Shkencëtarët në Rusi testojnë vaksinën kundër Covid-19 te vetja

Periskopi.com Lajme

Shkencëtarët në Rusi kanë kryer testimin e parë jozyrtar të një vaksine kundër Covid-19 dhe ata thonë se është efektive. Epidemiologët në Moskë morën hapin për ta injektuar vaksinën tek vetja e tyre dhe për të ekzaminuar rezultatet.

”Testet e para klinike mbi kafshët e voglla treguan rezultate mjaft premtuese, duke thënë se prototipi duket të jetë efikas dhe i sigurt”, tha Alexander Ginzburg, drejtori i Qendrës Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji.

Tani, kërkimi për vaksinën do të kalojë në fazën tjetër, për testimin te njeriu, për të cilin studiuesit duhet të marrin miratimin e qeverisë, shkruan Russia Today.

“Shpresoj që ta marrim këtë leje deri më 15 qershor, siç e kemi planifikuar, dhe të fillojmë studime klinike mbi popullatën njerëzore,” tha Gintsburg.

Qendra ka zgjedhur tashmë një grup vullnetarësh për të vazhduar me testimin.

Top shkencëtari i famshëm nuk mohon se Koronavirusi mund të jetë krijuar në laborator

Periskopi.com Lajme

Një shkencëtar që merret me zbulimin e vaksinave ka bërë thirrje që të hapet një hetim mbi origjinën e Covid-19shit pasi një ekip i hulumtuesve gjeti se koronavirusi “në mënyrë unike ishte përshtatur për t’i infektuar njerëzit”.

Profesori Nikolai Petrovsky, hulumtues që udhëheq ekipin australian, tha se virusi ishte “jotipik për infeksionin zoonotik (nga kafshët te njerëzit) normalpasi që u duk se kishte aftësi “të pazakontë” për t’u futur në trupat njerëzor që nga dita e parë.

Ai shtoi se virusi mund të jetë transmetuar nga kafshët në një “zhvillim të çuditshëm të natyrës” por teoria që thotë se ky virus mund të ketë rrjedhur nga laboratori nuk duhej përjashtuar, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Z.Petrovsky, një profesor mjekësie në Universitetin e Flinders në Adelaide të Australisë, po udhëheq një ekip shkencëtarësh që do të nisin testimet te njerëzit për vaksinën prej muajit të ardhshëm.

Ai tha: “Nuk kam pasë një virus zoonotik që është sillur në këtë mënyrë më parë.”

Profesori i tha Mailit të dielen se Covid-19shi “ishte përshtatur për të infektuar njerëzit pa nevojën që të evoluonte.”

Profesori në fjalë nënkuptoi se virusi mund të ishte transmetuar te njerëzit prej shkaqeve natyrore, por nuk reuzoi as idenë që pandemia të ishte krijuar në laborator. /Periskopi

Më shumë se 50 mijë teste për koronavirus pritet të vijnë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Që nga përhapja e pandemisë së koronavirusit në Kosovë kanë hyrë rreth 30 mijë teste për SARS-Cov-2 (Covid-19) përmes të cilave testohen mostrat e pacientëve. Plus 60 mijë sosh priten të hyjnë ditëve në vazhdim.

20 mijë teste Ministria e Shëndetësisë i ka siguruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Gjermania, ndërsa 10 mijë teste të tjera kanë qenë donacione nga shtetet tjera evropiane dhe disa të siguruar nga UNDP dhe KFOR.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndësisë në një përgjigjie për Gazetën Insajderi.

“Prej fillimit të pandemisë, MSh ka siguruar rreth 30 mijë teste për SARS-Cov-2 (Covid-19) përmes të cilave testohen mostrat me RT-PCR. Rreth 20 mijë kanë qenë teste të blera, ndërsa rreth 10 mijë donacione. Shumica absolute e testeve janë të prodhuesve amerikanë, gjermanë dhe anglez, ndërsa donacionet kanë ardhur nga shtete europiane dhe disa të siguruara nga UNDP dhe KFOR-i. Numri i testeve që janë në proces të sigurimit (përmes donatorëve dhe kontributeve të tjera) është rreth dy herë më i madh se numri i testeve që deri tash kanë hyrë në Kosovë që prej fillimit të pandemisë”, thuhet në përgjigjet e MSH-së.

Ndonëse më 17 prill në Kosovë kanë hyrë 1000 teste si donacion nga Serbia në kuadër të bashkëpunimit midis shteteve të rajonit, këto teste nuk janë përdorur.

“Teste e ardhura nga Serbia nuk jane përdorur ende pasi kemi mjaftueshëm”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

A funksionoi modeli suedez për koronavirusin?

Periskopi.com Lajme

Modeli suedez – për ata që kanë ende dyshime – nuk ka funksionuar. Më 19 mars, në Suedi u regjistrua numri më i lartë i vdekjeve nga koronavirusi në Evropë, në raport me numrin e popullsisë. Rezultati është nxjerrë nga statistikat e “Our world in data”, një qendër kërkimesh pranë Universitetit të Oksfordit.

