Arrestohet serbi në kufi, dyshohet se është i përfshirë në rastin i 136 kg të drogës në Açarevë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb, shtetas i Serbisë me dyshimin e bazuar se është i përfshirë në rastin e 136 kilogramëve të mariuhanës e cila ishte gjetur në fshatin Açarevë të Skenderajt, me 5 qershor të vitit 2017.

Ky është personi i dytë i arrestuar për këtë rast, pasi atë kohë ishte arrestuar: A.G. 30-vjeç, mashkull/kosovar/shqiptar.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se arrestimi i serbit ka ndodhur dje në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinjë ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)- Mitrovicë e Jugut, me datën 5 qershor 2017 rreth orës 18:30, përmes rrugëve operativo-hetimore, kishte siguruar të dhëna se në fshatin Açarevë të Skenderajt, në oborr të dy shtëpive të pabanuara ndodhen dy vetura me targa hungareze, të cilat dyshohej se po përdoreshin për transport të narkotikëve.

Policia nga vendi i ngjarjes kishte njoftuar prokurorinë kompetente dhe ka kërkuar leje për kontroll të këtyre veturave. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar veturat dhe shtëpitë e pabanuara.

Në njërën veturë, në mbrojtësin e pasmë të veturës janë gjetur 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Në afërsi të veturës janë gjetur edhe 17 paketime tjera. Me prezencën e dy dëshmitarëve janë kontrolluar edhe shtëpitë e pabanuara, ku është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike, e po ashtu janë gjetur edhe disa dëshmi të cilat janë sekuestruar.

Gjatë kontrollit të veturës së dytë, në tri pjesë të ndryshme të veturës të cilat ishin të modifikuara për fshehjen e substancave narkotike janë gjetur edhe 34 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një revole me një karikator pa fishekë.

Policia e Kosovës konfiskon 31 kilogram substancë narkotike të llojit Marihuanë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se ka konfiskuar 31 kilogram substancë narkotik të llojit Marihuanë.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona shtetas të Shqipërisë.

Në këtë komunikatë thuhet se Policia e Kosovës me datë 21 gusht 2019 ka pranuar informacione për një veturë e cila bënte lëvizje të dyshuara. Pas pranimit të këtyre informacioneve, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë, ka dalur në lokacion me ç’rast ka vëzhguar dy persona të dyshuar, i dyshuari i parë e kishte të parkuar veturën në një parking, në ndërkohë që me veturën e të dyshuarit të dytë  kanë vazhduar në drejtim të qytetit të Gjakovës

Drejtoritë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë dhe Pejë, kanë bërë kontrollimin e veturës së të dyshuarit të parë e cila ka qenë e parkuar, me ç’rast në bagazhin e veturës së njëjtë janë gjetur katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike të llojit Mariuhanë, poashtu në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe disa dëshmi, si një dokument, dy leje të qarkullimit dhe çelësat e veturave, tre  telefona, 75 euro dhe 1800 lekë të Shqipërisë.

Dy të dyshuarit e arrestuar janë: A. M 1979    M    Shqipëtar / Shqipërisë  dhe A. M    1995   M   Shqipëtar / Shqipërisë

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të inicohet rast për “Blerje, posedim, shitje ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, poashtu me urdhër të të njëjtit, të dyshuarëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Arrestohen dy farmacistë dhe konfiskohen mijëra barna në Deçan

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës gjegjësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë së bashku me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë kontrolluar dy barnatore në Komunën e Deçanit.

Sipas njoftimit policor, në njërën barnatore janë konfiskuar 378 paketime me lloje të ndryshme të medikamenteve ndërsa në një tjetër 1028 paketime.

Nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, janë arrestuar dy persona, G.H. 62 vjeçar dhe J.P. 33 vjeç. Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Konfiskohen dy armë në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Në 24 orët e fundit, në dy raste të ndara, njësitet policore në Mitrovicë kanë konfiskuar dy armë.

