Lojtarët e La Ligës që nga nesër do të testohen për koronvirus

Periskopi.com Sporti

La Liga ka arritur të marrë leje nga Qeveria Spanjolle që të filloj me testimin e lojtarëve për koronavirus qysh nga nesër.

Ata tashmë ka kontaktuar me një kompani private që do të merret me testimin e lojtarëve.

Në fillim të muajit maj, pritet që skuadrat e La Ligës të fillojnë me stërvitje individuale të lojtarëve pastaj me ato grupore.

Kurse në muajin qershor, saktësisht me 6 qershor, pritet që të luhen ndeshjet e para në La Liga.

Kampionati pritet të përfundoj me 30 korrik.

​544 viktima të reja të koronavirusit në Francë

Periskopi.com Lajme

Në Francë, numri i vdekjeve nga koronavirusi në 24 orët e kaluara është rritur me 544, në një total prej 21.340, një rritje prej 2.6 për qind.

Numri i pacientëve në spitalet franceze të trajtuar me COVID-19 ka rënë me 365, ose 1.2 për qind, një rënie për ditën e tetë me radhë, transmeton Reuters.

Kjo është më pak për 2,300 pacientë sesa kur kishte më shumë – 32.113, më 13 prill, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e Francës.

Numri i pacientëve në kujdes intensiv ra për 215 ose katër për qind në 5,218, ditën e 14-të radhazi.

Tani ka pothuajse 2,000 njerëz më pak në kujdes intensiv sesa numri më i lartë – 7,148 që nga 8 prilli, transmeton KosovaPress.

Ahmeti: Koha të diskutojmë për rihapjen, por dorëzat e maskat do të na përcjellin edhe për 12 muaj

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte në Rubikon ka thënë se tash është koha të mendojmë e diskutojmë për fazën e rihapjes pas situatës me koronavirus, transmeton Periskopi.

Megjithatë ai thotë se s’ka vend për relaksim, pasiqë që masat e dorëzat do të na përcjellin edhe në 12 muajt  ardhshëm.

‘’Është koha të diskutojmë për fazën e rihapjes. Jo të relaksohemi, por duhet ta diskutojmë se kur i vjen fundi kësaj pune. Nëse i përcjellim shtetet e tjeera, kanë hapur dyqanet e vogla, pastaj butiqet e tekstilit deri në 100 metra katrorë. Hapi i parafundit, endrat tregtare, hapi i fundit gastronimia’’, ka thënë ai

‘’Dorëzat e maskat do të na përcjellin edhe në 12 muajt e ardhshëm. Vëstirë se shkollat do të happen deri në shtator’’/PERISKOPI/

 

 

Koronavirusi, më shumë të shëruar se sa të infektuar në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Për herë të parë që nga nisja e Pandemisë së COVID 19, në Maqedoninë e Veriut numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve.

24 persona nga lista e të infektuarve, që kuroheshin në kushte shtëpiake, kalojnë në atë të të shëruarve, duke e çuar numrin e përgjithshëm 224.

Ndërkohë i vogël është edhe numri i të prekurve. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 7 raste të reja. 3 në Tetovë, 2 në Kumanovë dhe 2 në Koçan, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1231, në 20 qytete.

Ndërsa një 70 vjeçar nga Labunishta ka ndërruar jetë si pasojë e gjendjes së rëndë nga Koronavirusi.

Ministri Filipçe rezultatet që ditëve të fundit tregojnë trend ulje, i shpjegon me numrin e zvogëluar të testeve të bëra gjatë festave dhe shton se piku i të infektuarve ende nuk ka kaluar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 207 testime. Gj ithsej në vendin tonë janë bërë 12340 testime. /Alsat/

Situata me koronavirus, rreth 50 mijë veta kanë humbur punën në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Qamil Shala nga Fushë-Kosova ka një muaj që ka mbetur pa punë, për shkak të masave emergjente, që kanë shtyrë shumë biznese të mbyllin dyert. Masat emergjente kanë nis së zbatuari që prej paraqitjes së koronavirusit të ri.

“Kam qenë punëtor në një market, por para një muaji më kanë larguar nga puna dhe tani jam i papunë; jo vetëm unë, aty ka pas shumë punëtorë, por janë larguar shumica dhe nuk e di çka do të bëhet pasi të përfundojë pandemia. Nuk besoj që do të kthehemi aty për një kohë të gjatë, por do të kemi vështirësi edhe pas përfundimit të pandemisë, nuk e di me çka do të jetojmë”, thotë ai.

Kosova ka një shkallë papunësie prej 30 për qind, por ky numër pritet të jetë më i madh marrë parasysh numrin e personave, që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë.

Një hulumtim i Shoqatave Ekonomike në Kosovë i publikuar më 21 mars, vë në pah se 30 për qind e ndërmarrjeve të anketuara janë deklaruar se kanë zvogëluar numrin e të punësuarve.

Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, sipas këtij hulumtimi rezulton që më së paku punonjës janë larguar nga ndërmarrjet e mëdha, ndërsa largimet më të mëdha raportohen në ndërmarrjet e mesme dhe ato të vogla – rreth 13.9 për qind e tyre kanë larguar mbi 50 për qind të të punësuarve.

Qeveria e Kosovës në Pakon Emergjente Fiskale, e cila kap vlerën e rreth 180 milionë eurove, në një nga masat ka paraparë për punëtorët që kanë humbur vendin e punës pas shpalljes së masave nga qeveria, të përfitojnë nga 170 euro për dy muajit e ardhshëm.

Rritet numri i punëkërkuesve

Në Agjencinë e Punësimit të Kosovës bëjnë të ditur se është rritur numri i atyre të cilët regjistrohen si të papunë.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj Agjencie, Drin Haraçia, tha për Radion Evropa e Lirë se vetëm brenda pesë ditëve në zyrën e punësimit janë regjistruar mbi 6 mijë persona si të papunë.

Më 16 prill, Qeveria e Kosovës ka filluar të aplikojë masën 15 të Pakos Emergjente Financiare, masë kjo e cila parasheh 130 euro asistencë mujore për familjet që nuk kanë asnjë të punësuar.

“Një nga kriteret për të marrë një ndihmë nga Pakoja Emergjente është regjistrimi si i papunë. Që prej nisjes së kësaj mase kemi të regjistruar mbi 6 mijë veta si të papunë, por kjo shifër do të jetë më e lartë, sepse në zyrat që janë nëpër të gjitha komunat, ka një numër të madh të aplikimeve fizike dhe online. Në ditët në vazhdim të gjitha këto do të vendosen në sistem dhe ky numër do të jetë shumë më i lartë”, thotë Haraçia.

Deri më datën 15 mars të këtij viti, numri i të papunëve të regjistruar në Agjencinë e Punësimit ka qenë 75 mijë punëkërkues.

Oda e Afarzimit: Mbi 50 mijë qytetarë kanë humbur punën

Kryetari i Odës së Afarizmit në Kosovë, Skënder Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se tani më në Kosovë kanë humbur punën rreth 50 mijë punëtorë për shkak të ndërprerjes së obliguar të disa veprimtarive ekonomike.

“Se sa do të rritet niveli i papunësisë, kjo do të varet se sa do të mbështeten bizneset në këtë kohë nga shteti. Për aq kohë sa shteti nuk i mbështet bizneset që të kenë likuiditet apo t’ju ndihmojnë finaciarisht, atëherë papunësia do të jetë shumë më e madhe sesa që është tani. Ne mendojmë që së paku 50 mijë punëtorë deri më tani kanë mbetur pa punë”, thotë Krasniqi.

​SHBA, mbi 33 mijë të vdekur nga Covid-19

Periskopi.com Lajme

Të premten në Shtetet e Bashkuara numri i të prekurve me COVID-19 e ka kaluar shifrën prej 670 mijë personash ndërsa 33 mijë të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Të premten media shtetërore kineze njoftoi se rreth 1.300 persona që kanë vdekur nga koronavirusi në qytetin kinez të Wuhanit, ose gjysma e totalit të raportuar, nuk janë llogaritur në numrin e përgjithshëm të vdekjeve për shkak të gabimeve në llogaritje. Pekini hodhi poshtë pretendimet se pas kësaj fshiheshin arsye për të mbuluar numrin e vërtetë të viktimave.

Wuhani, qyteti ku shpërtheu për herë të parë virusi në fund të vitit të kaluar, i shtoi 1.290 viktima të tjera shifrës prej 2,579 personash të vdekur si pasojë e virusit të llogaritur deri ditën e enjte. Një grup pune i ngritur nga qeveria lokale, ngarkuar me kontrollin e situatës njoftoi si arsye për këtë, raportimin e gabuar vonesat apo lënie n jashtë. Duke reflektuar vdekjet shtesë në Wuhan, Kina rishikoi numrin e saj kombëtar të vdekjeve gjatë ditës së premte që u rrit në 4,632.

Rishikimi i shifrave pason spekulime të përhapura në shkallë të gjerë se numri i të vdekurve në Wuhan ishte dukshëm më i lartë se sa ishte raportuar. Zërat për më shumë viktimave u nxitën për javë të tëra nga fotot e radhëve të gjata të familjarëve në pritje për të mbledhur hirin e të afërmve të tyre si dhe njoftimet për mijëra vazo mbushura me hirin e të tjerë viktimave grumbulluar në një shtëpi funerali. Dyshimet se Kina nuk ka qenë transparente lidhur me shpërthimin janë rritur ditët e fundit ndërsa numri i vdekjeve vazhdon të rritet në shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Presidentin Donald Trump u shpreh të mërkurën skeptik për shifrën e vdekjeve të deklaruar më parë nga Kina prej rreth 3,000 vetësh.

