Ja sa udhëtarë përdorën trenin vetëm gjatë 3 muajve të fundit në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Agjencia e Statistikave të Kosovës sot ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për TM3 2019, duke raportuar se rreth 90 mijë udhëtarë vetëm gjatë 3 muajve të fundit kanë përdorur trenin.

Komunikata e plotë:

 

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për TM3 2019, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor, dhe telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Në tremujorin e tretë të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 90 mijë.

Transporti i mallrave me tren në tremujorin e tretë të vitit 2019 ishte rreth 372 mijë tonë.

Sa i përket numrit të fluturimeve, në TM3 2019 ishin 2 896 fluturime, ose 14 % më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2018).

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti, gjatë këtij tremujori, ishte rreth 783 mijë. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2018) kishte një rritje për 8.52 %.

Kosova e përfundon me humbje Kampionatin Evropian në hendbollin e femrave

Periskopi.com Sporti

Me ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, ka përfunduar kampionati evropian, Divizioni B, për Kombëtaren U17 të Kosovës në hendboll (femrat).

Ndeshja për vend të nëntë është luajtur sot gjatë ditës, ndërsa fitore ka shënuar Azerbajxhani me rezultat 35:28. Kështu kombëtarja jonë ka përfunduar në vend të 10-të, transmeton Periskopi.

Në pjesën e parë loja ishte e barabartë, ndërsa kombëtarja jonë shpesh ishte në epërsi prej një goli. Pjesa e parë përfundoi 15:14 për Azerbajxhanin.

Shkëputja u bë në fillim të pjesës së dytë, ku vajzat tona nuk u gjenden si duhet.

Si edhe në ndeshjet e kaluara, është shfaqur një krizë momentale në lojë që ju ka kushtuar me humbje. Përkundër përpjekjeve, vajzat nuk kanë mundur të kthehen më në lojë. /Periskopi.com/