Rasti i parë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në orët e pasdites së djeshme në Mitrovicë, ku si rezultat i bastisjes në shtëpinë e një të dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Ndërsa rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në orët e mbrëmjes, ku gjatë kontrollit të detajuar të një veture është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Armët e konfiskuara do të procedohen në raste si prova materiale, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “armëmbajtje pa leje”.

Në 90 për qind të prokurorëve nuk e kërkojnë konfiskimin e pasurisë së fituar jashtëligjshëm

Periskopi.com Lajme

Konfiskimi dhe sekuestrimi i parave të grupeve kriminale të fituara jashtëligjshëm po konsiderohet si mënyra më e mirë për t’i dobësuar ato.

Ndërsa, për grupin i cili po dyshohet për fajde dhe mashtrim po kërkohet që mos të përfundojë si rastet e tjera të pazgjidhura, por këta njerëz të filtrohen nga institucionet e drejtësisë.

Megjithëkëtë, në bazë të kaluarës ka skepticizëm, sipas monitoruesve të sistemit të drejtësisë, prej vitit 2013 vetëm 2 milionë euro janë konfiskuar dhe sekuestruar.

Kurse, shtojnë se 90 për qind të prokurorëve nuk parashtrojnë kërkesa për sekuestrimin apo konfiskim të pasurisë të fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Pavarësisht kësaj, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se e vetmja mënyrë për të dobësuar grupet kriminale është konfiskimi i pasurisë.
Sipas tij, nëse në aktvendime dënuese ia len pasurinë e fituar përmes krimit të organizuar ose korrupsionit, atëherë nuk do të dobësohet fuqia e këtyre grupeve kriminale.

“E vetmja formë për të arritur t’i dobësuar grupet kriminale është konfiskimi i pasurisë. Përderisa ia len pasurinë e fituar qoftë përmes krimit të organizuar, korrupsionit. Qoftë për çfarëdo mënyrë tjetër në mënyrë jo të ligjshme. Ne nuk do të dobësojmë fuqinë e tyre që e kanë, qofshin brenda institucioneve, apo jashtë bizneseve, kudo qofshin ato”, thotë Tahiri.

Angazhim më të madh në këtë drejtim po kërkon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Ajo thotë se institucionet e drejtësisë duhet të jenë më efikase në mënyrë që ky grup kriminal mos të përfundojë si gupet e tjera.

Haxhiu shprehet se dhe me anë të ligjit anti-mafia, sistemit të drejtësisë, do i’u jepej më shumë kompetenca ligjore për konfiskim dhe sekuestrim të pasurisë së paligjshme.

“Shpresoj që ky grup kriminal nuk do të përfundoj sikur shumë grupe tjera kriminale, në mënyrë që nga institucionet e drejtësisë këta njerëz të pastrohen. Kjo nuk guxon të ndodhë, sepse nuk i falet institucioneve të drejtësisë. Deri më tani nuk kemi parë veprime konkrete të prokurorisë në drejtim të grupeve kriminale që janë padyshim të lidhura me pushtetit, me njerëz brenda ekzekutivit”, deklaron ajo.

Nga IKD, organizatë që e monitoron sistemin e drejtësisë, thonë se mbi 90 për qind të rasteve, prokurorët asnjëherë në aktakuza nuk e identifikojnë pasurinë e paligjshme dhe nuk paraqesin kërkesa për konfiskim.

Duke u bazuar në këto, drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj thotë se prej vitit 2013 janë konfiskuar pasuri e paligjshme një apo 2 milionë euro.