Ministria kineze e Punëve të Jashtme Kinës tha se rishikimi i shifrës së vdekjeve si pasojë e koronavirusit ishte një çështje me përgjegjësi historike dhe publike, duke hedhur poshtë pretendimet se kishte patur ndonjë përpjekje për të mbuluar të vërtetën.

​Në Suharekë konfirmohen edhe gjashtë raste të reja me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka bërë të ditur sonte se nga 16 mostra të testuar, 6 prej tyre kanë dalë pozitive.

Në një postim në Facebook, i pari i kësaj komune apelon qytetarët të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që situata të mos dalë jashtë kontrollit.

“Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë. Situatën ta mbajmë nën kontroll dhe të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj.

Në Suharekë numri përgjithshëm i të prekurve me koronavirus shkon në 22, prej tyre një i vdekur.

​Edhe tre të shëruar nga koronavirusi në Malishevë

Periskopi.com Lajme

Tre persona të prekur me COVID-19 nga Komuna e Malishevës janë shëruar plotësisht.

Këtë e kanë konfirmuar vetë pacientët dhe familjarët e tyre, në komunikimin me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë.

Numri i të shëruarave nga Malisheva, po shkon drejt rritjes së vazhdueshme dhe me rastet e sotme, arrin në 21 persona të shëruar, dhe në ditët në vijim ky numër pritet të rritet në vazhdimësi, thuhet në një komunikatë për media të Komunës së Malishevës.

Punonjësit në SHBA falsifikojnë testet për koronavirus

Periskopi.com Lajme

FBI u ka dërguar një njoftim kompanive në Shtetet e Bashkuara duke paralajmëruar raporte të rreme mjekësore dhe dokumente të falsifikuara të punonjësve që pretendojnë se kanë pasur rezultate pozitive të testit në Covid-19.

Në një raport, FBI paralajmëron se hapat që ndërmarrja duhet të ndërmarrë për të ndaluar operacionet dhe riparimin e vendeve të punës mund të çojnë në humbje të konsiderueshme financiare, transmeton CNN.

Dy zyrtarë policorë në veri rezultojnë pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Numri i zyratrëve policor në Mitrovicën e Veriut sot ka shkuar në pesë të infektuar me koronavirus.

IndeksOnline mëson se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar dy pjesëtar të Policisë në veri pozitiv në testin e Covid-19.

Po ashtu, IndeksOnline mëson se polici i prekur me koronavirus është Mirkovic Nebojsa, kurse më parë kishte rezultuar pozitiv edhe kolegu i tij Dusan Vukomonovic.

Dyshohet se këta dy zyrtarë policor në Mitrovicën e Veriut janë  infektuar nga kolegët e tij.

​Nëna mjeke e Rita Orës: Ju tregoj betejën me Covid-19 në Londër

Periskopi.com Showbiz

“Ajo është me të vërtetë super heroina ime”. Kështu është shprehur për median angleze këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, për nënën e saj mjeke.

Doktoreshë Vera Ora në një intervistë ekskluzive online pwr Top Channel, tregon për punën e saj si mjeke në shërbim të pacientëve me Covid19, si ndjehen dy vajzat e saj Rita dhe Elena gjatë këtyre ditëve për frikën e infektimit të saj.

Vera Ora tregon edhe pasionin më të ri të vajzës së saj, divës shqiptare të muzikës Rita Ora.

Top Channel: Doktoreshë Vera ju punoni në Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë në Angli NHS a jeni në vijën e parë të betejës me Covid19?

Dr. Vera Ora: Po, unë punoj si psikiatrie në NHS që është shëndeti publik në Britaninë e Madhe prej shumë vitesh. Tani në kohën e pandemisë vijoj të punoj në të njëjtën punë me pacientët që janë të sëmurë me Covid19 . Këtë vendim e kam pranuar si detyrë tashmë më të re të profesionit tim që të ndihmoj ekipin e emergjencës në spitalin ku unë punoj.

Top Channel: Për ju si mjeke bashke me kolegët tuaj cilat kanë qenë vështirësia më e madhe këto ditë?

Dr. Vera Ora: Vështirësitë janë të ndryshme. Ndryshimet janë drastike në mënyrën se si jemi duke vepruar për momentin. Përballja me pacientët e sëmurë është një tjetër aspekt . Vështirësi kemi edhe me mungesën e PPE që janë mjetet mbrojtëse pasi puna është me rëndësi parandalimit të infektimit me këtë virus nga pacientët tek personeli shëndetësor. Unë personalisht këto ditë pas punës kam rrobat që i kam të dedikuara për përdorim jashtë.

