatorët ndalojnë mikrofonat dhe i kalojnë fjalën dikujt nga publiku, aty koncentrohen të gjitha kamerat dhe aty fillon të del teksti që ai person e lexon, kanë qenë tekste destruktive shoviniste ne nuk mundemi t’i pranojmë ato kurrsesi dhe kanë qenë tekste kundër Republikës së Kosovës, një gjë e tillë është e papranueshme. Situata e tillë ka ndodhë edhe në panelet tjera në hapësirat tjera në sallat e kongresit, dikush nga publiku fillon leximin e një teksti koncentrohen kamerat dhe në panel del teksti i cili lexohet”, thotë ai.

Pacolli në fund është deklaruar se Serbia ka vepruar në kundërshtim me Republikën e Kosovës, ndërkaq, ka ftuar edhe BE-në që të disiplinojë shtetin serb.

Në dy panele në mënyrë organziative është vepruar kundër Republikës së Kosovës kundër cdo marrë veshje që Serbia është e obliguar ta respektojë. Ftojmë BE-në ta disiplinoj Serbinë përndryshe Kosova nuk mund të jetë prezente në konferenca të këtij lloji”, përfundoi Pacolli.

 

Haradinaj kërkon gazetaren serbe t’i bëj pyetje: Ku është se tani po ma nxan derën kah po dal? (Video)

Periskopi.com Lajme

Në minutat e fundit të konferencës për media, kryeministri Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve, në një moment ka bërë sallën e gazetarëve të qesh.

“A ka mbetë najkush prej mediave serbe, se kur t’është ajo gruaja ma nxanë derën para se me dalë”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/

Video: Te minuta 7:38 

 

 

Dy vrasje brenda ditës në Suharekë, Policia mban konferencë të jashtëzakonshme për media

Periskopi.com Lajme

Kosova është tronditur nga dy vrasje që kanë ndodhur brenda ditës.

Të dy rastet kanë ndodhur në Suharekë, teksa në vrasjen e dytë, raportohet se pas një konflikti familjar, viktima është qëlluar për vdekje nga vëllau i tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Studençan të Suharekës.

Në ndërkohë, në lidhje me këto raste, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka bërë të ditur se konferenca do të mbahet me fillim nga ora 15:00.

Kujtojmë se kjo është vrasja e tretë brenda javës që ka ndodhur në Kosovë.

 

Mustafa mbledh kryesinë e LDK’së, pastaj del flet edhe për takimin me Thaçin

Periskopi.com Lajme

Takimi i kreut të LDK-së, Isa Mustafës me Presidentin Hashim Thaçi ka ngjallur mjaft reagime, me ç’rast Mustafa do të flasë për këtë takim në një konferencë për media, shkruan Periskopi.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00 në Sirius, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Këtë konferencë e kishte paralajmëruar edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Sa i përket takimit të kryetarit Mustafa, kryetari Mustafa do të jetë në konferencë personalisht javën e ardhshme, kështu që mund t’ia adresoni pyetjet atij javën e ardhshme”, ka thënë ai.

Ndërkaq, për takimin me Thaçin, Mustafa ka njoftuar edhe përmes facebook-ut.

“Mbrëmë e takova Presidentin Thaçi në shtëpinë time. Kërkoi të më informoj, si kryetarin e partisë më të madhe politike, për kërkesat por edhe paralajmërimet për masa, shumë serioze, ndaj Kosovës, të deklaruara nga delegacioni i lartë i SHBA-së.  Ia shpreha brengosjen time dhe të LDK-së për situatën në të cilën koalicioni qeverisës e ka sjellë vendin. Kërkova nga Presidenti që të heq dorë nga orientimi i tij dhe diskursi politik për korrigjim të kufijve, në mënyrë që të krijohet një ambient normal për dialog dhe të evitohet frika nga dialogu. Se LDK nuk do të pajtohet ne asnjë mënyrë që të dialogohet për territorin, sepse kjo qon në rihapje të shtetësisë. Poashtu, theksova se është përgjegjësi e koalicionit qeverisës që të gjej zgjidhje, në mënyrë që të ruhet partneriteti me SHBA-të, si aleatin tonë strategjik. Ia shpreha qëndrimet e LDK-së për dialogun dhe nevojën që para dialogut të shkohet në zgjedhje, për të siguruar legjitimitetin.  Kam vërejtur se ka pasur spekulime si dhe akuza për këtë takim; disa budallenjë e kanë cilësuar edhe si tradhti. Të tillët janë injorantë e zjarrëvënës. Kur është në pyetje interesi i shtetit dhe partneriteti me SHBA-të do të bisedoj dhe do të takohem me të gjithë, sepse i besoj programit dhe frymës së LDK-së. LDK nuk është parti diskomunikuese, nuk frikësohemi nga takimet, sepse u qëndrojmë besnik zotimeve tona politike.