Statistikat tregojnë se Suedia, javën e kaluar pati mesatarisht 6.25 vdekje në ditë për 1 milion njerëz. Në krahasim me të, Britania e Madhe regjistroi mesatarisht 5,75 vdekje në ditë për milion njerëz në të njëjtën periudhë shtatëditore, Belgjika mesatarisht 4.6, Franca mesatarisht 3.49 dhe Italia mesatarisht 3 Pra, ndërsa Suedia ka pasur shumë më pak raste të koronavirusit se sa më shumë vende me popullsi më të madhe si Italia dhe Gjermania, numri i të vdekurve për kokë banori është nga më të lartat në botë.

Arsyeja mund të kërkohet në zgjedhjen e qeverisë së Stokholmit të udhëhequr nga kryeministri socialdemokrat Stefan Löfven. Suedia nuk ua imponoi asnjëherë izolimin në shtëpi qytetarëve të saj, duke preferuar të inkurajojë përgjegjësinë personale të secilit. Udhëzimet kryesore ishin që ata të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë dhe të mbajnë distancën sociale kur janë në publik. Shumica e kompanive, restorantet, baret dhe shkollat ​​mbetën të hapura.

Johan Giesecke, një ish-epidemiolog suedez i njohur, tani këshilltar shëndetësor në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, mbrojti politikën e vendit të tij dhe tha se bllokimet kombëtare thjesht vonojnë numrin e pashmangshëm të rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve. “Ka shumë pak që mund të bëjmë për të parandaluar infeksionet“, shkroi ai në një artikull të botuar në Lancet në fillim të këtij muaji. “Izolimi masiv thjesht mund të vonojë rastet serioze për ca kohë, por pasi të lehtësohen kufizimet, rastet do të rishfaqen“, tha ai. “Unë pres që kur të llogarisim numrin e vdekjeve për Covid-19 në secilin vend në një vit, numrat do të jenë të ngjashëm, pavarësisht nga masat e marra“, përfundoi ai.

Megjithatë, nuk mund të jepet një përgjigje përfundimtare për suksesin apo jo të strategjisë që zgjodhi qeveria sudeze në luftën kundër koronavirusit. Ekspertët e shëndetësisë parashikojnë një valë të dytë të epidemisë në muajt e ardhshëm dhe nëse një e tillë bëhet realitet, atëherë do të mund të shohim më qartë nëse kishte të drejtë Suedia apo pjesa tjetër e botës që zgjodhi të izolohej.

SHBA, një e katërta e njerëzve nuk janë të interesuar për vaksinën

Periskopi.com Lajme

Një e katërta e amerikanëve janë pak ose aspak të interesuar për të bërë vaksinën e koronavirusit, zbulon një sondazh i kryer nga Reuters/Ipsos dhe i publikuar të enjten.

Disa nga të anketuarit shprehin shqetësimin se ritmi rekord me të cilin po zhvillohen vaksinat mund të rrezikojë sigurinë e tyre.

Ndërsa ekspertët e shëndetit thonë se një vaksinë për të parandaluar infeksionin është e nevojshme për të kthyer jetën në normalitet, sondazhi flet për një çështje që potencialisht ka të bëjë me besimin tek administrata Trump, i cila tashmë është vënë nën kritika për udhëzimet e saj shpesh kontradiktore lidhur me masat mbrojtëse ndaj pandemisë.

Rreth 36 për qind e të anketuarve thanë se do të ishin më pak të gatshëm ta bënin vaksinën nëse Presidenti Trump thotë se ajo është e sigurt, krahasuar me vetëm 14 për qind që u shprehën se do të ishin më të interesuar.

Shumica e të anketuarve e kryer me 4,428 të rritur në SHBA midis 13 dhe 19 majit, thanë se do të ndikoheshin shumë nga udhëzimet e Administratës së Ushqimit dhe e Barnave ose nga rezultatet e studimeve shkencore në shkallë të gjerë, nëse ato tregojnë se vaksina është e sigurt.

Më pak se dy të tretat e të anketuarve thanë se janë “shumë” ose “disi” të interesuar për vaksinën, një shifër që disa ekspertë të shëndetit prisnin të ishte më e lartë duke pasur parasysh ndërgjegjësimin për COVID-19n dhe më shumë se 92,000 vdekjet që lidhen me të në Shtetet e Bashkuara.

Katërmbëdhjetë përqind e të anketuarve thanë se ata nuk ishin aspak të interesuar për ta bërë vaksinën, 10 për qind se nuk ishin shumë të interesuar, ndërsa 11 të tjerë ishin të pasigurt.