Top Channel: Krahas të qenurit mjeke ju jeni edhe bashkëshorte dhe nënë e dy vajzave. Duke qenë në kontakt me pacientë përditë a ju shoqëron ndjenja e frikës nga infektimi?

Dr. Vera Ora: Në karrierën time nuk ka m pasur një përballje në një situatë të tillë si kjo që po kalojmë sot. Personalisht ndjehem shumë keq që mund të jem potencialisht rrezik për të afërmit e mi apo njerëzit rreth meje. Mundohem që fokusi im maksimal të jetë në parandalimin e duhur.

Top Channel: Po Rita dhe Elena çfarë ju thonë a janë të shqetësuara për ju?

Dr. Vera Ora: E gjithë familja shqetësohet për mua, vajzat sidomos. Por jemi të vetëdijshëm dhe unë mundohem sidomos ti përcjell edhe atyre edhe rregullat parandaluese të mirënjohura për të gjithë. Për këtë arsye kam kërkuar që vajzat të jenë të izoluara për momentin në mënyrë ta heq shqetësimin për to natyrisht. Më mungojnë por jeta dhe mbikëqyrja e shëndetit kanë një domethënie krejt tjetër tash për të gjithë.

Top Channel: Çfarë këshillash u keni dhënë si Ritës dhe Elenës këto kohë duke e ditur se të dyja ato janë vajza, aktive dhe me impenjime të shumta profesionale?

Dr. Vera Ora: Kryesisht ti përmbahen udhëzimeve strikte për mos ta harruar për asnjë çast se duhet të zbatojnë rregullat për ta parandaluar infektimin. Edhe përse këto ditë artistët nuk munden të performojnë në publik ato aktivitet e shumta i mbajnë përmes rrjeteve sociale, që për fat të mirë për mua si nënë më konvenion mjaft dhe kjo nuk më shqetëson aq sa të mund të ishte ndryshe.

Top Channel: Rita ka pushtuar zemrat e miliona njerëzve në botë me muzikën e saj dhe pa diskutim, në Shqipëri dhe Kosovë ka fansa të panumërt. Jam i sigurt se ata janë kurioz të dinë si është Rita duke kaluar këto ditë?

Dr. Vera Ora: Ajo vijon aktivitetin e punës në profesionin e saj sidoqoftë me ndalesat në fuqi. Gjithashtu ka zbuluar talentin e ri, dëshiron të pikturojë. Për këtë e përgëzoj pasi është një mënyrë e mirë relaksimi dhe do ta kisha rekomanduar për të gjithë shikuesit e juaj gjithashtu.

Top Channel: Doktoreshë Vera dhe në fund të kësaj interviste cilat janë këshillat tuaja për të gjithë ata që kanë zgjedhur të informohen përmes Top Channel?

Dr. Vera Ora: Të qëndrojnë në shtëpi. Të gjithë ata që ndodhen në izolim kanë tashmë mundësi të realizojnë ndoshta ndonjë dëshirë apo ndonjë aktivitet apo hobi që më përpara nuk e kanë pasur të mundur ta bënin. Unë përgëzoj Shqipërinë dhe Kosovën që kanë marrë disa masa ndaluese të lëvizjes shumë më herët.

Kosova nuk mund të prodhojë teste për koronavirus, varet nga importi

Periskopi.com Lajme

Shumë shtete tashmë kanë filluar të prodhojnë teste për të identifikuar COVID-19 për të mos krijuar varësi nga importi, por zyrtarë shëndetësorë në Kosovë thonë se vendi aktualisht nuk ka kushte për t’i prodhuar vetë.

Isme Humolli, zyrtare për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, i tha Radios Evropa e Lirë, se me kapacitetet që ka, Kosova nuk mund të jetë një vend që mund të prodhojë reagenca (substancë që ndikon në kryerjen e një reaksioni apo analize), pasi që kjo procedurë kërkon pajisje, ekspertizë, ambient dhe infrastrukturë të veçantë.

Kjo nënkupton se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pohon se ka mbështetur Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, por gjithsesi, siç thotë zonja Humolli, sasia e reagencave që vjen nuk i përmbush gjitha nevojat dhe kërkesat e institucioneve të Kosovës.

“Fatkeqësisht departamenti i Mikrobiologjisë e posedon vetëm një pajisje dhe për ekstradimin e viruseve (nxjerrjen e virusit prej strishos) e bën me dorë, gjë që kërkon kohë të gjatë”, thotë Humolli, e cila gjithashtu shpjegon se OBSH-ja ka porositur një pajisje të veçantë për një punën të tillë, mirëpo për shkak të situatës aktuale arritja e dërgesës në Kosovë do të marrë kohë.

Kosova ka rreth 1,000 teste dhe pret edhe 7,000 të tjera

Këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Mirsad Shkreta, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se testet për COVID-19, që i kanë blerë nga kompanitë private kanë ardhur nga Gjermania, Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas ligjit, Ministria e Shëndetësisë nuk ka të drejtë të blejë teste, nëse një kompani farmaceutike nuk ka përfaqësi në Kosovë.