Ditet e kaluara kam komunikuar edhe me Kryeministrin Haradinaj dhe me zv.kryeministrin Limaj. Më herët edhe me z. Kurti. Të gjithë ne kemi përgjegjësi për këtë vend, si pozitë dhe si opozitë.”/PERISKOPI

Papa Françesku: Klerikët që abuzojnë me fëmijë janë vegla të djallit

Periskopi.com Lajme

Papa Françesku e krahasoi abuzimin seksual të fëmijëve me sakrificën njerëzore.

“Më kujton praktikat mizore fetare, dikur të përhapura në kultura të caktuara, që sakrifikonin qenie njerëzore – shpesh fëmijë – në ritet pagane”, tha Papa Françesku.

Këto deklarata i bëri në përfundim të një takimi të thirrur për të hartuar një plan për priftërinjtë që kanë abuzuar seksualisht me fëmijë dhe të rritur për dekada me rradhë.

“Klerikët katolikë që abuzojnë me fëmijët janë “vegla të djallit”, tha Papa Françesku në një meshë me 190 peshkopë katolikë dhe drejtues fetarë të dielën që shënoi fundin e një takimi katër-ditor për mbrojtjen e të miturve.

Gjatë meshës, Papa Françesku tha se çdo abuzim brenda Kishës do të “ballafaqohet me seriozitetin më të madh”.

Duke ju drejtuar kardinalëve dhe peshkopëve në Vatikan, Papa tha se ndërgjegjësimi po rritet brenda kishës për të siguruar masa disiplinore për të luftuar abuzimin seksual ndërsa premtoi të mbrojë fëmijët nga “ujqërit grabitqarë”.

Papa Françesku thirri krerët katolikë nga e gjithë bota për takimin e nivelit të lartë për të trajtuar skandalin që ka shkatërruar besueshmërinë e Kishës në Shtetet e Bashkuara – ku ka paguar miliarda dollarë për të mbyllur çështje ligjore – Irlandë, Kili, Australi dhe gjetkë gjatë tre dekadave të fundit.

Pas konferencës, Vatikani tha se do të formulojë masa pasuese për të siguruar që të gjithë peshkopët të dijnë se si të vendosin procedurat kundër abuzimit.

Por të mbijetuarit dhe analistët thonë se megjithëse takimi ishte një hap i rëndësishëm, Vatikani tani duhet të ndjekë udhëzimet e sakta për peshkopët për trajtimin e rasteve të abuzimit seksual.

Peter Isely, një nga anëtarët themelues të Përfundimit të Abuzimit të Klerikëve, një organizatë ndërkombëtare e aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe të mbijetuarve të abuzimeve, e quajti samitin sukses për të mbijetuarit.

Por ai shprehet me rezerva për mospublikimin e dokumenteve që tregojnë të vërtetën se si janë mbuluar krimet e abuzimit seksual të fëmijëve.

“Nuk dëgjuam asgjë në deklaratat e Papës rreth publikimit të dokumentave që demonstrojnë të vërtetën se si po i mbulojnë dhe i kanë mbuluar krimet e abuzimit seksual me fëmijët. Pra ka fshehtësi. Nëse ai është kundër fshehtësisë dhe mbulimit të abuzimeve, të hënën në mëngjes duhet të shohim publikimin e këtyre arkivave dhe provave kriminale.”

Ndërkohë, analisti i Vatikanit Marco Politi beson se samiti ishte një hap i rëndësishëm për kishën pasi deri më sot “90 përqind e konferencave të peshkopëve në të gjithë botën nuk kanë vënë në veprim praktikat më të mira” për mbrojtjen e fëmijëve në Kisha.

Tahiri e quan të panevojshme konferencën ndërkombëtare të propozuar nga Haradinaj

Periskopi.com Lajme

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, nuk po e mbështet propozimin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për të zgjidhur çështjen e Kosovës me një konferencë ndërkombëtare.

”Konferenca është e panevojshme- Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, është shprehur ajo, njofton Klan Kosova.

Formati i dialogut në Bruksel që përfshinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas ish-përfaqësueses së Kosovës në negociatat me Serbinë, Edita Tahirit, duhet të hyjnë në fazën përfundimtare.

Sipas Tahirit kjo për t’i përcaktuar marrëdhëniet fqinjësore.

