Ish kapiteni i Serbisë që u bashkua me Kosovën: Fanella e kombëtares më bën krenar

Periskopi.com Sporti

Iu bashkua ekipit të hënën në mesnatë, por kjo nuk e pengoi futbollistin Arton Zekaj që të martën në mëngjes të jetë i pranishëm në stërvitjen e Përfaqësueses U-21 të Kosovës dhe të dëshmojë menjëherë se do të jetë i vlefshëm për selektorin Rafet Prekazi.

Zekaj për shkak të vonesës në fluturim nuk arriti që të paraqitet në stërvitjen e parë të Përfaqësueses U-21 që të hënën u mbajt në Obiliq. Kosova U-21 po përgatitet për ndeshjen kualifikuese ndaj Anglisë. Zekaj pritet të debutojë me fanellën e Kosovës në këtë ndeshje, ndërsa është plotësisht i gatshëm për të nisur kapitullin e ri në karrierën e tij.

Në fakt, Zekaj është pritur të debutojë në qershor, kur Kosova U-21 i luajti dy ndeshjet e para të këtyre eliminatoreve, me Andorrën dhe Turqinë. Por një lëndim muskulor ia pamundësoi grumbullimin, shkruan sot Koha Ditore.

Shpresat e Kosovës më 9 shtator luajnë në udhëtim ndaj Anglisë. Kosova ka fituar ndeshjet e qershorit dhe prin në grup me gjashtë pikë. Anglia nuk ka luajtur ende ndeshje në këtë cikël, pasi ishte paraqitur në Evropianin e kësaj vere.

Mesfushori 19-vjeçar muaj më parë e fitoi të drejtën që të luajë për Kosovën dhe thotë se ndihet krenar që do të luajë për Kosovën. Zekaj ka përfaqësuar më herët Serbinë në grupmoshat U-15, U-16 e U-17. Madje te Përfaqësuesja U-17 e Serbisë ka qenë edhe kapiten.

“Për mua është një nder i madh të vesh fanellën e shtetit tim, kënaqësi të jem pjesë e këtij grupi. Nuk jam ndier kurrë më mirë sesa kur e vesha fanellën për t’u stërvitur me ekipin. Të gjithë më kanë pritur mirë dhe gjërat po shkojnë ashtu siç i kam ëndërruar”, është shprehur Zekaj, që flet me një shqipe të rrjedhshme.

Veseli pas triumfit ndaj Turqisë: E ardhme e ndritur në sportin kosovar, do të vazhdojmë investimet

Periskopi.com Lajme

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka reaguar pas fitores së kombëtarës U21 të Kosovës në ndeshjen kundër Turqisë.

Në “Fadil Vokrri”, dardanët triumfuan 3 me 1 ndaj Turqisë, ndërsa Veseli në Facebook ka shkruar se kjo është një ndjenjë e forte e krenarisë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Një tjetër ndjenjë e fortë krenarie kur sheh lojën tejet të bukur me fitore të Kombëtares së Kosovës U21.

Një e tashme dhe e ardhme e ndritur në sportin e Kosovës. Do të vazhdojmë të investojmë shumë më shumë në rininë tonë.

Kosova ia bën bajat futbollin kundërshtarit – ia shënon 4 gola veç në pjesë të parë

Periskopi.com Sporti

Kosova U-21 është duke fituar me rezultat të thellë prej 3-0 kundër Andorrës U-21 pas 45 minutave të para

Kombëtarja U-21 e Kosovës është duke luajtur kundër Andorrës U-21 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2021, raporton Periskopi.

Kosova tregoi lojë dukshëm më të mirë se Andorra dhe rezultati i pjesës së parë është 3-0.

Golat për Kosovën u shënuan nga Gashi 4′, Daku 30′, Mema 32′, Abedini 45′.

Ndryshe, Kosova U-21 është në Grupin e 3 me Turkinë, Shqipërinë, Andorrën, Austrinë dhe Anglinë./Periskopi/

Pakënaqsi te Kombëtarja e Kosovës – ka pretendime se lojtarët po ftohen me të njofshëm

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës U-21 do të luajë dy ndeshje në muajin qershor, ndërsa ka pasur shumë pakënaqsi pas listës së publikuar nga përzgjedhësi, Rafet Prekazi

Kosova U-21 më 6 qershor do të luajë me Andorrën në udhëtim, ndërsa më 11 qershor në shtëpi e pret Turqinë, raporton Periskopi.

Rafet Prekazi dje publikoi listën me 25 lojtarët e ftuar për këto dy takime, derisa më pas pati shumë pakënaqsi si dhe pretendime se disa lojtarë po ftohen me të njofshëm.

Rafet Prekazi ka ftuar në Kombëtare, Donat Hasanajn, i cili është djali i z.Përparim Hasanajt[ish gjyqtari i njohur që sot është kryetar i Komisionit për Gjyqtarë në FFK].

