Kosovën e pret një Kombëtare e vështirë në parakualifikimet për Kampionat Botëror

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do ta nisin kampanjën parakualifikuese me ndeshjen kundër Islandës.

Ky takim do të luhet më 20 shkurt në Prishtinë

“Dardanët” janë gati për një nismë të madhe duke premtuar se do të japin gjithçka për ndeshjen e parë të fazës parakualifikuese të Kampionatit Botëror 2023 në basketboll në mënyrë që të tregojnë vlerat e veta.

Kosova e pret Islandën, në duelin e vlefshëm për Grupin B të rundit të parë, që do të zhvillohet më 20 shkurt në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00.

Kujtojmë, në dy vitet e fundit Kosova ka dëshpruar në parakufalifikime që kishte pasi në asnjë rast nuk arriti kalimin tutje.

Kosova deklason Luksemburgun

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka shënuar fitore bindëse ndaj Lukezmburgut me rezultat 109:88, në ndeshjen e vlefshme për parakualifikimet në Eurobasket 2021.

Dardan Berisha me 32 pikë ishte më efikasi në fitoren e Kosovës, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Divine Myles (23), Mikaile Tmusic (22) e Fisnik Rugova me 14 pikë, transmeton Periskopi.

Në anën tjetër, te Luksemburgu pikë dyshifrore patën Oliver Vujakovic (19) e Thomas Grun e Alex Laurent, të cilët ndeshjen e përfunduan me nga 16 pikë të shënuara.

“Dardanët” gjatë gjithë kohës ishin më të mirë dhe fitorja e tyre nuk u rrezikua për asnjë moment, fitore e cila ende “i mban në lojë” për kualifikim. /Periskopi.com/

Kosova-Luksemburgu, këto janë çmimet e biletave

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në basketboll nesër do të luajë ndeshjen e radhës parakualifikuese për EURO2021.

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kosova do të luajë ndaj Luksemburgut, transmeton Periskopi.

Tashmë FBK ka bërë edhe njoftim zyrtar lidhur me biletat e kësaj ndeshje.Ato do të mund t’i bleni me çmim 2 euro, nga ora 12:00 nesër afër Neëbornit.

Njoftimi: Biletat për ndeshjen Kosovë – Luksemburg mund t’i bleni nesër nga ora 12:00 te Neëborni.Çmimi i një bilete është 2€. /Periskopi.com/

Për shkak të kushteve të dobëta në “Minatori”, Kosova detyrohet të luajë kundër Luksemburgut në Prishtinë

Periskopi.com Sporti

Ndeshja Kosova-Luksemburgu më 14 Gusht 2019 në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet në Prishtinë.

Ndeshja do të luhet në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 20:30.

Një vendim të tillë Federata e Basketbollit të Kosovës e ka marr pas sugjerimeve të FIBA-s të marra menjeherë pas ndeshjes së luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Në ndeshjen Kosova – Britania e Madhe për shkak të ngarkesës së madhe të rrymës është ndalë semafori, që ka shkaktuar më pas edhe probleme të tjera teknike dhe organizative dhe kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet.

Federata e Basketbollit të Kosovës e falënderoi qytetin e Mitrovicës dhe KB Trepçën për gatishmërinë që e kanë treguar në ndihmën organizative të këtyre ndeshjeve. /Periskopi.com/

Mbyllet pjesa e parë me një pikë diferencë

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Kosovës e Britanisë së Madhe.

Kombëtarja e Kosovës ka bërë më mirë në çerekun e dytë, duke e ngushtuar epërsinë e britanikëve, transmeton Periskopi.

“Dardanët” nga disavantazhi 10:15 në çerekun e parë, e kanë ngushtuar epërsinë e Britanisë së Madhe në vetëm një pikë.

Çereku i dytë i ndeshjes përfundoi me rezultat 27:28.

Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën parakualifikuese të “EuroBasket 2021”. /Periskopi.com/

Këtu mund ta shikoni direkt ndeshjen mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe

Periskopi.com Sporti

Kosova po zhvillon ndeshje parakualifikuese për në “EuroBasket 2021” kundër Britanisë së Madhe sonte.

Vetëm fitorja në këtë takim do t’i kryente punë “Dardanëve”, në mënyrë që t’i mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim tutje.

Në takimin e parë, “Dardanët” ishin mposhtur me tetë pikë disavantazh, 80-88 nga Luksemburgu.

Kujtojmë se ndeshje kundër Britanisë së Madhe po zhvillohet në “Minatori” të Mitrovicës. /Periskopi.com/