“Edhe përkundër obligimit që Prokurori i Shtetit e ka në bazë të Kodin të Procedurës, Instituti i Kosovës për Drejtësi gjatë monitorimit jo vetëm gjatë rastit të korrupsionit. Por dhe krimit të organizuar, shpërlarjes së parasë, veprave penale të tjera më serioze se fatkeqësisht mbi 90 përqind të rasteve prokurorët asnjëherë në aktakuzë nuk e identifikojnë këtë pasuri dhe nuk paraqesin kërkesa për sekuestrimin apo konfiskim të pasurisë të fituar në mënyrë të kundërligjshme… Përkundër faktit që kjo ka qenë në fuqi që nga viti 2013 në Kosovë është zbatuar jashtëzakonisht pak, ose mund të themi fare hiç. Në bazë të statistikave të IKD-së që e monitoron sistemin e drejtësisë prej vitit 2013 mund të numërojmë ndoshta 1 milion apo 2 milionë euro që janë konfiskuar për gjithë këto vite. Që është një shumë jashtëzakonisht e ulët”, deklaron Miftaraj.

Ndryshe, për katër nga pesë personat e dyshuar për fajde dhe mashtrim të arrestuar në fillim të javës, Prokuroria Themelore ka caktuar një muaj paraburgim.

Policia ua konfiskon mbi 2 mijë personave patentë shoferët

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës në fillim të këtij viti është angazhuar shumë në terren me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor, si dhe uljen e aksidenteve.

Kështu, në periudhën janar-prill, Policia e Kosovës ka njoftuar për masat që ka marrë ndaj personave që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Sipas statistikave të policisë, për katër muaj 2 mijë e 128 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, njofton faqja zyrtare e Policisë së Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Po gjatë këtij katërmujori, policia i ka vendosur pikë negative 5 mijë e 76 shoferëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Policia ka apeluar që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, ose në të kundërtën mund të mbesin pa patentë shoferi.

Zyrtarët policor s’e kursejnë askënd, konfiskojnë edhe një veturë 3Z (Foto)

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës është duke vazhduar aktivitetet e saj në të gjitha komunat në mënyrë që të vendosin rend në trafik.

Një nga problemet që qytetarët përballen, veçanërisht ata të kryeqytetit, është edhe parkimi i veturave vend e pavend.

Madje, shkeljen e rregullave, në shumë raste e kanë bërë edhe zyrtarë nga institucionet e Kosovës.

Mirëpo një i tillë ka marrë dënimin e merituar.

Për shkak se parkoi veturën në vendin jot ë duhur, Policia e Kosovës e ka konfiskuar automjetin me targa 3Z.

Sipas fotografive të publikuara nga Indeksonline, vetura ishte e vendosur pranë Komisionit Qendror Zgjedhor.

Kujdes ku po e parkoni veturën në Prishtinë, kjo është masa e re po ndërmerr Komuna e Policia

Periskopi.com Lajme

Parkimi në vendet e gjelbëruara dhe në hapësira ku nuk duhet është e shpeshtë në Kosovë, sidomos në kryeqytet.

Por, tash ka filluar të aplikohet konfiskimi i targave dhe gjobave mandatore për veturat që parkohen në gjelbërim.

Ndërsa, edhe veturat që shumë shpesh parkohen afër fakulteteve do të ketë gjoba.

“Ndalohet parkimi në gjelbërim! Konfiskim i targave dhe gjobë mandatore. Shumë shpejt do të fillojmë me konfiskim të automjeteve kudo që e dëmtojnë gjelbërimin nëpër lagje, e sidomos rreth fakulteteve ku kjo dukuri është shumë më shpeshtë”, ka shkruar në facebook, Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri.

 

 

Konfiskohen mbi 5 kg heroinë, arrestohet një person

Periskopi.com Lajme

Një person me inicialet Sh.Z është arrestuar në Gjilan, pasi gjatë një bastisje në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar 5 kg e 155 gramë substancë narkotike e llojit heroinë. Lidhur me rastin Policia po kërkon edhe një shtetas të Serbisë, i cili për momentin gjendet në arrati.

Policia thotë se pasi ka pranuar  informacionin se në një shtëpi në rrugën “Gazmend Zajmi” në Gjilan, do të bëhet  shitblerje e substancave narkotike, në konsultim me Prokurorin e Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, është kontrolluar  një shtëpi, në bodrumin e së cilës janë gjetur 5 kg. e 155 gramë substancë narkotike e llojit heroinë, e cila ka qenë e paketuar në 5 paketime, e vendosur  në një valixhe sportive.

