Më në fund vjen reagimi nga FFK: Përjashton duhanxhinjtë famëkeq

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit të Kosovës përjashtoi 3 futbollistë të skuadrës kombëtare të futsallit për shkak të rezultateve të dobëta në ndeshjet kualifikuese për kampionatin europian të 2022 si dhe shkelje të rregullave të disiplinës sportive duke konsumuar duhan.

Këshilli i Çështjeve Emergjente të FFK-së vendosi të përjashtonte Oso Gjinovci, Bajram Ramdani dhe Dardan Topilla duke konsideruar se nuk kanë përfaqësuar në mënyrë të denjë fanelën e Kosovës.

Në fazën kualifikuese të zhvilluar në Gjeorgji, Kosova mori 1 fitore (4-2 me Austrinë) dhe 2 humbje (ndaj Gjermanisë 8-4 dhe Gjeorgjisë 6-1). Këta futbollistë u kapën duke konsumuar duhan në ambjentet e aeroportit të Tbilisit në Gjeorgji.

Ngjarja mori përmasa të mëdha ku kritikat kanë qenë tejet të ashpra ndaj këtyre futbollistëve. /Periskopi.com/

Duhanxhiu i Kombëtares tregon aftësitë në palestër, shënon në fitoren e Kosovës kundër Austrisë

Periskopi.com Sporti

Pas skandalit të ditës së djeshme ku qarkulluan foto të futbollistëve të Kombëtares së Kosovës në futboll duke pirë duhan, ndodhia është eklipsuar tash nga triumfi i “Dardanëve”.

Kosova e mposhti Austrinë me rezultat 4-2, me Dardan Topillan që shënoi njërin nga golat, e i njëjti ishte parë në foto duke pirë duhan, transmeton Periskopi.

Qerimi e Dobroshi realizon golat e tjerë, me këtë të fundit që realizoi dy.

Kombëtarja e Kosovës në futsall po qëndron në Gjeorgji, shtet në të cilin po luhet rundi preliminar i kualifikimeve për Kampionatin Evropian “EUR FUTSAL 2021”. /Periskopi.com/