Donat Hasanaj luan për Prishtinën, derisa këtë sezon për skuadrën e parë ai është paraqitur në vetëm 72 minuta, derisa një lojtar si Leotrim Kryeziu që ka shënuar 19 gola në 19 ndeshje me ekipin e dytë të Luganos nuk është ftuar fare nga z.Prekazi. Kujtojmë që Kryeziu me U-19 të Kosovës ka zhvilluar 6 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola.


Foto e skrinshotuar nga faqja ‘Fansat e Futbollit Kosovar’.

Edhe pse nuk është ftuar, Kryeziut nuk i ka mbetur hatri, pasi i njëjti ka thënë se kurdo që do të ketë ftesë do të përgjigjet pozitivishit, por kështu nuk ka vepruar mesfushori i Drenicës, Atdhe Grajqevci, i cili pretendon se është injoruar nga Kombëtarja.

“Mendoj se e kam merituar të ftohem në Kombëtaren Kosova U21, sepse jam në formë të mirë. Statistikat flasin më mirë se a e meritoj apo jo ftesën, por mos ftesën time e din më mirë selektori dhe ata tjerët që janë në federatë. Unë jam i gatshëm gjithmonë të jap maksimumin”

“Me Luganon, që tani fillojmë me ekip të parë prej sezonit të ri. Kosovës i dëshiroj suksese dhe rezultate të mira” ka thënë sot Kryeziu për Kallxo.com.

Ndërsa, dje Atdhe Grejqevci ka reaguar ashpër pas publikimit të listës nga Prekazi.

“Arsyen e mos grumbullimit nuk e di as vet, sepse gjatë këtij edicioni i kam luajtur 70% të ndeshjeve, ku kam pas shumë paraqitje pozitive”, ka thënë dje Grajqevci për Gazetën Blic.

“Kur e shoh at listë, pa dashtë me nënçmu askënd – besoj që shumë se kanë meritu fare grumbullimin. Kam shënuar 3 gola dhe kam 5 asistime dhe jam mesfushor defanziv“, vazhdoi ai.

“Kam vendos që edhe nëse ftohem në të ardhmen, mos ta pranojë ftesën, sepse mendoj që jam injoruar si futbollist edhe pse ka qenë ëndërr e imja ta përfaqësojë vendin tim, por ka njerëz te tillë që t’i shuajnë ëndrrat, me apo pa qëllim”.

Kujtojmë që, Grajqevci në të kaluarën ka qenë edhe kapiten i Kombëtares U-19 të Kosovës. /Periskopi/

Kosova U-21 mbipopullohet nga burrat me emrin Lirim (Lista)

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit.

Lista përbëhet nga 25 lojtarë, kurse risitë për dallim nga grumbullimet e kaluara janë të shumta.

Pjesë e listës është edhe Lirim Kastrati i Lokomotivës që vjen nga kombatëtarja A, kurse është ftuar edhe Alfred Ajdareviq, që më herët ka luajtur edhe me Suedinë e Shqipërinë.

Kosova luan me Andorrën në udhëtim dhe me Turqinë në stadiumin Adem Jashari.

Kombëtarja jonë e shpresave pati paraqitje mjaft të mirë në Kualifikimet e mëhershme ku luajti pa gola kundër Gjermanisë dhe ia doli që në fund të mblidhte pikë dyshifrore.

Ajo që është e veçantë në këtë listë është prezenca e tre lojtarëve me emrin Lirim, dy prej tyre madje edhe me të njëjtin mbiemër, ndërsa siç mund ta shihni ndër skuadrat e Superligës sonë që marrin pjesë në listë është edhe Liria.

Ja kur do të fillojë përgatitjet për ndeshjet e qershorit Kombëtarja U-21 e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës U21 do t’i fillojë përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021 kundër Andorës dhe Turqisë më 27 maj në Prishtinë.

Stërvitjet do të mbahen në stadiumin e Flamurtarit. Të rikujtojmë se Kosova bën pjesë në Grupin 3, ku krahas dy kundërshtarëve të ndeshjeve të qershorit janë të përfshira edhe Anglia, Austria dhe Shqipëria.

Ndeshjen e parë djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi do ta zhvillojnë si mysafirë kundër Andorës, më 6 qershor, derisa më 11 qershor do të jenë mikpritës të Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në ciklin e saj të parë kualifikues Kosova U21 pati paraqitje mbresëlënëse në një grup tejet të vështirë ku ishin Gjermania, Norvegjia, Irlanda, Izraeli dhe Azerbajxhani.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi, të hënën, në orën 15:00, do të mbajë konferencë për media në selinë e FFK-së, ku do ta shpallë edhe listën e futbollistëve për këto dy ndeshje.

Agjenda e Kombëtares U21:

27 maj, ora 17:00
28 maj, ora 17:00
29 maj, ora 17:00
30 maj, ora 17:00
1 qershor, ora 17:00
2 qershor, ora 10:30 dhe 17:00
3 qershor, ora 17:00
6 qershor, ndeshja Andorë U21 – Kosovë U21
8 qershor, ora 17:00
9 qershor, ora 17:00
10 qershor, ora 17:30 (stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”
11 qershor, ndeshja Kosovë U21 – Turqi U21, në stadiumin “Fadil Vokrri”.