Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve në grupmoshat U17 dhe U19

Periskopi.com Sporti

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionateve Evropiane 2022 për ekipet kombëtare të grupmoshave 17 dhe 19-vjeç.

Kombëtarja U17 e Kosovës është shortuar në Grupin 9, ku bëjnë pjesë edhe Austria, Sllovenia dhe Ishujt Faroe.

Ndërkaq, Kombëtarja U19 e Kosovës do të luajë në Grupin 10, ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Gjeorgjia dhe Uellsi.

Ndeshjet kualifikuese në të dyja grupmoshat do të zhvillohen në formë mini-turneu në vjeshtën e vitit të ardhshëm, ku dy ekipet e para në secilin grup dhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta do të kalojnë tutje.

Në ditët vijuese UEFA do të vendosë datat e sakta të këtyre kualifikimeve dhe vendin organizator të mini-turneut në secilin grup.

Mbyllet ndeshja: Sllovenia mposht Kosovën, “Dardanët” e përfundojnë takimin me 10 lojtarë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja U17 e Kosovës është mposhtur nga Sllovenia në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Pas barazimit me Holandën ditë më parë, “Dardanët” mposhten nga sllovenët dhe mbeten në kuotën e një pike në Grupin 12, raporton Periskopi.

Benjamin Sesko fillimisht kaloi Slloveninë në epërsi në minutën e e 12-të, para se Dmen Zajesk të realizonte për 2-0 katër minuta para përfundimit të takimit.

Kujtojmë se nga minuta e 63-të, Kosova luajti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Andi Hotit.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, “Dardanët” e rinj pozicionohen në pozitën e fundit në tabelë, derisa Sllovenia kryeson me tri pikë, por ka një ndeshje më shumë të luajtur se Uellsi dhe Holanda.

Takimin e ardhshëm Kosova e luan kundër Uellsit. /Periskopi.com/

Mediet botërore nuk po mund ta besojnë atë që ndodhi në ndeshjen Kosovë-Holandë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat nën 17-vjeç së fundmi regjistroi një barazim 1-1 kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian si mysafir i Holandës.

Dhe këtë e arritën “Dardanët” pavarësisht se patën vetëm 10% të posedimit dhe vetëm një goditje drejt portës gjatë ndeshjes, krahas 21 të “Tulipanëve”, raporton Periskopi.

Ka pasur reagime nga mediet më të njohura botërore për këtë ndodhi gati të pabesueshme.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Kosova U17 e ndalë kampionin e Evropës me barazim

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur të dalë e pamposhtur në përballje me kampionin e Evropës, Holandën, në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Estonia 2020”, që po mbahen pikërisht në vendin e Tulipanëve, njofton FFK, transmeton Periskopi.

“Dardanët” e rinj kanë treguar lojë shumë të mirë përballë ‘portokallinjve’, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat të barabartë, 1:1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Jimenez, në minutën e 10-të, derisa golin për Kosovën e shënoi Granit Hana, në minutën e 59-të. /Periskopi.com/

Pas kualifikimit, Kosova U17 ka një dedikim

Periskopi.com Sporti

Kosova U17 ka arritur të kualifikohet për në raundin elitar në kualifikueset e Kampionatit Europian.

Djelmoshat e arritën këtë kualifikim historik, pasi mposhtën me rezultat minimal Qipron, me golin e Milot Avdylit.

Dhe pas përfundimit të ndeshjes ata kishin një dedikim për këtë arritje historike, shkruan Periskopi.

Djemtë e Besnik Kollarit ia dedikuan këtë kualifikim legjendës Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë muaj më parë./Periskopi/

Momenti historik kur Milot Avdyli shënon ndaj Qipros (Video)

Periskopi.com Sporti

Grupmoshat, U-17 të Kosovës kanë arritur fitore historike në pasditën e sotme ndaj Qipros.

Djemoshat kosovar kanë arritur ta mposhtin Qipron me rezultat, 1-0 për t’u kualifikuar në rrethin elitar për Kampionatin Evropian, U-17.

Me këtë fitore, të rinjët kosovar renditen në vendin e parë në grupin përkatës me 6 pikë, teksa ndjekësit më të afërt të saj janë Skocia dhe Zvicra.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Milot Avdyli në pjesën e dytë për t’ja dhuruar skuadrës së Kollarit fitoren e dytë.

Në videon e mëposhtme, mund ta shikoni golin e shënuar nga Avdyli./Periskopi/

E ardhmja në duart e sigurta, 17-vjeçarët na bëjnë krenarë – fitore dhe kualifikohen

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur sukses historik, duke u kualifikuar në rrethin elitar për kualifikimet e Evropianit 2019.

Djemtë tanë kanë mposhtur bashkëmoshatarët e Qipros me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Milot Avdyli në minutën e 63-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Kosova siguron pozitën e parë në grupin 5 me gjashtë pikë, një më shumë se Skocia dhe dy më shumë se Zvicra. Qipro është në pozitën e fundit me vetëm një pikë. /Periskopi/