Studimet për vaksinat janë duke u zhvilluar, por ekspertët vlerësojnë se të paktën 70 për qind e amerikanëve do të duhet të imunizohen përmes një vaksine ose një infektimi për të arritur atë që njihet si “imunitet turmës”, kur ka njerëz të mjaftueshëm rezistentë ndaj një sëmundjeje infektive për të parandaluar përhapjen e saj.

Mes të anketuarve që shprehin pak ose aspak interes për një vaksinë, gati gjysma thanë se ishin të shqetësuar për shpejtësinë me të cilën po zhvillohen studimet. Më shumë se 40 për qind thanë se besojnë që vaksina është më e rrezikshme se vetë sëmundja.

Presidenti Trump është zotuar një vaksinë do të jetë gati deri në fund të vitit, megjithëse zakonisht duhen 10 ose më shumë vjet për ta zhvilluar dhe testuar për sigurinë dhe efektivitetin. Shumë ekspertë besojnë se një vaksinë e miratuar plotësisht nga qeveria nuk do të jetë gjerësisht në dispozicion, të paktën deri në mesin e vitit 2021.

Disa ekspertë kanë thënë se theksi i Shtëpisë së Bardhë tek shpejtësia mund t’i shqetësojë njerëzit se po sakrifikohet siguria për hir të shpejtësisë.

Për më tepër, gjatë periudhës së pandemisë në mediat sociale janë shtuar dezinformatat në lidhje me vaksinat, sipas studiuesve akademikë.

Sondazhi nënvizon se edhe polarizimi i thelluar i vendit ka ndikuar në mënyrën se si e shohin njerëzit pandeminë.

Gati një në pesë republikanë thonë se nuk kanë interes për një vaksinë, më shumë se dyfishi i demokratëve që thonë të njëjtën gjë.

Në të gjithë botën ekzistojnë më shumë se 100 vaksina kandidate për COVID-19, përfshirë disa që tashmë janë në prova klinike me njerëz.

Mbi 12 mijë teste për koronavirus në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Kosova ka në total 989 raste me COVID-19 nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 12 mijë testime.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur se nga data 08 shkurt deri më 19 maj 2020, janë testuar saktësisht 12.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 989 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndryshe, në Kosovë gjatë ditës së marte janë shëruar edhe 15 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 769 raste.

Këto janë vendet e pazakonta ku sportistët po qëndrojnë gjatë izolimit

Periskopi.com Sporti

Në javët e fundit janë para shumë sportistë duke ushtruar në shtëpi dhe duke u munduar të gjejnë mënyra kreative për të qëndruar të shëndetshëm dhe të fortë. Por jo të gjithë sportistët kanë kufizuar veten në mes katër muresh.

Stadiumet, barkat dhe hotelet janë disa prej vendeve “alternative” ku sportistët po qëndrojnë gjatë bllokimit.

Sajti i Lojërave Olimpike “Tokio 2020” ka paraqitur shembujt e disa sportistëve. Nuk janë përfshirë xhudistët kosovarë që po qëndrojnë të izoluar në sallën e tyre në Pejë.

Parajsa në tokë

Ylli i surfingut nga Kosta Rika, Brisa Hennessy, që është kualifikuar për Tokio 2020, po pret në parajsë që sporti i saj të debutojë në Lojërat Olimpike.

Ajo ka treguar në një dokumentar se kishte fat gjatë krizës dhe se mund të surfojë, të vrapojë e madje të shkojë edhe në peshkim. Hennessy aktualisht po qëndron me familjarët e saj në resortin familjar në ishullin Namotu, një prej shumë ishujve që e përbëjnë Fixhin.

Kur Komiteti Olimpik të bëhet shtëpi

Maratonisti paraguaian, Derlys Ayala po jeton në Komitetin Olimpik Nacional të vendit të tij gjatë izolimit. Vrapuesi ishte duke jetuar me persona që ishin të rrezikuar nga COVID – 19 kështu që Komiteti Olimpik i Paraguait i ofroi strehim gjatë periudhës së karantinës.

Në kohën kur shumë atletë nuk mund të ushtrojnë, Ayala ka qenë me fat për të pasur një shteg të tij. Nëse mërzitet, ai mund të vrapojë në fushën e futbollit.

I tërë stadiumi për dy persona

Kjo mund të mos jetë një storie olimpike, por bota sportive është mahnitur prej saj. Një prej të punësuarve në klubin e La Ligas, Malaga, ka jetuar në stadium që nga viti 1966. Si shumica e njerëzve në Spanjë, Andres Perales ka qëndruar në shtëpi gjatë izolimit. Dallimi është që shtëpia e tij është stadiumi me hapësirë për 22 mijë persona.

Ai të paktën nuk është i vetëm. Djali i tij dhe qeni i tij po ashtu po qëndrojnë në stadium, që do të thotë se janë vetëm 21 mijë e 997 ulëse të lira në La Rosalda.

