Kryministria thotë se Kosnett ka përgëzuar Kurtin për performancën e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin amerikan në Prishtinë,  Philip Kosnett dhe shefen e Njësisë së Ekonomisë pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Lori Michaelson.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të nisur për media nga Qeveria.

Sipas këtij njoftimi, Kosnëett e ka përgëzuar Kurtin për performancën e deritanishme të qeverisë, aprovimin e Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe për masat e ndërmarra dhe angazhimin e qeverisë në lidhje me Corona Virus COVID-19.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin, Kosnett, për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës.

Më tutje ai theksoi se për vendin, në këto momente, është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet tërësisht vëmendje aspektit shëndetësor të njerëzve dhe vitalitetit të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së tërhiqet nga bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

Periskopi.com Lajme

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se është dorëhequr nga bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Ambasadori Philipp Kosnett ka konfirmuar përmes Twitter se ata nuk mund të jenë pjesë e kësaj agjencia përderisa ajo iu shërben interesave të caktuara politike dhe jo qytetarëve.

“SHBA është dorëhequr nga bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, sikur që Britania e Madhe bërë paraprakisht. Ne nuk mund të vazhdojmë të jemi pjesë e saj derisa lidershipi i saj i shërben interesave personale dhe politike dhe jo qytetarëve”, ka shkruar Kosnett.

“Përzgjedhja e miqve të pakualifikuar për të zënë pozicione qeverisëse e dëmton imazhin e Kosovës dhe e thyen besimin e publikut”.

Kundërshtimi i SHBA-së sikurse i Britanisë së Madhe është ndaj Naser Shalës dhe qëndrimit të tij në krye të agjencisë.