Pa Mendimin: Këta janë koordinatorët e shkarkuar nga Kurti – Mes tyre edhe i biri i Ibrahim Rugovës

Periskopi.com Lajme

Qeveria Kurti ka shkarkuar të gjithë koordinatorët të cilët u emëruan nga Qeveria Haradinaj.

Ish kryeministri Haradinaj kishte bërë koordinatorë, Rexhep Hotin, Besnik Tahirin, Mendim Rugovën, Fatos Makollin, Burim Ramadanin dhe Avdullah Hasani, ku ky i fundit ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së djeshme, raporton Periskopi.

Mes koordinatorëve të shkarkuar nga Kurti është edhe djali i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovëa.

Mendim Rugova mbante postin e Koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit.

Ndryshe në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është shfuqizuar vendimi i marrë nga Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017, për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendësministrat e ministrat, e po ashtu edhe disa vendime të tjera./Periskopi/