MSH’ja konfirmon se në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë informon se në mbrëmjen e sotme ka përfunduar testimi i pesë rasteve të dyshuara për koronavirusin COVID-19, të cilat kanë rezultuar negative.

Kjo ministri konfirmon se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID-19 në Shqipëri dhe janë testuar gjithsej 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimet komunitare të koronavirusit.

Ndër të tjera, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Ministria informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut.

 

E konfirmuar: Karim Benzema në Madrid deri më 2022

Periskopi.com Sporti

Gjithçka e konfirmuar.

Karim Benzema dhe Real Madrid do të qëndrojnë të lidhur edhe për një vit tjetër.

Sulmuesi francez mësohet të kerë rinovuar me “Los Blancos” deri në vitin 2022.

Lajmi i bujshëm është raportuar nga media spanjolle “AS”, që sqaron gjithashtu se si bomberi, duke ndjekur politikën e klubit ka zgjatur me një tjetër vit marrëveshjen e tij që skadonte në vitin 2021.

Kështu të dy palët kanë nisur tashmë angazhimin e tyre të rishikuar në kohë, ndonëse mësohet se lajmi do të njoftohet zyrtarisht vetëm në përfundim të sezonit.

Benzema dëshmoi edhe këtë vit se është një armë vendimtare për ekonominë e skuadrës, duke udhëhequr “Los Blancos” me golat dhe asistet e tij.

Konfirmohet dëmtimi i Harry Kane

Periskopi.com Sporti

Tottenhami mori një goditje të dyfishtë në ditën e Vitit të Ri. Humbjes (1-0) në “St Mary’s” kundër Southamptonit iu bashkua edhe dëmtimi i Harry Kane.

Sulmuesi anglez shënoi goli e 1-1, por që u anulua jashtë loje dhe më pas preku pjesën e pasme të kofshës së tij të majtë dhe u zëvendësua. Një situatë që José Mourinho e pa me pesimizëm.

“Unë mendoj se do ta humbim atë për një kohë relativisht të gjatë. Ne nuk e dimë akoma sa do të mungojë, por mendoj se lajmet do të jenë të këqija. Kam parandjenjë të keqe për mënyrën se si ai u largua nga fusha. Nuk kaloi shumë, as edhe dy sekonda për të kuptuar seriozitetin e dëmtimit,” – rrëfeu Mourinho para raundit të tretë të FA Cup.

Tani është konfirmuar edhe shkalla e dëmtimit: këputje e muskulit në kofshën e majtë .

Me një periudhë rikuperimi që akoma duhet të vlerësohet, e vërteta është se Mourinho nuk do të jetë në gjendje të mbështetet te futbollisti kundër Boro. Humbja e Kane konsiderohet e rëndësishme, pasi sulmuesi anglez ka shënuar 27 gola në 31 ndeshje mes “Spurs”-ave dhe Anglisë në këtë sezon.

Policia jep detaje për rrokullisjen e kamionit në autostradën ‘Arbër Xhaferi’

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku sot ndodhi në autostradën “Arbër Xhaferi”, ku një kamion u rrokullisë.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Ai tregoi se nga ky aksident askush nuk ka mbetur i lënduar.

“Me datën 18.10.2019 rreth orës 16:00, në autostradën Arbër Xhaferi drejtimi Ferizaj – Trudë saktësisht afër fshatit Uglare, një kamion me targa lokale duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes në ç’kyçje të autostradës është rrokullisur. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia e Kosovës ka dal në vendngjarje.”, tha ai.

 

Teuta Haxhiu konfirmon se do të jetë sërish deputete

Periskopi.com Lajme

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Teuta Haxhiu ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës edhe në legjislaturën e ardhshme.

Teuta Haxhiu e cila ishte pjesë e Kuvendit edhe më parë ka falënderuar qytetarët, votuesit e AAK-së që edhe kësaj radhe i besuan zërit të saj në Parlamentin e Kosovës.

Ajo tha se asnjëherë nuk do të ndalen në rrugëtimin për një Kosovë 100% të dinjitetshme.

Postimi i plotë:

Shumë të nderuar qytetarë, votuesë të AAK-së!

