Shikoni se çfarë thotë Berbatov për fitoren e Kosovës kundër Bullgarisë

Periskopi.com Sporti

Paraqitja e Kosovës sonte në ndeshjen kundër Bullgarisë i ka mahnitur e befasuar shumë kritikë të futbollit.

I befasuar nga loja e Kosovës ka mbetur edhe ish-futbollisti i Manchester United, Dimitar Berbatov.

 

Në një bashkëbisedim me gazetarin e njohur, Arlind Sadiku, ai ka pranuar që është befasuar me paraqitjen e Kosovës.

 

“Nuk e kam parë më herët Kosovën duke luajtur. Me të vërtetë jam i befasuar.”, tha ish ylli i Manchester United dhe i Tottenham.

Kosova me fitoren kundër Bullgarisë e rritur serinë e ndeshjeve pa humbje në 14-të.

​Nesër mund t’i blini biletat për ndeshjen Bullgari – Kosovë

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të interesuarit për të blerë bileta për takimin Bullgari – Kosovë, që zhvillohet më 10 qershor në Sofje, se biletat mund t’ i blejnë në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Pasi që biletat janë pronë e Federatës bullgare, personat që bëjnë blerjen e biletave duhet të sjellin me vete një kopje të letërnjoftimit. Çmimi për 1 biletë është 15 euro (i vendosur nga Federata Bullgare e Futbollit). Sasia e biletave është e limituar.

Blerja e tyre mund të bëhet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës nga data 29.05.2019 nga ora 09:00-12:00 dhe nga ora 13:30-16:00”, thuhet në njoftimin e FFK-së.