Ujkani me mesazh emocionues për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka shkruar një tekst mjaft emocionues rreth shtetit të tij, pas barazimit ndaj Finlandës.

Këtë, portieri i ‘dardanëve’ e shkroi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Une, qe u rrita ne djepin tënd ! Unë që të mbajta në zemër e me grusht shtrënguar. Unë që qesha e qajta në rrugët e gurbetit me këngët e tua. Unë jam një kosovarë që bashkë me shokë do të të bëjmë krenarë. Bashkë me ty deri në frymën e fundit. Unë, biri yt, Kosovë, ka shkruar Ujkani. /Periskopi.com

Ja pse Kosova gjendet e katërta në grup

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mbrëmë zhvilloi ndeshjen historike ndaj Finlandës, e para kjo kualifikuese për një kampionat Botëror, për shtetin më të ri në Evropë.

Por, diçka e jashtëzakonshme ka ndodhur në grupin ku gjendet Kosova.

Të gjitha ndeshjet e mbrëmshme të këtij grupi kanë përfunduar me rezultat të njëjtë, 1:1.

Dhe, Kosova aktualisht gjendet në pozitën e katërt në grup, për shkak të renditjes në bazë të alfabetit.

grupi i kosoves/Periskopi.com

Gashi i uron suksese Kosovës

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi i ka uruar suksese Përfaqësueses së Kosovës në futboll në ndeshjen e sotme kundër Finlandës.

“I uroj suksese dhe fat Kosovës për ndeshjen e parë historike për garat kualifikuese të Botërorit 2018! #Gashi #Jeminje”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Celina parasheh fitore të Kosovës

Periskopi.com Sporti

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina parasheh se Kosova do të fitojë sot si mysafir i Finlandës me rezultat 0:2.

Ai poashtu u shpreh i lumtur për konfirmimin që FIFA ua dha disa lojtarëve kosovar për të luajtur për shtetin e tyre.

“Jam shumë i lumtur për konfirmimin e futbollistëve tjerë, në skuadër është një atmosferë e mirë. Rezultati? Kosova do të fitojë 2:0”, tha Celina. /Periskopi.com

Shala dhe Berisha luajnë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

FIFA u ka dhënë leje edhe Herolind Shalës dhe Valon Berishës për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.

Sot Kosova zhvillon ndeshjen historike ndaj Finlandës si mysafir me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com

FIFA lejon edhe 5 lojtarë të paraqiten për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Kosovës kanë marrë një lajm shumë të mirë para sfidës së sotme ndaj Finlandës.

FIFA ka konfirmuar se Amir Rrahmani, Alban Meha, Herolind Shala, Milot Rashica dhe kapiteni i Përfaqësueses, Samir Ujkani, kanë marrë lejen për të luajtur për Kosovën.

FIFA ua jep dritën jeshile nëntë lojtarëve që të luajnë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

FIFA të hënën ka aprovuar kërkesat e nëntë lojtarëve për të përfaqësuar Kosovën.

Ky vendim i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë ka ardhur vetëm pak orë para ndeshjes së parë të Kosovës, ndeshje kjo garuese për kualifikimet në Botërorin Rusia 2018 kundër Finlandës.

AFP raporton se bëhet fjalë Fanol Përdedaj, Bersant Celina, Hekuran Kryeziu, Albert Bunjaku, Enis Alushi, Sinan Bytyçi, Vedat Muriç, Erton Fejzullahu dhe Elbasan Rashani. /Periskopi.com

 

Kryetari i Federatës finlandeze shtroi darkë për krerët e FFK-së

Periskopi.com Sporti

Mbrëmë kryetari i Federatës së Futbollit të Finlandës z. Pertti Alaja shtroi një darkë speciale për delegacionin e FFK-së, kryetarin Fadil Vokrri, nënkryetarët Agim Ademi dhe Bekim Haxhiu dhe sekretarin e përgjithshëm  Eroll Salihu.

Në këtë darkë ishin edhe kryetari i komunës së Turkut Seppo Lehtinen dhe zyrtari i FIFA-s z.Barrz W Bright që do ta monitorojë ndeshjen Finlanda – Kosova.

Kryetari  i federatës finlandeze z. Alaja duke u dëshiruar mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Finlandë tha se e gëzon fakti që një shtet i ri dhe FFK-ja e posapranuar në UEFA dhe FIFA  është mysafirë i FF të Finlandës dhe se do të takohen në hapjen e eliminatoreve  për Kampionatin Botëror.

Ndërkaq, kryetari Vokrri duke falënderuar mikpritësin ka folur edhe për rrugëtimin e futbollit të Kosovës me plotë sakrifica dhe mundime, por që në fund u arrit qëllimi dhe tashmë Kosova është pjesë e kualifikimeve për Botërorin ‘Rusia 2018’. z. Bright theksoi se për mua është shumë nder dhe emocionuese monitorimi i kësaj ndeshje historike për futbollin e Kosovës.

Të gjithë u pajtuan se nesër do të jetë një ndeshje e mirë dhe me atmosferë sportive dhe korrekte. Në fund të darkës kryetari Fadil Vokrri u dorëzoi dhurata kryetarit të FF të Finlandës dhe të tjerëve.