”Kjo është një shans për të dyja vendet që të njohin njëra-tjetrën, të rivendosin paqe për brezat e ardhshëm”, shton ajo.

Tahiri beson se negociatat e Brukselit, nga përvoja e saj, janë më të frytshme për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.

 

75 vjet nga fillimi i Konferencës së Bujanit

Periskopi.com Lajme

Konferenca e Bujanit ka filluar më 31 dhjetor 1943 dhe përfundoi më 2 janar 1944. Aty është nënshkruar një rezolutë, ku Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe realizimi i dëshirës së popullit shqiptar të Kosovës për bashkim me Shqipërinë.

Konferenca e Bujanit është mbajtur si rikonfirmim i rrethanave të reja të krijuara pas Mbledhjes së Mukjes, si dhe rezultat i mos përfshirjes së Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën sundimin e ish Mbretërisë SKS, (Konferenca e Bujanit), e cila u mbajt pikërisht për t’i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ-it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ-së.

Bujani si një vend pritje e përfaqësuesve të dy kombësive (shqiptarëve dhe serbëve) që kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme ndëretnike. Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, ku morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës. Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste etj.

Në këtë konferencë morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin popullin e Kosovës dhe forcat politike të rreshtuara te Fronti Antifashist Nacional-çlirimtar i Kosovës. Konferenca shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit. Ajo zgjodhi kryesinë prej 9 vetash: Mehmet Hoxha (kryetar)ish-prefekt i Elbasanit, Rifat Berisha (nënkryetar), Pavle Joviqeviçin (nënkryetar), Xheladin Hana (anëtar), Fadil Hoxha (anëtar), Hajdar Dushi (anëtar), Zekeria Rexha (anëtar), Milan Zeçarin (anëtar) dhe Ali Shukriun (anëtar).

Konferenca e Bujanit doli me një dokument përfundimtar, me rezolutë të miratuar në konferencë, ku thuhet: Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkua me Shqipërinë. Formulimi i një qëndrimi të tillë, siç thoshte Hajdar Dushi, mbështetej në vetë deklaratat e PKJ-së dhe të KANÇ-it të Jugosllavisë, në të cilat njihej parimi i vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje, parim bazë ky i Kartës së Atlantikut, i shpallur solemnisht nga aleatët e koalicionit antifashist.

Më poshtë në rezolutë theksohej se Lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist e rrogëtarëve të tij, është e vetmja rrugë për ta fituar lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi me vetëvendosë mbi fatin e tyre, me të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje. Garant për këtë është UNÇ i Jugosllavisë dhe UNÇSH i Shqipërisë, me të cilën është ngushtësisht e lidhur. Përveç këtyre, për këtë garantojnë aleatët tanë të mëdhenj, Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit).

Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është një anë, e cila popullohet në pjesën më të madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot të bashkohet me Shqipërinë. Prandaj, e ndiejmë për detyrë ta vëmë në dukje rrugën e vërtet në të cilën duhet të ecë populli shqiptarë për të realizuar aspiratat e veta. Rruga e vetme për t’u bashkuar me Shqipërinë, për shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshi i Dukagjinit, është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

Në vitin 1946 Tito ka deklaruar për agjencinë amerikane Associated Press se Kosova dhe territore të tjera shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë. Udhëheqësi i ish-Jugosllavisë, Josip Broz-Tito i ka premtuar Enver Hoxhës, në vitin 1946, se do t’i kthente Kosovën dhe territore të tjera shqiptare që ndodheshin në bashkimin jugosllav. Gazeta serbe Pravda shkruan se Tito në vitin 1946 për pak sa nuk i ka “dhuruar” Hoxhës Kosovën dhe Metohinë, por edhe territore të tjera shqiptare. Pak e njohur është për botën, ku ish-udhëheqësi jugosllav kishte thënë hapur se: Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë, transmeton Shekulli shkrimin e gazetës serbe.

“Nëse komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën juridiksionin e Tiranës”, ka thënë atëbotë udhëheqësi jugosllav për “Associated Press”.

“Kreu i shtetit shqiptar, Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se Tito i ka premtuar në fund të qershorit të vitit 1946, se Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do të jenë pjesë e Shqipërisë. Megjithatë, këtyre deklaratave nuk u është dhënë rëndësi pasi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit kanë qenë gjithnjë të tensionuara”, shkruan më tej gazeta serbe.

Dora e djathtë e Titos, Edvard Kardel, sipas disa teorive konspirative, me rastin e vizitës së tij në Moskë i kishte thënë Stalinit se Kosova do t’i jepet Shqipërisë, me luftën e tyre kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tij.