Më lejoni të shpreh konsideratën dhe falënderimin e madh për Ju , që edhe kësaj radhe i besuat zërit tim në Kuvendin e Republikēs së Kosovës dhe vizionit të Subjektit që përfaqësojmë.

Ne asnjëherë nuk do të jemi të kënaqur me të arriturat tona por në të njëjtën kohë as nuk do të ndalemi në rrugëtimin tonë për një Kosovë 100 % të dinjitetshme ,për një Kosovë që e duam.

Me shumë përzemërsi ,

Teuta Haxhiu

 

 

Producenti Kajtazi konfirmon mbështetjen e rëndësishme për kinematografinë kosovare

Periskopi.com Showbiz

“The Stroke” me skenar e regji të Isa Qosjes, ka marrë mbështetje prej 80 mijë eurove nga Euroimages, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur producenti Bajrush Kajtazi, i cili ka thënë se e kanë hapur rrugën dhe se filmi është mbështetur me 80 mijë euro nga Euroimages.

“Filmi “The Stork” me skenar dhe regji nga Isa Qosja, mbeshtetet edhe nga Eurimages me 80.000 euro.
Ky film eshte bashkeprodhimi i pare zyrtar mes Kosoves, Malit te Zi dhe Shqipërisë. Ky bashkëprodhim ishte 1 ndër 23 projektet që fituan ndër 65 aplikuesve”, ka shkruara ndër të tjera Kajtazi.

“The Strok” sjellë në rolin kryesor aktoren Arta Dobroshi, ndërsa për herë të parë do ta trajtojë vendlindjen e regjisorit Malin e Zi.

Në lidhje me këtë film dhe rëndësinë e lokacioni, regjisori Qosja, pati thënë se ky projekt ndrysh nga filmat e kaluar të tij.

“Dua të shpreh qëndrimin tim për filmin “The Stroke” jo vetëm për faktin që ndryshon nga filmat e mi të mëhershëm “Kukumi”, “Tri dritare dhe një varje” etj, por edhe për faktin që pas shumë vitesh kthehem në vendlindje Gusi, Mal të Zi për t’a realizuar këtë projekt. Inspirimi im nuk është vetëm vendi ku kam lindur por janë njerëzit, ndodhitë dhe shkretëtira që kanë ata brenda shpirtit. Janë familjet e ndara në dysh: të vjetrit që jetojnë aty dhe të rinjtë që kanë emigruar në Amerikë. Kështu ngadalë dhe heshturazi shuhen familjet, qytetëzat, fshatrat. Jam i bindur që kjo temë do komunikojë emocionalisht me shumë njerëz që e njohin dhe e dinë shijen e hidhur të emigracionit”, pati thënë në një deklaratë më herëtë Qosja.

Filmi i fundit i Qosjes, “Tri Dritare dhe një Varje” (2014), kishte një qarkullim të gjerë në festivale ndërkombëtare ku gjithashtu është shpërblyer me çmime të shumta. Ai është mbrapa disa prej klasikëve të kinematografisë të Kosovës si “Proka” (1985), “Rojet e Mjegullës” (1988) dhe “Kukumi” (2005).

Pjesa tjetër e ekipit përfshin Arben Bajraktaraj dhe Mirush Kabashin. Gjithashtu, Qosja do të bashkëpunojë përsëri me Gökhan Tiryaki, kinematograf turk i mirënjohur ndërkombëtarisht dhe i vlerësuar me shumë çmime, i cili është veçanërisht i njohur për punën e tij në “Ëinter Sleep” nga Nuri Bilge Ceylan, fitues i çmimit Palme d’Or, dhe “Ivy” nga Tolga Karaçelik.

Filmi është prodhuar nga 4MM Productions dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

 

Edhe Franca konfirmon dështimin e Samitit të Parisit

Periskopi.com Lajme

Samiti i Parisit i paraparë që të mbahet më 1 korrik nuk do të mbahet.

Këtë e kanë konfirmuar nga kabineti i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për Radion Evropa e Lirë.

Në këtë samit ka qenë e parapara që të diskutohet rreth vazhdimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili ka qenë i ftuar nga Franca dhe Gjermania.

Ky samit ishte paralajmëruar pas mbajtjes së atij të Berlinit më 29 prill, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.