Shpërthim në një stacion policie në Kopenhagë

Periskopi.com Lajme

Një shpërthim dëmtoi një stacion policie në Kopenhagë mëngjesin e kësaj të shtune.

Ky ishte shpërthimi i dytë që e goditi kryeqytetin danez në katër ditët e fundit.

Sipas policisë, askush nuk u plagos nga shpërthimi, i cili ndodhi jashtë një stacioni në Norrebro, pikërisht jashtë qendrës së qytetit.