Arsenali konfirmon mungesën e Xhakës dhe të pesë futbollistëve të tjerë për derbin ndaj Cityt

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka do t’i mungojë Arsenalit në ndeshjen e rëndësishme të ditës së sotme ndaj Manchester Cityt.

Mesfushori shqiptar në ndeshjen ndaj West Hamit pësoi një tronditje me kokë dhe nuk do të mund të luaj ditën e sotme.

Por përveç Xhakës, Arsenali për këtë takim nuk do të mund të llogarit edhe në pesë futbollistë të tjerë.

Hector Bellerin, Nicolas Pepe, Dani Ceballos, Rob Holding dhe Kieran Tierney gjithashtu mbetën të lënduar.

“Tronditje, Xhaka pësoi goditje në kokë me top në sfidën ndaj West Ham Unitedit. Do të humbë ndeshjen ndaj Cityt dhe do të menaxhohet sipas protokolleve të tronditjes”, thuhet në njoftimin e klubit londinez Arsenal.

Arsenali do të përballet me Cityn në ‘Emirates stadium’ me fillim nga ora 17:30.

EKSKLUZIVE: Nisma konfirmon se nesër fillon negociatat që të jetë pjesë e Qeverisë Kurti

Periskopi.com Lajme

Nisma Socialdemokrate nesër do të fillojë bisedimet me njërën nga partitë të cilat që pas 6 tetorit po zhvillojnë negociata për formimin e Qeverisë së re. Periskopi nga burime të afërta me Nismën, ka mësuar se krerë të kësaj partie, nesër do ta kenë një takim të tillë, që mund ta shpie partinë e Fatmir Limajt në Qeverinë Kurti…

Nesër pritet të përfundojë rinumërimi i vendvotimeve për të cilat mori vendim Gjykata Supreme. Me këtë vendim, ishte miratuar ankesa e Nismës për rinumërim të mbi 1400 vendvotimeve dhe për anulimin e votave nga Serbia, përkatësisht mosnjohjen e atyre votave në rezultatin përfundimtar të 6 tetorit.

Kjo bënte që sipas rezultatit aktual – prej para rinumërimit – Nisma ta kalonte pragun zgjedhor.

Ndërkaq tash pas rinumërimit, i cili pra përfundon nesër, Nisma tashmë e ka të sigurt pragun zgjedhor, i kanë thënë Periskopit burime në ketë parti.

Edhe në kohën kur KQZ nuk kishte dalë me rezultatet preliminare, përflitej vazhdimisht se do të ishte Nisma pjesë e Qeverisë së ardhshme [Qeverisë Kurti].

Kujtojmë se as kryetari i Vetëvendosjen e me gjasë edhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti e as ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kur janë pyetur për Nismën në koalicionin e tyre qeverisës, nuk kanë pasur fjalë përjashtuese.

Albin Kurti megjithëse nuk ka qenë i prerë në një ‘jo’ për Nismën, veç ka thënë se ‘nuk do të preferonte të kishte në Qeveri një parti nga PAN’ ndërkaq Isa Mustafa, e ka vlerësuar kryetarin e Nismës si një ‘politikan mjaft korrekt’, shkruan Periskopi.

Se me cilën parti, do të takohet Nisma për mundësinë e hyrjes në Qeveri, Periskopi nuk ka informacione të mëtutjeshme.

Ndryshe, me kalimin e pragut, koalicioni Nisma-AKR- PD ka gjashtë ulëse në Kuvend. Deputetët që do të jenë në Kuvendin e Kosovës nga ky koalicion janë: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Albulena Balaj, Mirlinda Sopi – Krasniqi, Endrit Shala dhe Haxhi Shala./Periskopi/

Juan Mata konfirmon të ardhmen

Periskopi.com Sporti

Juan Mata ka zbuluar se është i lumtur në Angli dhe se është në bisedime të reja me Manchester Unitedi për rinovimin e kontratës.

Marrëveshja aktuale e mesfushorit spanjoll me skuadrën nga Old Trafford skadon në qershor të vitit 2019.

Situata e tij te Unitedi ka bërë që shumë skuadra të njohura evropiane të kërkojnë shërbimet e tij.

Mes fjalëve për një kthim te Valencia dhe një lëvizje në Arsenal, mesfushori këmbëngul se përparësia e tij është të mbetet në Angli.


“E ardhmja ime? Jam i lumtur në Angli”, ka thënë fillimisht Mata për Onda Cero.

“Kontrata ime përfundon këtë verë dhe unë jam duke biseduar me Manchester United për të parë se çfarë ndodh”, përfundoi ylli spanjoll.Ndryshe, Mata është duke zhvilluar sezonin e nëntë në Ligën Premier, ku ka luajtur edhe me fanellën e Chelseat.

Deri më tani, ylli spanjoll ka zhvilluar plot 229 ndeshje dhe ka shënuar 49 gola, teksa ka fituar edhe dy herë Kupën FA dhe disa kupa tjera në Angli./Periskopi/