Nëntë autobusë me ekstremistë grekë drejt Shqipërisë, për funeralin e Kacifas

Periskopi.com Lajme

Ndërsa nesër do të zhvillohet ceremonia mortore e Konstantinos Kacifas, mediat greke raportojnë se 9 autobusët e parë nga Greqia nisen sonte, me synimin për në Bularat. Terroristi 35-vjeçar u vra nga forcat e policisë pasi i sulmoi ato me automatik.

Sipas medias greke, Ant 1 raportohet se nga qendra e Athinës, Stathmos Larisis ku janë zyrat turistike Greqi – Shqipëri nisen sot në orën 21:30 dhe 23:00 me orën lokale, 9 autobusë gjithsej, disa prej të cilëve do bëjnë ndalesa të ndryshme nëpër rrethe të Greqisë.

Gjatë natës janë planifikuar disa autobusë të tjerë me itinerare nga qytete të ndryshme të Greqisë me destinacion Bularatin.

 Ndërkohë, bëhet e ditur se disa autobusë por dhe mjaft automjete kanë arritur gjatë ditës së sotme në Nga ana e saj, Policia e Shtetit ka krijuar një plan masash për shmangien e incidenteve gjatë ditës së nesërme kur do të zhvillohet ceremonia mortore e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas. Për këtë pala shqiptare ka intensifikuar komunikimin me policinë greke, për të mos lejuar hyrjen e njerëzve me precedentë penalë apo ekstremistëve, të cilit mund të shkaktojnë trazira në Dropull.

 Mësohet se në terren në Kakavijë e Dropull, do të ketë edhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror. Pala shqiptare i druhet incidenteve dhe provokimeve./Albeu