Një arsye pse ka fituar Kosova dhe që nuk e kemi ditur askush (s’ka të bëjë me gola)

Periskopi.com Fun

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka reaguar përsëri për fitoren e Kosovës kundër Bullgarisë me rezultat 2-3, shkruan Periskopi.

Çitaku në postimin e saj në Facebook ka shkruar, “Një arsye pse ka fituar Kosova dhe që nuk e kemi ditur askush (s’ka të bëjë me gola)”

Por, më pas ajo ka treguar arsyen pse, duke thënë, “Dmth, çelësi qenka unë mos me mujtë me kqyrë lojën ? O zemrën bre ma kënaqët ???#Kosova

Shkrimi i saj i plotë në FB:

Dmth, çelësi qenka unë mos me mujtë me kqyrë lojën ? O zemrën bre ma kënaqët ???#Kosova

Kështu duket tabela në grupin A pas fitores historike të Kosovës

Periskopi.com Sporti

Kosova ka shënuar fitore historike në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

“Dardanët” triumfuan si mysafir në stadiumin e Sofjes kundër kombëtares bullgare me rezultat 3-2

Kjo ka bërë që përfaqësuesja jonë tashmë në grupin A të ketë pesë pikë pas tri ndeshjeve.

Një më shumë e ka kombëtarja e Republikës së Çekisë, e cila pas fitores kundër Malit të Zi (3-0), ka gjashtë pikë në tri ndeshje.

Në pozitën e parë është kombëtarja e Anglisë, e cila ka po aq pikë sa çekët, por që gol dallimin e kanë më të mirë.

Ndryshe, malazezët zënë pozitën e fundit të renditjes tabelore me dy pikë në tri ndeshje.

Veseli: Kjo është Kosova e jonë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka publikuar një video nga festa në stadiumin e Bullgarisë, ku Kosova fito me rezultat 3-2, shkruan Periskopi.

Në këtë video shihet atmosfera e zjarrtë që po mbretëron në Bullgari.

Kësaj video i pari i Kuvendit i ka bashkangjitur një mbishkrim ku shkruan, “Kjo është Kosova jonë! Gjithmonë krenar me djemtë tanë të mrekullueshëm. ??”.

Më poshtë keni videon e Veselit:

Kjo është Kosova jonë! Gjithmonë krenar me djemtë tanë të mrekullueshëm. ??

Kjo është Kosova jonë! Gjithmonë krenar me djemtë tanë të mrekullueshëm. ??

Posted by Kadri Veseli on Monday, 10 June 2019

Shikoni si shpërthen komentatori arab kur Rashica i shënon gol Bullgarisë

Periskopi.com Sporti

Ka nisur pjesa e dytë në stadiumin “Vasil Levski” në ndeshjen mes Bullgarisë dhe Kosovës.

Pjesa e dytë ka nisur me rezultatin 1:1, por menjëherë kanë shënuar bullgarë për rezultatin 2-1.

E para shënoi Kosova përmes Milot Rashicës në minutën e 14-të.

Tani po bën ‘bujë’ një video ku golin e futbollistit nga Vushtrria e komenton një komentantor arab, i cili ‘çmendet’ pas golit të 22-vjeçarit.