Kjo nënkupton se shteti i Kosovës nuk lidh kontratë drejtpërdrejt me kompanitë botërore, por me kompanitë farmaceutike vendore, që i përfaqësojnë barnat e tyre të regjistruara në Kosovë.

“Ne si Ministri e Shëndetësisë hapim konkurs publik për kompanitë farmaceutike vendore. Ata operatorë apo kompani farmaceutike që operojnë në Kosovë, na ofrojnë neve produktin në bazë të rekomandimeve që vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Aktualisht ne i kemi 1 mijë teste në stok, 7 mijë janë në ardhje e sipër, dhe po presim që në ditët ne vazhdim ta nënshkruajmë edhe një kontratë për 10 mijë teste të tjera. Të gjitha këto teste vijnë nga Anglia, Gjermani dhe Amerika”, tha Shkreta.

Shkreta tha se Kosova nuk ka kapacitete të prodhojë vetë teste, ndonëse e pranon se kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë brenda institucionit që ai punon.

“Për aq njohuri që i kemi, Kosova nuk ka kapacitete të tilla. Mundet dikush të na befasojë ndoshta për të mirë, por deri më tash nuk kemi informata që dikush mund ta bëjë një gjë të tillë”, tha ai.

Ndryshe, në mungesë të testeve për koronavirusin e ri, pasi e gjithë bota po i kërkon ato, shumë shtete kanë filluar t’i prodhojnë brenda territorit të tyre përmes kompanive private. Prodhimi i tyre kushton shumë dhe mund ta bëjnë vetëm kompani të mëdha të cilat prodhojnë edhe teste për të identifikuar viruse të tjera.

Problemi më i madh mbetet sa janë të sakta ato teste. Futja e tyre në treg kërkon një kohë të gjatë testimi dhe kontroll nga qeveritë.

Një pjesë e madhe e testeve që janë prodhuar në Kinë dhe janë shpërndarë në disa shtete, duke përfshirë edhe SHBA-në, thuhet se kanë qenë false dhe se ekziston rreziku që personat e testuar mund të jenë me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri, edhe pse testi ka dalë negativ.

OBSH rekomandon sa më shumë teste

Valbon Krasniqi, infektolog, i cili punon në Klinikë Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tha se deri më tani nuk është ndjerë ndonjë mungesë e testeve në Kosovë.

Ai shtoi se çdo kërkesë e Klinikës Infektive për teste, është kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik (IKSHP).

“Pacientët që vijnë me simptoma të sëmundjes në Klinikën Infektive në Prishtinë, ata shtrihen në klinikë, dhe secili testohet brenda ditës nga IKSHP. Testet në terren bëhen nga IKSHP varësisht nga anamneza që marrin për dyshime mbi COVID-19”, tha Krasniqi.

Testimi i vazhdueshëm dhe në numër të madh shihet si një nga mënyrat më efikase për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Vetë OBSH ka dalë me rekomandimin që në fillim të përhapjes së virusit, për bërjen e testeve të vazhdueshme. Deri në zbulimin e vaksinës, vende të zhvilluara perëndimore përpjekjet janë duke i përqendruar në testimet në masë, për ta mbajtur situatën nën kontroll.

Ferizaj kërkon materiale shëndetësore

Periskopi.com Lajme

Në komunën e Ferizajt dje 18 persona kanë rezultuar të infektuar me virusin COVID-19. I pari i kësaj komune ka thënë se po bëjnë çdo gjë për ta mbajtur situatën nën kontroll, ndërkohë theksonse QKMF-të nuk janë mjaftueshëm të pajisura me materiale shëndetësore.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu konsideron se janë marrë masat e nevojshme si nivel lokal, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Megjithatë, sipas tij, nuk është e mjaftueshme kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në orar të caktuar.

“Nuk është e mjaftueshme vetëm të hidhen shiritat për ndalim, sepse qytetarët po i kalojnë ato dhe po frekuentojnë nëpër sheshe. Pra, i gjithë fokusi jonë duhet të jetë se çfarë të bëjmë me kohën kur është lëvizja e lirë sepse ajo është duke cenuar sigurinë e shëndetit publik dhe mund të shndërrohet në një mundësi më shumë për përhapjen e COVID-19”, thotë Aliu.

Tashmë ai thekson se kanë marrë vendim që asnjë shërbim në administratën komunale të mos bëhet pa masa mbrojtëse. Ndër të tjera, ai thotë për KosovaPress, se QKMF-të në Ferizaj nuk janë mjaftueshëm të pajisura me materiale shëndetësore.

