Haradinaj jep premtimin e madh për shqiptarët

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ka folur edhe për çështjen e kontrollit në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe ka bërë një premtim. Moderatori Ermal Mamaqi u shpreh i pakënaqur që në kufi ka dy pika kontrolli dhe kryeministri Haradinaj tha se nga janari Kosova do t’i heqë ato.

“Sikur thamë që do i heqim kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, do bëhemi një. Dikur ishte një pikë ndalese dhe sa më shihnin më lejonin të kaloja pa ma parë fare pashaportën. Ndërsa tani më marrin pashaportën por ma marrin edhe këta të Shqipërisë edhe ata të Kosovës. Keni vendosur 2 ndalesa në kufi”, u shpreh Ermali.

“E panevojshme. Kosova do t’i heqë ato pengesa. Edhe ato kabinat e vogla, çdo gjë. Nga janari nuk do jenë më”, u përgjigj kryeministri.

Hiqen kontrollet kufitare për bashkëatdhetarët

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar rezolutën  e propozuar nga Partia Socialdemokrate, e inciuar nga deputeti Faton Topalli, për heqjen e kontrolleve kufitare për bashkëatdhetarët tanë.

Kjo rezolutë parasheh heqjen e procedurave të rregullta për periudhën  15 korrik 2018 – 15 shtator 2018 .

Zbatimi i kësaj rezolute do të lehtësojë dukshëm qarkullimin  e bashkëatdhetarëve dhe do t’i japë fund pështjellimeve procedurale nëpër pikat kufitare./Periskopi/