Izolimi në barkë

Lundruesja australiane, Mara Stransky po kërkon ëndrrën olimpike të saj në barkë. Në kohën kur shumica e njerëzve janë në shtëpi për shkak të COVID – 19, ajo së bashku me familjen kalojnë ditët në jaht në Brisbane. Kjo është arsyeja pse Stransky nuk ka ndërprerë stërvitjet gjatë izolimit.

Edhe në shtëpitë e tyre sportistët nuk kanë ndalur ushtrimet. Lojërat do të mbahen më vonë, por ato gjithsesi do të mbahen. Kështu që sportistët duhet të përgatiten edhe kur janë në bllokadë.

Ministria u jep leje klubeve shqiptare, nga nesër mund t’i nisin stërvitjet

Periskopi.com Sporti

Futbolli ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë. Si pasojë e lehtësimit të masave duke filluar nga e hëna më 18 maj, ashtu siç pritej, klubet e futbollit do të mund të rinisin stërvitjen direkt në grup dhe jo në mënyrë individuale, siç kishte njoftuar më herët ministrja Manastirliu.

Një lajm pozitiv ky për klubet e futbollit, që do ta kenë më të lehtë për t’u përgatitur, për rifillimin e kampionateve. Kujtojmë që Kategoria Superiore do të rinisë në 3 qershor, ndërkohë që Kategoria e Parë dhe e Dytë, është planifikuar të rinisë në 7 qershor, data këto në pritje të zyrtarizimit nga Ministria.

Më poshtë është edhe dokumenti me urdhërin e ministres, Ogerta Manastirliu, që lejon stërvitjen e spotistëve në ambiente të hapura. Aktivitetet sportive dhe stërvitjet në ambiente të mbyllura do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Koronavirusi, OBSH: Lehtësimi i bllokimit nuk nënkupton fundin e pandemisë

Periskopi.com Lajme

Lehtësimi i bllokimit në shumë vende europiane nuk duhet të shërbejë si një mundësi për të festuar fundin e koronavirusit, është paralajmërimi i nisur nga drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge në një intervistë për gazetën britanike ”Daily Telegraph”.

“Japonia dhe Singapori e kuptuan shpejt se nuk është koha për të festuar, por për t’u përgatitur,” tha Kluge.

“Jam shumë i shqetësuar. Mund të ketë një valë të dytë dhe një tjetër të gripit sezonal në vjeshtë. Njerëzit mendojnë se bllokimi ka mbaruar, por asgjë nuk ka ndryshuar”, shtoi ai.

Klubet e Suedisë kundër ndalimit të futbollit: “Na lejoni të ushtrojmë profesionin tonë”

Periskopi.com Sporti

Klubet elitare në futbollin suedez kanë akuzuar autoritetet shëndetësore të vendit se po i pengojnë të zhvillojnë profesionin e tyre me ndalimin e futbollit në vend.

Kampionati suedez pritet të rifillojë në datë 14 qershor, por duhet marrë drita jeshile nga autoritetet shëndetësore, të cilat i tremben grumbullimit të tifozëve jashtë stadiumeve.

“Ne mendojmë që kemi marrë një përgjegjësi të madhe për të kryer punën tonë pa lejuar përhapjen e koronavirusit dhe nuk shohim një lidhje me baret sportive për shembull, të cilat kanë përgjegjësitë e tyre.

Qendrat tregtare dhe restorantet lejohen të rrinë hapur për aq kohë sa respektojnë kërkesat e autoriteteve. Ndërsa ndeshjet nuk lejohen të luhen, pavarësisht se bëhet fjalë për 11 kundër 11 në një stadium bosh. Ku është logjika këtu?” thuhet në deklaratën e kampionatit suedez.

87 fëmijë të moshave 0 deri në 9 vjeç, të infektuar me koronavirus në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Në ditët e fundit, në Mitrovicë janë shënuar tri raste me COVID-19 te fëmijët. Bëhet fjalë për fëmijë të moshave 1, 2 dhe 3 vjeç.

Edhe pse, ekspertët kanë paralajmëruar se koronavirusi i ri po “i kursen” moshat e reja, në Kosovë të infektuarit nga 0 deri në 9 vjeç, përbëjnë gati 10 për qind të numrit të përgjithshëm prej 945.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tash janë shënuar 87 raste te fëmijët nga 0 deri në 9 vjeç, ndërkohë një më pak, 86 te grupmosha nga 10 deri në 19 vjeç.

“Fatmirësisht nuk ka të vdekur te këto grupmosha”, thuhet në një përgjigje të MSH-së për KOHËN.

Që nga 13 marsi, kur në Kosovë u paraqit rasti i parë me koronavirus, deri më tash, janë shënuar 945 raste. 29 pacientë kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë që 690 janë shëruar.

Në gjithë botën, sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”, të infektuar janë 4.500.476, të shëruar 1.618.806, kurse të vdekur 304.843.