“Vazhdueshëm kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi kërkesa nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, qoftë nga spitali regjional se janë të pamjaftueshme materialet, respektivisht masat që ata i kërkojnë. Po presim që qeveria të ndajë më shumë kontingjente për të gjitha komunat përfshirë edhe komunën e Ferizajt. Në mënyrë që të jetë më mbështetëse ndaj atyre që janë duke bërë luftën, dhe atyre që në fakt ne duhet t’i mbrojmë sepse pa ata ne nuk mund të bëjmë luftën për ata që janë të infektuar”, shton Aliu.

Ai flet edhe për personin që ka vdekur në regjionin e Ferizajt.

“Një që fatkeqësisht ka vdekur, por në fakt pas vdekjes është konstatuar që është pozitiv me COVID-19. Sepse ai ka shkuar për krejt çështje tjetër dhe ka pasur simptoma krejtësisht tjera klinike. Por, pas vdekjes janë marrë masat dhe ka dalur pozitiv”, thekson kryetari i komunës së Ferizajt.

Agim Aliu thotë se po bëhet një numr i vogël i testimeve në nivel vendi, por edhe në Ferizaj.

“Kemi kërkuar nga institucionet qendrore dhe ditëve të kaluara, që është kërkesë e të gjithëve tashmë, që të ketë sa më shumë teste…..ne shpesh, qytetarët që shfaqin simptoma të caktuara që janë të ngjashme me ato të COVID-19, kur lajmërohen institucionet qendrore për të bërë testet, ata refuzojnë”, deklaron Aliu.

Marrë parasysh masat të marra, bizneset tash e sa kohë janë mbyllur, për këtë Aliu thotë se komuna që ai udhëheq është më kontribut dhënësja për arkën e shtetit. Ai kërkon që në seancën e cila do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, pakoja fiskale të përkrahë më shumë komunitetin e bizneseve./

​Madonna humb tre të afërm brenda 24 orësh nga koronavirusi

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur Madonna gjatë kohës së karantinës ka postuar çdo ditë nga një video në “Instagram”, si punë ditari, ku rrëfën për ekesperiencat e saj gjatë periudhës së koronavirusit.

Ditën e djeshme përmes një video ajo është shprehur se ka humbur tre të afërm të saj nga koronavirusi.

“Nuk kemi gjithmonë ditë të mira. Nuk kam fjetur fare mbrëmë dhe sot kam qenë e dërrmuar….Metri i dhimbjes ka kaluar mbi 10 dhe unë dua, duhet, kam nevojë të dal nga trupi im”, shprehet këngëtarja në video.

Gjatë videos ajo tregon se brenda 24 orësh ka humbur kushëririn e saj, drejtuesin e muzikës Orlando Puerta, i cili ka punuar në shumë prej këngëve të saj dhe vëllain e rojes së saj të sigurisë.

Doli pozitiv me koronavirus, neurokirurgu kosovar thotë se e tejkaloi pa e ditur se ishte infektuar

Periskopi.com Lajme

Neurokirurgu kosovar, Muhamed Rama i cili vepron në Baden- Wurttemberg të Gjermanisë, ka treguar se kishte rezultuar pozitiv me koronavirusin.

Por ai ka zbuluar se këtë infeksion e mori që nga muaji shkurt por e ka tejkaluar këtë fazë pa e kuptuar fare, dhe së fundi e mësoi se kishte qenë pozitiv.

”Të hënen bëmë i gjithë stafi analizat e gjakut”.

”Kjo për të verifikuar nëse ndonjëri prej nesh ka qenë i infektuar me Covid-19”.

”Nga analizat rezulton se unë kam qenë i infektuar dhe se titri i antitrupave në gjakun tim është i lartë”, është shprehur ai.

Ai thotë se nga kolegët e tij të stafit mjekësor të klinikës neurologjike në Sigmaringen, është i vetmi që ka dalur me këtë rezultat.

”Unë jam i vetmi nga stafi mjekëve me këtë rezultat. Kolegët janë mjaft të befasuar me këtë rast sepse jam i vetmi nga 15 të tjerë. Do kishin dëshirë edhe ata të ishin me titër të lartë”.

Këtë ai e ka dëshmuar edhe me një dokument laboratorik të publikuar.

Neurokirurgu nga Rahoveci por që vepron në Gjermani, ka treguar edhe disa nga simptomat të cilat ai i ka pasur gjatë asaj kohe.

”Pas analizave unë e kuptova që veç kam qenë i infektuar me këtë virus”.

”Dy ditë kam pasur djegësim dhe grithje në fyt. Është shfaqur një ngjizje e zërit dhe një temperaturë e lehtë. Kisha ndjesinë e humbjes së shijes. Simptomat dita e ditës shtoheshin ngadalë por u ndjeva mirë ndonëse kisha temperatur të ngritur”, ka thënë ai për Klan Kosova.

