U dëmtua nga tërmeti, shembet me eksploziv konvikti në Kamëz (Video)

Periskopi.com Lajme

Ndërtimet e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit janë duke u shembur dhe një prej tyre ishte edhe një nga konviktet në zonën e Universitetit Bujqësor të Kamzës.

Atje shkuan xhenierët e ushtrisë që ndihmuan forcat e IKMT-së të shembin me eksploziv ndërtesën e dëmtuar.

Pamjet janë xhiruar nga Tch.

 

Një konvikt përfshihet nga flakët

Periskopi.com Lajme

Një konvikt është përfshirë nga flakët mbrëmë në Bolton të Anglisë.

Ende nuk dihen shkaqet e incidentit. Me qindra studentë u evakuuan nga godina nga të cilët nuk ka pasur të dëmtuar.

Raportohet që vetëm dy studentë morën ndihmën e parë mjekësore pasi dolën nga ndërtesa. Sipas BBC zjarri filloi rreth orës 20:30 me orën lokal.