Tahiri: Haradinaj ka treguar konsistencë në politikën e jashtme

Periskopi.com Lajme

Besnik Tahiri nga koalicioni AAK-PSD ka dhënë argumentet pse sipas tij kryeministër duhet të vazhdojë të jetë Ramush Haradinaj.

“E para, Haradinaj është dëshmuar që është i gatshëm me i dal ballë secilës sfidë dhe me marrë vendime të vështira kur ato janë në interes të vendit, deri në një vetëflijim politik. Është treguar si një person që ka një konsistencë politike në raport me politikën e jashtme dhe atë të brendshme. Ka marrë vendime që nuk janë marrë për 20 vjet. Fatkeqësisht iu bë një ftesë nga Specialja dhe fatmirësisht ajo do të përfundojë me kaq, dhe pas 6 tetorit do ta vazhdojë punën si kryeministër”, ka thënë Tahiri.

Kur ka folur se pse nuk duhen kundërkanditatët e tjerë të jenë në krye të ekzekutivit.

“Sa i përket Albin Kurtit, në radhë të parë janë dy elemente që janë shumë problematike te ai. Ka treguar një jokencistencë politike. Fillimisht e ka sfiduar në esencë shtetin, duke mos e resketuar as himnin as flamurin, deri në skajin më të lartë. Kur kishte nevojë për atë votën kombëtare, fliste vetëm për flamurin kombëtar. Tash po e shiheni nuk po e përmend bashkimin kombëtar”, ka thënë Tahiri.

Në rrafshin personal, ai ka thënë se i ka dy momente të zhgënjimit me Kurtin.

“Një me deklaratën pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt dhe e dyta pas deklarimit për heqjen e taksës”, ka thënë Tahiri.

E ndonëse është në koalicion me PSD-në e majtë, Tahiri ka thënë se nuk beson që Kosova ka nevojë për politika të majta.

“Fjalimet e Albinit tingëllojnë mirë, por nuk janë muzikë e mirë për veshin tim, sepse nuk besoj në politikat e majta”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se Vjosa Osmani nuk ka ardhur si ide e ndryshimit të madh por ka ardhur para aktit të kryer.

Sipas tij, ajo do të ketë të vështirë t’i shtyjë proceset përpara, pasi sipas tij, nuk e ka përvojën e nevojshme.

Ai tutje shton se nuk e din a është në garë Kadri Veseli, derisa shton se ka ardhur vonë në udhëheqje të partisë.

“Një kryeministrit të ardhshëm i duhet me qenë i vendosur dhe me u ballafaqu me presionin nga jashtë. Limaj është një koleg i mirë por sondazhet tregojnë për pozitën e tij”, ka thënë ai.

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se të gjitha partitë kanë qeverisur me Kosovën dhe si të tilla nuk kanë bërë asgjë për vendin.

Ai thotë se këto parti e bënë Kosovën peng të Listës Serbe e të Beogradit. Sipas tij, Kurti me konsistencën e tij dhe përgatitjen e tij ka dëshmuar se ka potencial dhe është i vendosur që të gjitha dukurive negative t’iu thotë stop.

“Kurti natyrisht që e dinë që këtë nuk mund ta bëjë vet por me ekip dhe në qeverisjen e tij shteti do të jetë instrument për qytetarët”, ka thënë ai.