24 të infektuar me koronavirus në Gjilan, sot priten rezultatet edhe të 63 personave

Periskopi.com Lajme

Në komunën e Gjilanit janë 24 persona me COVID-19, prej tyre një lehonë dhe një infermiere dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Ndërsa sot priten rezultatet e 63 personave, të cilët kanë pasur kontakt me personat e konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka folur për menaxhimin e pandemisë në këtë komunë.

“Burimi i katërt i infeksionit gjatë 62 ditëve që menaxhojmë me emergjencat civile kundër pandemisë për mos përhapjen e COVID-19 në Gjilan e ka rikthyer numrin e të prekurve me infeksion si pasojë e siç e thatë e një lehone që ka lindur një fëmijë të shëndosh në një spital privat në Prishtinë dhe një punëtore teknike, një infermiere e cila është po ashtu banore e Gjilanit dhe punon në atë klinik. Këto dy burime i kanë infektuar edhe 14 të tjerë sipas rezultateve të fundit në total janë 24 janë që janë të prekur me infeksion gjendja e tyre është në stabile me simptoma të lehta sepse shumica nuk kanë edhe simptoma , por janë në karantinim të plotë në vetë izolim dhe në mbikëqyrje 24 orë nga emergjenca civile dhe siguria publike në këtë rast Policia në mënyrë që mos të lejojmë kontakte tjera të mos lejojmë…Vala e kontakteve testimeve vazhdon sot janë edhe 63 testime si pasojë e kontakteve me këtë burim infeksioni”, theksoi ai.

Kreu i Gjilanit tha se masat karshi pandemisë janë duke i respektuar dhe ka kërkuar zgjerim të mëtejshëm të sektorit të ekonomisë.

“Masat janë mirëpritur dhe janë duke u zbatuar, në ekonomi duhet me u zgjerua parime i mos diskriminimit në zbatim sepse një sektor i ekonomisë ka mbetur pa u përfshirë nuk është e drejtë duhet me u përfshirë edhe shërbimet me lejua në standardin e njëjtë operimin e sektorit të ekonomisë sepse natyrisht që ka prekur jashtëzakonisht jetën e qytetarëve tanë. Shërbimet duhet me fillua me mendua për kohën kur me lirua sepse si sektor janë punëdhënës dhe punëmarrës dhe shkaktojnë defekt në sistem në zinxhirin ekonomik”, theksoi ai.

Haziri i cili është edhe nënkryetar i LDK-së adresoi kritika për institucionet për të cilat tha se janë bërë burim i infeksioneve.

“Qytetarët janë duke i respektuar i kisha lutur me i respektua institucionet deri tash nuk kemi asnjë veprim institucion kundrejt burimeve të infeksionit. Është bërë e patolerueshme nuk duhet me u tolerua tash e tutje që burimi i infeksioneve nga moskujdesia si pasoj tek ne “, theksoi ai.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancën fizike dhe të mbahen dorëzat e maskat.

Në gjithë vendin janë 927 raste me COVID-19, 671 të shëruar dhe 29 persona kanë vdekur.

Ja arsyet pse Premier Liga e Bjellorusisë vazhdoi gjatë pandemisë

Periskopi.com Sporti

Ndërsa Evropa u mbyll shtet pas shteti gjatë muajve të fundit, futbolli u bë një nga shumë industri që ndaloi.

Ligë pas lige u pezulluan, dhe derisa stërvitjet nëpërmjet aplikacioneve e video-lidhjeve u bën normë për sportistët elitarë, ishte një shtet që insistonte se duhet vazhduar.

Futbolli në Bjellorusi vazhdoi, luheshin ndeshjet që quan edhe në kritika të shumta përfshirë edhe nga Unioni i Futbollistëve Profesionistë (FIFPRO).

“Mendoj se ne kishim më pak se 100 raste kur filloi stinori”, ka thënë zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Bjellorusisë, Aleksandr Aleinik, shkruan “Sky Sports News”. “Ministria e Shëndetësisë mori shumë masa për të parandaluar përhapjen e virusit. Dërguan rekomandime te ne dhe ne ia dërguam klubeve”.

Tifozët vazhdonin të ishin prezent nëpër ndeshje, ndërsa Federata e Futbollit të Bjellorusisë, vendosi dezinfektues të duarve dhe po ashtu tifozëve u kontrollohej temperatura para futjes në stadiume.

“Mesatarja jonë stinorin e kaluar ishte pak mbi 2000 shikues dhe u bë më e ulët këtë stinor pas lajmit për virusin. Ne nuk mbyllëm stadiumin për publikun, por u munduam të ulim tifozët larg njëri-tjetrit. Vendosëm edhe gjel anti-bakterial dhe stafe mjekësore që kontrollonin temperaturën e tifozëve”, ka treguar Aleinik.

Ndërkohë, jashtë vendit tifozët e futbollit në mbarë botën nisën të interesoheshin për ligën. Sky Sports News ka transmetuar golat dhe një grup i shokëve në Australi ka lansuar një grup të tifozëve dhe janë takuar virtualisht për të transmetuar ndeshjet.

