Muriqi shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’ pas golit sensacional kundër Konyasporit

Periskopi.com Sporti

Vedat Muriqi realizoi një gol thjesht sensacional sonte kundër Konyasporit, derisa Fenerbahce triumfoi me rezultat 5-1 në përballjen e vlefshme për javën e nëntë të Super Ligës turke.

Sulmuesi shtatlartë i Kosovës, pasi u shërbye afër mesit të fushës me një pasim, u lirua për mrekulli nga mbrojtësi kundërshtar, para se të lansonte një bombë absolute në drejtim të portës kundërshtare, raporton Periskopi.

Rezultati ishte rrëqethës. Shikoni më poshtë.

E përveç këtij goli, kosovari kontriboi edhe në raste të tjera dhe ishte i pafat që nuk realizoi më shumë gola.

E “Whoscored” e ka shpallur atë “Lojtarin e Ndeshjes” pas vërshëllimës së fundit, duke i dhënë notën më të lartë nga të gjithë futbollistët e tjerë në fushë – 8.3.

Pas kësaj fitoreje, Fenerbahce ngjitet në pozitën e dytë me 17 pikë, vetëm një më pak se lideri, Alanyaspor. /Periskopi.com/