”Ajo çfarë tek unë ndjeja ishte një djersitje jo zakonshme gjatë natës, por më pas ngeli tek unë një kollë e thatë, shumë therrëse. Mund të them që një kollë e rrallë ende shfaqet tek unë por që simptomat janë larguar”.

Rama thekson që nuk e di se si është infektuar me koronavirus.

”Rezultati për mua është befasues pasi nuk e di se kur kam qenë i infektuar edhe pse gjatë shkurtit të 5 anëtarët e familjes kishim shenja të një gripi. Në atë kohë Gjermania ende nuk kishte marrë masa kundër Covid-19”.

Më shumë se 2 mijë të vdekur brenda një dite në SHBA

Periskopi.com Lajme

SHBA është bërë vendi i parë në botë që regjistroi më shumë se 2,000 vdekje nga koronavirusi në një ditë të vetme.

Shifrat nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se 2,108 njerëz vdiqën gjatë 24 orëve të fundut, ndërsa tani ka më shumë se gjysmë milioni të infektuar, njofton Klan Kosova.

SHBA së shpejti mund të tejkalojë Italinë si vendi me numrin më të lartë të vdekjeve.

Por, ekspertët e grupit tpunues për Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë thonë se përhapja e sëmundjes po fillon të nivelizohet në të gjithë SHBA.

Dr Deborah Birx tha që kishte shenja të mira pasi përhapja ishte duke u stabilizuar, por paralajmëroi duke thënë se edhe pse është inkurajuese, ende nuk është arritur kulmi.

Presidenti Donald Trump gjithashtu tha se ai pret që SHBA të ketë një numër më të ulët vdekjesh sesa parashikimet fillestare për 100,000 të vdekur.

Bie për 100 numri i të burgosurve, të arrestuarit s’janë testuar për koronavirus

Periskopi.com Lajme

Rreth 1400 zyrtarë korrektues do të përfitojnë nga Pako Emergjente Fiskale. Këtë e ka bëtë të ditur Rasim Selmani, zëvendësdrejtor në Shërbimin Korrektues, theksoi se është mirë që në këtë pako janë të përfshirë një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve korrektues.

“Në fakt është përfshi Shërbimi Korrektues në këtë pakon emergjente. Janë zyrtarët korrektues të cilët janë përfshi e që numri i tyre është rreth 1400 e që është përfshi në këtë pakon e qeverisë tash me vendimin e fundit të Qeverisë. Rreth 1400 zyrtarë korrektues do të përfitojnë prej kësaj pakoje”, tregoi Selmani.

Qeveria në detyrë e Kosovë, ditë më parë për shkak të përhapjes së Coronavirusit, kishte marrë vendim t’iu dalë në ndihmë me mjete financiare institucioneve, bizneseve e qytetarëve të kategorive të ndryshme.

Pandemia e Coronavirusit, ka ndikuar që të bije edhe numri i të burgosurve e të ketë ndërprerje të paraburgimit.

Sipas Selmanit, numri ka rënë për 100 të burgosur më pak, prej fillimit të shfaqjes së kësaj pandemie në Kosovë.

“Numri ka rënë diku për 100 të burgosur ne kemi më pak prej fillimit të kësaj pandemie. Ka pasur ndërprerje të paraburgimit ka pasur lirime të të burgosurve edhe numri i të ardhurve është  i vogël në krahasim me ato që janë liruar, kështu që është një numër prej 100 të burgosurve më pak në institucionet korrektuese”, theksoi ai.

Slemani tregoi se vetëm për një ditë numri total i të burgosurve arrin në 1 661 në të gjitha institucionet korrektuese.

“Vetëm të paraburgosur kemi rreth 434. Po numri total i të burgosurve është 1 661 të burgosur në të gjitha institucionet korrektuese”, u shpreh Selmani për EO.

Selmani tutje tha se personat që janë burgosur në kohë pandemie, nuk janë testuar përderisa nuk kanë pasur simptome.

“Përderisa, nuk kemi indikacione, nuk është e nevojshme të testohen së paku kështu janë rekomandimet prej sistemit shëndetësor. Derisa, nuk ka simptome, nuk ka ndonjë indikacion, kjo gjendje do të vazhdojë kështu”.

Shërbimi Korrektues i Kosovës për shkak të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit me vendim të Qeverisë së Kosovës kishte njoftuar se të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit do të ndërpriten.

Mirëpo, ShKK-ja ua ka mundësuar të burgosurve telefonata më të shpeshta ma familjarë me komunikim virtual përmes SKYPE.

Në lidhje me këtë, Selmani thotë se ky lloj komunikimi është duke vazhduar dhe është lehtësim edhe për të burgosurit, pasi mund të flasin dhe t’i shohin familjarët e tyre.

“Komunikimi është duke vazhduar  edhe është jashtëzakonisht mirë, është një lehtësim i madh për të burgosurit të cilët kanë mundësi edhe të flasin me familjarët edhe t’i shohin edhe të kenë d.m.th një mundësi derisa ekziston kjo gjendje”.