Pasi shikuan SFC Slutsk duke fituar 3:1 ndaj Slavia Mozyr – në një ndeshje ku u akorduan pesë penallti – ata pëlqyen kampionatin, por u bë e qartë se kishte ndjenja të përziera në mesin e atyre që luanin.

“Kishte mendime të ndryshme. Në atë kohë ishim liga e vetme që po luhej dhe kishte shumë vëmendje nga shtetet tjera dhe mediat. Disa lojtarë, veçanërisht ata nga jashtë, ishin të shqetësuar, por disa lojtarë ishin plotësisht në rregull që të vazhdonin. Ne nuk kishim lojtarë që po refuzonin të luanin apo donin të largoheshin nga klubi, por kishte mendime ndryshe”, ka deklaruar Aleinik.

Virusi ka filluar vetëm tash që të ndikojë në ligën ku ndeshja e të premtes mes FC Minsk dhe Neman Grodnos u pezullua pasi një lojtar shfaqi simptome të COVID-19.

Po ashtu ishte pezulluar ndeshja e kategorisë së dytë mes FK Arsenalit dhe Lokomotiv Gomelit dhe lojtarët e përfshirë do të testohen.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka deklaruar se sporti është anti-virusi më i mirë dhe madje ka thënë se edhe nëse pinë vodka mund të ndihmojë.

Pra, a është ndikuar vendimi i Federatës së Futbollit të Bjellorusisë nga këto deklarata?

“Një gjë është përkthimi e tjetër gjë konteksti. Vërtetë nuk dua të komentoj këtë. Vendimi i federatës është i bazuar në gjitha informatat që marrim nga autoritetet e shëndetësisë. Është e vështirë të japësh një koment të saktë për diçka që ndodh në një shtet tjetër. Kur situata me virusin u bë më keq kufijtë u mbyllën. Secili shtet merr masa ndryshe. Ka çasje ndryshe. Ne kemi një sistem shëndetësor të cilit i besojmë plotësisht dhe bazuar në komunikimin me ta ne kemi marrë vendimin. Kur dikush nga jashtë thotë se është gabim ne kemi ndjenjë më të mirë të asaj që ndodh në Bjellorusi sesa ata që janë nga jashtë”, ka thënë Aleinik.

Nuk dihet se nga u infektua me koronavirus pacienti nga Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi për Periskopin ka konfirmuar se ende nuk dihet burimi i infeksionit të personit nga Prelezi i Jerlive i cili doli pozitivë me koronavirus.

Ademi ka thënë se kontaktet e personit në fjalë janë marrë dhe se janë 11 persona të cilëve pritet që të testohen nga Instituti i Shëndetësisë Publike.

“Ende nuk dihet burimi i infeksionit për personin e infektuar dje. Kontaktet e personit në fjalë i kemi marrë dhe deri tani kemi 11 kontakte dhe sot u bëhen mostrat këtyre personave”, ka thënë ai për Periskopin

Tutje Ademi ka thënë se deri më tani në Ferizaj janë vetëm pesë raste aktive.

“Momentalisht janë ende edhe 5 raste aktive me COVID-19.”, ka thënë Ademi.

Me rastin që u bë i ditur mbrëmë, numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Ferizaj shkon në 101.

Kujtojmë që Ferizaj është komuna më e prekur nga koronavirusi. SH.B/Periskopi/

 

Italia do të rihapë baret dhe restorantet nga java e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Italia ka caktuar datën për rihapjen e bareve, restoraneve dhe salloneve në zbutjen e masave të bllokimit nga COVID-19.

Bare, restorante, parukierë dhe sallonet do të rihapen në të gjithë Italinë nga 18 maj, raporton Reuters.

Autoriteteve rajonale u është dhënë fuqia për të hequr kufizimet ndaj bizneseve, të cilat fillimisht kishin qenë për shkak të rihapjes nga 1 qershori.

Masa, e njoftuar nga qeveria vonë mbrëmë, erdhi pas presionit nga liderët rajonalë që të lejohen të krijojnë planin e tyre të rihapjes.

Masat e sigurisë do të duhet të zbatohen para se të hapen institucionet, me restorante që kërkohen për të vendosur distanca prej katër metrash ndërmjet darkave, transmeton lajmi.net.

Kishte 744 raste të reja të koronavirusit në Itali të hënën – rritja më e ulët ditore që nga 4 marsi. Vdekjet u rritën nga 179 në 30,739.

Lehtësimi i masave, shkak i rritjes së rasteve me koronavirus në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Për ditë me radhë në Kosovë, numri i të infektuarve ishte shumë më i vogël se sa ai i të shëruarve.

Por, kjo ndryshoi, duke bërë që numri i të infektuarve përsëri të rritet.

