Ministri i Drejtësisë e falënderon ambasadorin Kosnett për korrektësinë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka falënderuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovës, Philip Kosnett, për korrigjimin e reagimit  që ky i fundit kishte bërë ndaj Ministrisë së Drejtësisë.

Tahiri ka thënë se shqetësimet dhe përpjekjet për fuqizimin e sundimit të ligjit janë të përbashkëta dhe se puna duhet të vazhdojë me këmbëngulësi.

“E falënderoj Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z. Philip Kosnett për korrektësinë. Republika jonë nuk ka pasur partner më të fuqishëm sesa SHBA-të në rrugën tonë drejt konsolidimit. Shqetësimet dhe përpjekjet për fuqizimin e sundimit të ligjit janë të përbashkëta dhe puna jonë duhet të vazhdojë me këmbëngulësi. S’ka rrugë të mesme. Vetëm sundimi i ligjit e bën Kosovën një Republikë të cilën e presin dhe e duan qytetarët e saj”, ka shkruar Tahiri në facebook.