250 të infektuar me koronavirus deri më tani në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus, duke bërë kështu që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 250. Deri tani, betejën me koronavirusin e kanë humbur shtatë persona, derisa janë shëruar 52 të infektuar.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se rastet e konfirmuara janë raste kontakti nga Ferizaj, Vitia, Hani i Elezit, Prizreni dhe Prishtina.

IKSHP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 14 pacientëve të tjerë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, tetëmbëdhjetë (18) raste nga komuna Ferizaj (8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinovc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare), 2 raste Viti, 1 rast Hani i Elezit, 1 rast Prizren dhe 1 rast Prishtinë. Sot më 10 prill 2020, janë të shëruar edhe katërmbëdhjetë (14) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e dy (52)”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHP’së, që nga data 8 shkurt e deri mbrëmë janë testuar 2 mijë e 876 mostra dhe se janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4 mijë e 176 kontakte të rasteve.

“Nga data 08 shkurt deri më 10 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.876 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej dyqind e pesëdhjetë (250) me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton instituti.

Ndryshe, në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 10 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.675.285 raste të COVID-19 dhe 101.485 raste të vdekjes.

Lul Raka paralajmëron rritje të lakores së të infektuarve me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Mikrobiologu Lul Raka, paralajmëron se lakorja e numrit të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë, pritet të rritet gjatë javëve në vijim.

Sipas projeksioneve të përafërta bazuar në trendin e rritjes së rasteve, në versionin më të mirë të mundshëm, deri më 22 prill mund të regjistrohen rreth 570 raste, ndërkaq në versionin më të keq deri në 5000  raste të të prekurve me Covid-19.

Ai bënë thirrje për kujdese të shtuar gjatë ditëve në vijim.

“Kosova tash është në fazën e shpërndarjes së virusit në komunitet, dmth pas fazës fillestare që ka qenë identifikimi dhe konfirmimi i rasteve të para të cilat kanë ardhur nga jashtë, pastaj ka qenë rundi i parë i shtrirjes në komunitet, familje edhe kontakt të ngushtë kurse tashmë kemi të bëjmë me shtrirjen tjetër, në rrethin e tretë si i themi ne, të përhapjes në komunitet. Domethënë numrat rriten në mënyrë eksponenciale. Ne kemi qarkulluar edhe e kemi përhapur virusin.  Ato dy javët kanë qenë kritike për të pasur kujdes edhe për të mos e nënçmuar virusin, për përhapjen e virusit…sjellja e tyre në atë kohë në të cilën më së shumti kanë mund të ndikojnë në lakore, tash shihet rezultati, ditëve edhe javëve në vijim”, theksoi ai.

“Lakorja ka me ardhur duke u rrit edhe tash lakoren ka me vizatu virusi, ne mund të ndikojmë më pak. Momentalisht Kosova e ka pasur lakoren e sheshtë, nuk e ka pasur lakoren vertikale e që është lajm shumë i mirë. Mirëpo kjo assesi nuk guxon t’i nxit njerëzit që të dalin pa kontroll jashtë sepse nga të dhënat e fundit është konstatu, edhe në SHBA, që ekziston një përqindje jashtëzakonisht e madhe e njerëzve të cilët e kanë infeksionin, janë të sëmurë por s’kanë kurrfarë shenje apo simptome …këto janë benzina e ngritjes së rasteve të reja”, tha Raka për RTV21.

“Ministria e Shëndetësisë e as Instituti, fatkeqësisht, nuk i kanë të dhënat se sa njerëz në Kosovë janë me sëmundje kronike….nëse nuk e ke këtë parametër atëherë kjo kategori që është më e rrezikuara nuk ka me ta dhënë pasqyrën reale.  Deri tash të gjitha pandemitë që kanë ndodh në botë në 30 vjetët e fundit nuk ja kanë qëllu asaj lakores për skenarin më të errët të mundshëm. Në asnjë sëmundje s’ka dalë, as në Ebola, as në gripin e shpendëve, as derrit nuk ka dalë…realiteti është diku në mes…”, tha ai.

“Një projeksion që e ka bërë një ekspert kosovar, Merkur Beqiri e sipas tij në versionin më të mirë të mundshëm deri më 22 prill do të jenë 570 raste … Në versionin më të keq të mundshëm është mbi 5 mijë”, theksoi Raka.

 

Mbi 100 mijë të vdekur në botë nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Numri i të vdekurve në botë nga koronavirusi, ka shkuar mbi 100,000.

Shifrat e fundit të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se nga virusi Covid -19 në mbarë botën kanë ndërruar jetë 100,376 persona, njofton Klan Kosova.

Të shëruar figurojnë 368,669 persona ndërsa të infektuar në mbarë botën nga koronavirusi aktualisht rezultojnë 1,650,210 persona.