E mikrobiologu Lul Raka, po thotë që arsye e kësaj rritjeje është lehtësimi i masave të lëvizjes, ku pastaj qytetarët në mënyrë të pakontrolluar dolën.

“Trendi i javës së fundit u përmbys ditën e mbrëmshme, ku kishim 14 raste të reja, deri mbrëmë kishin numër njëshifror e numri i të shëruarve ishte shumë më i madh, kjo shpjegohet me faktin që me 4 maj është bërë lehtësimi i masave në Kosovë edhe ka pas një dalje pak a shumë të pakontrollu të masiv edhe kjo menjëherë është reflektu d.m.th në 5 ditshin e parë menjëherë shihen rezultatet”, ka thënë Raka.

Megjithatë, Raka shton që një rritje është e pritshme pas lehtësimit të masave, megjithatë, kjo duhet të jetë e menaxhueshme e qytetarët përsëri të mos dalin pa nevojë e ku ka grumbullim të njerëzve

“Është e pritshme që pas lehtësimit të masave të ketë një rritje të lehtë, por poenta është që kjo rritje të jetë e menaxhueshme nga institucionet shëndetësore të Kosovës e masat që janë marrë në fazën e parë kanë dhënë rezultat edhe kanë treguar që është arritur qëllimi që është të mos tejkalohet kapaciteti menaxhues i klinikës infektikve dhe i kujdesit intensiv për menaxhimin e rasteve eventuale”, ka thënë Raka.

Raka tregon që në Kosovë u krijuan edhe vatra të reja të infeksionit.

“Kanë qenë vatra të reja disa e tashmë janë shpërndarë në disa pjesë tjera të Kosovës të shohim sa do të kenë shtrirje këto vatra, në Kosovë kemi parë që numri më i madh i rasteve ka qenë për shkak të mos zbatimit të këshillave dhe udhëzimeve nga MSH dhe IKSHPK, e dihet që qfarëdo mosrespektimi kushton me përhapje të infeksionit”.

E ajo çka do të i ndihmonte Kosovës e qytetarëve, sipas Rakës janë testet seriologjike.

“Testet seriologjike nuk kanë nisur ende është një vonesë mendoj që këto teste gjithsesi duhet të sigurohen prej MSH e të fillon testimi masiv është me rëndësi të kemi pasqyrë të qartë sa është përqindja e personave të infektuar në Kosovë, dje dhe pardje ka pasur disa laboratorë private të cilët në rrugët e tyre kanë siguruar teste seriologjike, kanë filluar të bëjnë teste e që ka has në MSH, pasi në aspektin ligjor ende nuk është rregullu kjo çështje e besoj që sa më shpejtë të ketë një përgjegje pasi në interesin e qytetarëve të Kosovës duhet të ketë sa më shpejtë teste seriologjike, edhe për të konstatu a e kanë kalu apo jo edhe për të pasur një pasqyrë për një përqindje të atyre që e kanë kaluar pasi ky numër mund të jetë determinues i valës eventuale, të dytë e cila mund ta godit Kosovën. Kjo varet nga furnizimi, kemi pas nevojë edhe me teste molekulare që kemi bërë afër 10 mijë e problemi më i madh ishte për t’u furnizuar me teste, e ky ka qenë shkaku kryesor që nuk ka pas shumë teste dhe e njëjta është nga testet seriologjike, por është e rëndësishme që me një hulumtim të kemi pamje se sa është vlera e përafërt e personave të prekur nga COVID-i, pasi edhe në shtete tjera rasti i parë ishte vërtetu 24 janar, por nga mostrat në spitale është konstatu që rasti i parë ishte në fund të dhjetorit, e këto teste mund të na ndihmojnë ta shohim që indikacione ka që raste ka pas para konfirmimeve”.

Koronavirusi, 179 viktima në 24 orët e fundit në Itali

Periskopi.com Lajme

Italia ka nisur javën dytë të fazës së dytë të bashkëjetesës me virusin e kurba e pandemisë prej disa ditësh regjistron një qëndrueshmëri drejt uljes së numrit të viktimave e të rasteve pozitive.

Qeveria italiane pritet të aprovojë gjatë orëve në vijim planin ekonomik për lansimin e ekonomisë pas dëmeve kolosale që pandemia po shkakton në të gjitha sektorët prodhues e tregtarë.

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 179 viktima e 744 raste pozitive më shumë.

Numri total i viktimave ka arritur në 30,738 e numri total i personave të infektuar nga Covid 19 deri më sot është 219,814.

Persona aktualë pozitiv me koronavirus në Itali janë 82,488.

Pacientë që po kurohen në struktura spitalore janë 13,539.

Pacientë që po kurohen në repartet e terapisë intensive janë 999 e 28 pacientë më pak se një ditë më parë.

Pacientë të shëruar nga Covid19 deri më sot më sot në Itali janë 106,587 e janë 1,401 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Në rajonin e Lombardisë më i godituri deri më sot janë gjithsej 15,054 viktima e 64 viktima më shumë se një ditë më parë e 364 persona të infektuar më shumë në 24 orët e fundit.

