Haziri me Task Forcë për mbrojtjen e konsumatorit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryesuesin e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Sherif Fejzullahu dhe kryeinspektorin sanitar të Kosovës, Ibrahim Tershnjaku.

Haziri ua ka konfirmuar të pranishmëve se ditë më para, komuna e Gjilanit ka formuar një Task Forcë për mbrojtjen e konsumatorit, e cila do të bëjë kontrollë të rreptë të të gjitha produkteve dhe të gjitha llojet e mishit.

“Megjithatë, lajmi i mirë është se në Gjilan industria e mishit po zhvillohet shumë dhe deri tash nuk ka pasur ndonjë problem që e kemi hasur në nivel të Kosovës sa i përket ekspozimit tw mishit me afat tw skaduar”, tha Haziri.