“Lidhur me rastin është arrestuar personi i dyshuar SH .Z, shtetas kosovar. Pas hetimeve fillestare është arritur të kuptohet se në rast është i përfshirë edhe një person shtetas i Serbisë i cili për momentin gjendet në arrati”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Substancat narkotike janë sekuestruar, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë sipas urdhrit të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore për Krime të Rënda në Gjilan.

 

 

​Drunjt e konfiskuar nga Policia do t’u shpërndahen familjeve skamnore

Periskopi.com Lajme

Ka vazhduar sot mbledhja e Kuvendit Komunal të Ferizajt e cila ishte ndërprerë dje.

Kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyçi e hodhi në votim propozim-vendimin për marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimin dy palësh në mes Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosovës e cila ka për qëllim rikthimin e projektit “Ngritja e përkujdesit social-shëndetësor, shtëpiak dhe ambulantor në Komunën e Ferizajt”.

U tha se vlera e këtij projekti do të jetë 320 mijë euro, ku me 300 mijë euro do të financojë komuna e Ferizajt, ndërsa Caritas Kosova me 20 mijë euro.
Kjo pikë e rendit të ditës mori 22 vota, por pjesë e vazhdimit të kësaj mbledhje nuk ishin anëtarët e LDK-së dhe të Vetëvendosjes.

Në këtë mbledhje u mor vendim që të formohet edhe komisioni për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në komunën e Ferizajt.
Nga Partia Demokratike e Kosovës u propozua Faik Sylejmani, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Përparim Çalaj, nga Aleanca Kosova e Re u propozua Vesel Ramadani, ndërkaq nga Drejtoria e Urbanizmit do të jetë Fatbardha Ajeti, vendet e rezervuar në këtë komision i ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja.

Po ashtu u mor vendimi edhe për shpërndarjen e druve të zjarrit për familjet skamnore, dru këto të cilat janë konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës në Ferizaj./KosovaPress/

Veseli mund ta godas edhe PDK’në përbrenda: Pasuria e fituar jashtëligjshëm do të konfiskohet

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se Kosova ka prokurorë që mund të ngrenë aktakuza edhe ndaj kryeministrit apo presidentit.

Veseli ka thënë se do të përmirësohen disa ligje në Kosovë duke përfshirë edhe Ligjin për konfiskim të pasurisë.

Ai në Debat Plus” ka thënë se pasuria e fituar duhet argumentuar, përndryshe do të konfiskohet.

“Do të konfiskojmë pasurinë e atyre që e kanë përfituar jashtligjshëm. Le të argumentojnë ku e kanë marrë atë pasuri. Një zëvendësministër është arrestuar por mund të ketë edhe dhjetëra të tjerë”.

“E keqja është se edhe idetë politike po korruptohen”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Veseli ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i shëndosh dhe po punohet në forcimin e mëtejmë.

“Një prokuror që ngritë aktakuzë ndaj një ministri, kryeministri apo kujtdo do ta shpallim hero”.

Ai më tej ka thënë se njollosja e sistemit të drejtësisë është në dëm të Kosovës, pasi krijohet përshtypja se në Kosovë nuk mund të ketë sistem të pavarur të drejtësisë.

“Është logjikë kundër pavarësimit të sistemit tonë gjyqësor. Ne kemi prokuror që mund të ngrenë aktakuza edhe ndaj kryeministrit dhe presidentit, por ka edhe të tillë që dëshirojnë vetëm për vetë të jetojnë më mirë e neve të na qesin faqen e zezë”, tha Veseli.

