Dardanët vazhdojnë stërvitjet për ndeshjen me Slloveninë

Periskopi.com Sporti

Pas miqësores së djeshme me Shqipërinë, Kosova sot ka vazhduar stërvitjet në kuadër të ndeshjes të së shtunës që do të luhet me Slloveninë.

Në stërvitjen e sotme, e cila u zhvillua në Shijak, ishin të pranishëm 11 futbollistë, derisa pjesa tjetër që luajtën më shumë minuta në miqësoren e djeshme, kanë kryer rigjenerim në plazhin e Durrësit.

 

 

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë lëndime. Dardanët do të kryejnë edhe nesër një stërvitje, derisa të shtunën do të nisen për në Slloveni.