Në rajonin e Vall D’Aosta në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë e vetëm një rast pozitiv me Covid 19.

Në rajonin e Toskanës në veri të vendit janë shënuar 8 viktima, 13 raste pozitive e 79 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë, transmeton oranews.

Në rajonin e Lazios ku gjeografikisht ndodhet kryeqyteti Romë dita e sotme ka regjistruar numrin më të ulët që nga nisja e pandemisë deri më sot janë 25 raste pozitive e 5 viktima më shumë se një ditë më parë.

Në Romë janë 15 raste pozitive e 3 viktima më shumë në 24 orët e fundit.

Në jug të vendit në rajonin e Puglias sot janë regjistruar 14 raste pozitive më shumë e 3 viktima.

Deri më sot në Itali janë kryer 2 606 652 tampone.

Kampionati portugez rikthehet në fund të majit, por tetë lojtarë dalin pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Të paktën tetë raste pozitive me Coronavirus kanë rezultuar pas testeve të fundit të skuadrave të kampionatit elitar të futbollit në Portugali, I cili pritet të kthehet në fushë në fund të muajit maj.

Kampionët në fuqi të Benfica ka bërë të ditur se mesfushori David Tavarez është infektuar nga virusi, por ndohet në karantinë dhe pa simtoma.

Exs8srtxgai4swy

Më parë, Vitoria Guimaraes kishte konfirmuar tre raste, ndërsa një të tillë ishte zyrtarizuar pas testeve edhe në skuadrën e Moreirense. Po ashtu, tre lojtarë dhe dy antëarë të stafit teknik ishin konfirmuar pozitivë nga Famalicao javën e shkuar.

Të gjithë janë në karantinë, ndërsa sipas protokollit, klubet e Primera Division në Portugali do t’i nënshtrohen të tjera testeve me tamponë përpara nisjes së kampionatit, që pritet në javën e fundit të këtij muaji siç ka njoftuar më parë qeveria në vend.

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Francë arrin në 26.380

Periskopi.com Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar edhe 70 raste të reja me fatalitet duke bërë kështu që numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në nivel vendi të arrijë shifrën 26 mijë e 380.

Presioni në njësitë e kujdesit intensiv vazhdon të lehtësohet, por 22.569 njerëz vazhdojnë të mbeten të shtruar në spitale sot si pasojë e infeksionit me koronavirus, përfshirë 2.776 raste të rënda në kujdesin intensiv.

Ndryshe, Franca ka paraparë dalje nga izolimi nga dita e hënë, 11 maj, në vend të datës 1 korrik që ishte paraparë më herët

OBSH: Koronavirusi mund të luftohet si lija para 40 vjetësh

Periskopi.com Lajme

Ndërkohë që bota shënon një arritje të madhe të shkencës dhe shëndetit publik me zhdukjen e lijës 40 vjet më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se metoda që u përdor për të zhdukur këtë sëmundje vdekjeprurëse mund të shërbejë sot për të luftuar coronavirusin.

Vetëm në shekullin XX, mbi 300 milionë vetë kanë vdekur nga lija deri kur u zhduk në 1975 në përpjekje të kryesuara nga OBSH. Historianët pohojnë se suksesi i dedikohet unitetit dhe bashkëpunimit global, ku edhe SHBA dhe Rusia bashkëpunuan megjithëse ishte kulmi i Luftës së Ftohtë.

Rosamund Lewis, kreu i Sekretariatit të OBSH për Lijën, tha për Zërin e Amerikës se mund të gjenden plot paralele në metodat e asaj periudhe dhe luftës sot me coronavirus.

”Kjo u arrit me masa themelore të shëndetit publik, bazuar tek epidemiologjia, identifikimi i rasteve, indetifikimi i kontakteve, karantina, izolimi dhe trajtimi,” tha zonja Lewis.

“Këto janë metodat dhe mënyrat bazë që sollën zhdukjen e sëmundjes. Për lijën u gjet vaksina dhe për coronavirusin ende nuk kemi vaksinë. Prandaj puna kërkimore-shkencore është shumë e rëndësishme”.

Mostrat e virusit të lijës mbahen nën masa të rrepta kontrolli në dy qendra të OBSH-së, njëra në SHBA, tjetra në Rusi.

Zonja Lewis thotë se ekzistenca e këtyre mostrave vazhdon të mbajë gjallë debatin nëse ato duhen ruajtur për qëllime kërkimore, ose nëse duhen shkatërruar për të shmangur rrezikun që virusi aksidentalisht të shpëtojë dhe të fillojë të infektojë popullatën.

Vende të ndryshme kanë rezerva vaksine, me frikën se lija mund të rishfaqet, ndërkohë që për sëmundjen ekzistojnë kura të miratuara.