​Në Ferizaj konfiskohen produkte kozmetike dhe veshmbathje

Periskopi.com Lajme

Siç njofton Komuna e Ferizajt, së fundmi, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj, kanë ndaluar një mjet transportues që po qarkullonte i ngarkuar me mallra, përkatësisht produkte kozmetike dhe veshmbathje ku pas kontrollit, doli se ato nuk kanë dokumentacionin përcjellës që dëshmon origjinën e produkteve dhe destinimin, rrjedhimisht edhe u konfiskuan.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit Komunal bëri të ditur se aksione të tilla ky mekanizëm i rëndësishëm institucional po zhvillon çdo ditë me të vetmin qëllim, garantimin e produkteve të sigurta dhe të verifikuar me dokumentacionin përcjellës që ofrohet në tregun e Ferizajt.

Ai inkurajoi qytetarët që të denoncojnë rastet të tilla në mbrojtje të ligjshmërisë, luftimit të produkteve të dyshimta dhe sigurisë së produkteve në treg.

Konfiskohen kokainë dhe para, në mesin e të arrestuarve edhe një polic

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore në Ferizaj, pas një pune hetimore katër mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësitin Antidrogë dhe Inspektoriatin policor, gjatë kontrollimit, në tri lokacione, Ferizaj, Kaçanik dhe Prizren, ka sekuestruar 550 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një shumë të parave, një peshore digjitale, disa telefona mobil dhe tri vetura të cilat janë sekuestruar.

Sipas prokurorisë, janë arrestuar gjashtë persona, ku njëri ndër ta është zyrtar policor.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me urdhër të prokurorit, për personat e arrestuar është caktuar masa e ndalimit  48 orë.

 

 

Në një shtëpi konfiskohen 3 mijë akrepa

Periskopi.com Lajme

Si rezultat i një bastisjeje në një shtëpi në qytetin Meshhed të Iranit konfiskohen 3 mijë akrepa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ebulfazl Shabani, drejtor i Mbrojtjes së Mjedisit në rajonin Horasan Rezevi ka njoftuar se kanë kryer një bastisje në një shtëpi në qytetin Meshhed me arsyetimin e rritjes së paligjshme të akrepave.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Shabani ka theksuar se pas bastisjes në shtëpi janë konfiskuar 3 mijë akrepa.

Duke bërë të ditur se operacioni është ndërmarrë pas një ndjekjeje një javore, Shabani tha se punonjësit e mbrojtjes së mjedisit nën shoqërimin e forcave policore pas operacionit kanë njoftuar se personi që mbante në mënyrë të paligjshme akrepa në një shtëpi nuk kishte lejet ligjore nga autoritetet përkatëse.

Shabani ka shtuar më tej se rritja e akrepave në një lagje të banueshme përbën rrezik.

Po ashtu në lajmin ku rikujtohet se në një operacion të ndërmarrë javën e kaluar në një shtëpi në të njëjtin qytet u konfiskuan 12 mijë akrepa, theksohet se 1 gr nga helmi i akrepit gjen blerës nga 8 deri në 10 mijë dollarë.

Bllokohen mijëra shezllonë në Velipojë, kjo është arsyeja

Periskopi.com Lajme

Gjashtë persona janë proceduar penalisht në Velipojë për pushtimin e hapësirave publike në plazhe, ndërsa policia ka sekuestruar edhe shezllone.

Operacioni për lirimin e hapësirave ka bërë të mundur sekuestrimin e 1625 shezllone në cilësinë e provës materiale.

Këta persona nuk kanë marrë leje tek autoriteteve lokale, duke ushtruar këtë aktivitet në autoriteteve lokale si dhe duke mos paguar taksat dhe tatimet.

Në kuadër të këtij operacioni të përbashkët u proceduan dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit:

M. B. 50 vjeç, P. Gj. 44 vjeç, L. M. 47 vjeç, V. M. 31 vjeç, E. M. 24 vjeç, N. M. 61 vjeç, të gjithë banues në Velipojë.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi janë konstatuar se kishin pushtuar  hapësira publike në bregdet duke vendosur një numër të konsiderueshëm shezllonesh pa paguar detyrimet përkatëse dhe pa u pajisur me dokumentacionin përkatës për aktivitetin e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të tyre për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” si dhe ”Pushtimi i tokës”.

/Ora News.tv/