“Çmim nderi i artë” i jepet arkitektëve kosovarë, për projektin e kishëzës në Ruandë

Periskopi.com Lajme

Konkursi arkitekturor për një kishëz për komunitetin e Rukomos, në Ruandë, është gara e radhës ku arkitektët shqiptarë shkëlqyen me projektet e tyre fantastike.

“Rwanda Chapel”, një garë e organizuar nga YAC, ishte dedikuar komunitetit të Rukomos, me synimin e dhurimit të një kishëze për besimtarëve si donacion, shkruan Ndërtimi.info.

Besim Krosa, Qëndrim Vogliqi e Kujtim Elezi, punuan së bashku në projektin e tyre i cili u shpërblye me “Gold Mention Award” apo “Çmim nderi i artë”.

“Në këtë projekt paraqesim një shërim për mungesën e kohës dhe hapësirës, pozicioni ynë është që nëse arkitektura mund të gjenerojë një përgjigje mjaft tërheqëse, të pasur dhe të gjallë, hapësirat mund të jenë një kundërpeshë ndaj përpjekjes të krijuar nga teknologjia për të mos qenë këtu tani. Kështu tregojmë se “tani jeni këtu”, një përmbledhje e hapësirave të lira të punës fokusuar në krijimin e më shumë marrëdhënieve njerëzore dhe të gjalla në mjedisin e punës dhe të edukimit”, thuhet në përshkrimin e projektit.

Ideja e tyre nuk ishte qe të krijonin vetëm diçka të bukur, por gjithashtu diçka qe prek të gjitha shqisat, diçka e ndjeshme ndaj mënyrës se si njerëzit i përjetojnë hapësirat që përdorin në jetën e përditshme.

“Vendi, koha, hapësira dhe ekzistenca janë kështu në osmozë dhe harmoni”, shkruajnë arkitektët.

Më poshtë gjeni disa fotografi të projektit:

No photo description available.

Image may contain: outdoorNo photo description available.Image may contain: outdoorImage may contain: sky, tree, plant, grass, outdoor and natureImage may contain: people standing, tree, sky, plant, grass, outdoor and natureNo photo description available.No photo description available.No photo description available.No photo description available.No photo description available.No photo description available.No photo description available.Image may contain: table and indoorImage may contain: table and treeImage may contain: tree, sky, plant and outdoor