Tag: koronavrusi

Messi në palestër me fëmijët e tij, nuk kërkon shoqëri më të mirë për ushtrime
Pezullimi i të gjitha ndeshjeve të futbollit për shkak të koronavrusit ka bërë që të gjithë futbollistët të punojnë në palestrat e tyre në shtëpi.
Edhe argjentinasi, Lionel Messi, sot ishte duke punuar shumë në palestrën e tij personale në shtëpi.
Ndërkaq, legjenda e Barcelonës nuk u pa vetëm, ai u pa duke djegur kalori në palestër me fëmijët e tij, të cilët u panë duke vrapuar përkrah tij. /Periskopi.com/

Liverpool dhuron para për t’i ndihmuar personat që kanë nevojë për ushqim
Liverpool ka bërë një gjest shumë human, ata kanë mbështetur një iniciativ bamirësie që është bërë për shkak i koronavirusit, duke dhuruar 45 mijë euro.
Kjo iniciativë është duke u bërë për shkak të situatës që është duke e kaluar edhe Anglia si shkak i koronavirusit.
Andaj kanë filluar iniciativa që të grumbullohet ushqim për personat të cilët kanë nevojë.
Po ashtu është treguar që futbollistët e Liverpool nuk e kanë për herë të parë që kanë ndihmuar dhe kanë treguar mbështetjen e tyre.
Deri tash koronavirusi ka vrarë mbi 5 mijë e 600 njerëz./Periskopi.com/
#LFC's first-team squad, @LFCFoundation, @Red_Neighbours and club staff will come together to back @SFoodbanks during the suspension of @premierleague football. #UnityIsStrength ✊ https://t.co/EhgFSjUUAc
— Liverpool FC (@LFC) March 14, 2020

Koronavirusi, Shpend Ahmeti kërkon të konsiderohet mbyllja e shkollave në Kosovë
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit se në Shqipëri janë konfirmuar dy persona me koronavirus.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se duhet të merren masa lidhur me parandalimin e këtij virusi, derisa ka shtuar se duhet të konsiderohen ndalimi i tubimeve publike dhe pushimet në shkolla.
“Edhe njëherë – marr parasysh përhapjen e virusit rreth nesh dhe zhvillimet në vendet e prekura, ne kemi mundësinë që këto masa ti marrim tani. Ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë. Pa panik, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim”, ka shkruar ai.

Iraku konfirmon dy vdekjet e para nga koronavirusi
Ministria e Shëndetësisë në Irak ka konfirmuar dy rastet e para të vdekjes nga koronavirusi.
Viktimat janë një grua me sistem të dobët imunitar, dhe një 65 veçar i cili vuante nga sëmundje kronike, raporton BBC.
Iraku deri më tani ka raportuar 34 raste të prekura me koronavirus sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Shumica prej tyre lidhen me afërsi me Iranin, shtet ky në të cilin 107 persona kanë vdekur dhe janë prekur 3,513, përcjell Periskopi.

Nga Kina në Itali, rëndohen bilancet nga koronavirusi
Ka ndryshuar sërish bilanci i personave të prekur dhe viktimave nga koronavirusi.
Në Kinë 71 persona të tjerë humbën jetën duke e çuar në 2663 numrin total të vdekjeve nga koronavirusi.
Gjithashtu është rritur edhe numri i të infektuarve ku janë regjistruar 508 raste të reja duke e çuar në 77,658 numrin e personave të prekur që nga shfaqja e parë e virusit.
Nga ana tjetër 2.589 persona u shëruan nga virusi vdekjeprurës. Nga vdekjet e reja në Kinë, 68 janë regjistruar në rajonin e Hubeit, dy në Shandong dhe një në Guangdong.
Edhe në Korenë e Jugut raportohet për një përkeqësim të situatës. Korea e Jugut është vendi i dytë në botë i prekur nga koronavirusi.
Sipas autoriteteve shëndetësore janë regjistruar 60 raste të reja të infektuara duke e çuar në 893 numrin e personave të infektuar në Korenë e Jugut.
Ndërkohë, në Itali numri i të vdekurve ng a virusi mbetet 7, ndërsa i atyre të infektuar ka shkuar në 232.
173 të infektuar dhe 6 viktima në Lombardi; 33 të infektuar dhe një vdekje në Veneto; 18 të infektuar në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Tirolin e Jugut dhe një në Siçili. Viktimat janë kryesisht të moshuar.