Në ndeshjen Finlandë – Kosovë ndalohen simbolet Kuq e Zi

Periskopi.com Sporti
Federata e Futbollit të Finlandës ka marrë vendim që të ndalojë futjen në stadiumin në Turku të gjitha simbolet Kuq e Zi.
 Federata e Futbollit të Kosovës, ka lëshuar një lajmërim të rëndësishëm një ditë para ndeshjes Finlandë – Kosovë.

Aty thuhet se Federata e Finlandës ka marrë vendim që të ndalojë futjen në stadium të të gjitha simboleve Kuq e Zi, transmeton Lajmi.net.

Lajmërimi i plotë i FFK-së;

FFK-ja njofton mbarë opinionin dhe adhuruesit e futbollit veçmas ata që nesër do të jenë në ndeshjen Finlanda-Kosova, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime në stadium lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës dhe asnjë simbol apo rekuizitë që asocon me ndonjë shtet të tretë. Ky është vendim Federatës së Futbollit të Finlandës. Po ashtu në tribunën prapa portës, lejohen vetëm simbolet e Finlandës.

Në mënyrë që ndeshjen e parë historike ndërkombëtare Kosova ta kalojë pa asnjë problem dhe incident eventual, ndaj ju lusim për mirëkuptim.

Ja sa kushton një biletë për ndeshjen Kosovë – Ukrainë

Periskopi.com Sporti

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu ka zbuluar çmimin e biletës për sfidën e sotme ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës, e cila zhvillohet nga ora 20:00 në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë.

“Sa kam njohuri, pritet të udhëtojnë ‘Shqiponjat’ e Pejës, por edhe ‘Dardanët’. Gjithashtu, ata do t’i presë ‘Torcida’ në Mitrovicë. Presim një spektakël. Bileta për këtë ndeshje do të jetë 10 euro, ndërsa ‘pako’ për tri ndeshje kushton 20 euro”, ka thënë Belegu. /Periskopi.com

Xhaka reagon ashpër rreth Kosovës

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka ka reaguar pas zërave të shumtë që e akuzojnë atë pse nuk erdhi për të luajtur për Kosovën.

Ai thotë se i ka ardhur në maje të hundës fakti që duhet të justifikohet gjithnjë për zgjedhjen e tij.

“Më ka ardhur në maje të hundës që duhet të justifikohem gjithnjë. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë presioni më ushtrohet. Letra ime në instagram e shpjegon qartazi përse unë vendosa të luaj për kombëtaren zvicerane në të ardhmen”, ka thënë Xhaka.  /Periskopi.com

Kosovës i ikën një Olimpiadë

Periskopi.com Sporti

Kosova ka debutuar me medalje të artë në Lojërat Olimpike, ngjarjen më të madhe sportive. Majlinda Kelmendi fitoi medalje të artë në xhudo në “Rio 2016” për fillim të mbarë të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Por, për befasi të shumë njerëzve, Kosova nuk do të garojë në Lojërat e ardhshme Paralimpike, që mbahen këtë muaj po në Rio de Janeiro të Brazilit.

Ka kohë që Lojërat Paralimpike, ku paraqiten sportistë me aftësi të kufizuara, mbahen në të njëjtin vit me Lojërat Olimpike. Lojërat Paralimpike funksionojnë mbi parime të njëjta me Lojëra Olimpike, por me rastin e Kosovës jo çdo gjë është e njëjtë.

Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon stërvitjen e parë

Periskopi.com Sporti

Sot në Qendrën Kombëtare sportive në Eerikkila, ku është e vendosur  Përfaqësuesja e Kosovës para dite mbajti seancën e parë stërvitore, ku paraprakisht në sallë me videoprojektor kanë analizuar disa nga ndeshjet e Finlandës me kundërshtarë të ndryshëm. Atmosfera në përfaqësuese është mjaft e mirë dhe entuziaste. Gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë dhe sipas fjalëve të mjekut dr. Murat Berishës, nuk ka asnjë problem, ndërkaq gjithçka po bëhet sipas planit për trajtim fizioterapeutik.

Për veshjen e ekipit përfaqësuese është kujdesur kompania e mirënjohur spanjolle KELME, e cila ka marrë obligim veshjen për këtë ndeshje, ndërkohë që FFK-ja do të bisedojë pas kësaj ndeshje për të vazhduar bashkëpunimin.

Përfaqësuesja do të ketë stërvitjen e dytë sot pas dite. /FFK

kosova4 kosova5

Alushi dhe Bunjaku mund të luajnë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

FIFA u ka dhënë leje dy futbollistëve kosovar, Enis Alushi dhe Albert Bunjaku për të luajtur për Kosovën.

Të dy futbollistët në fjalë kanë luajtur edhe më parë për këtë Përfaqësuese, mirëpo pas pranimit në FIFA dhe UEFA u ka munguar leja nga kjo e para.

Vlen të përsëritet se Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parë eliminatore për Kampionatin Botëror ‘Russia 2018’ më 5 shtator kundër Finlandës si mysafir. /Periskopi.com

Hetemaj nuk luan për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka konfirmuar se Përparim Hetemaj nuk ka pranuar të luajë për Kosovën.

Mesfushori i Chievos luan prej vitit 2009 me Finlandën, pikërisht kundërshtarin e Kosovës në sfidën e parë për Kualifikimet ‘Russia 2018’.

“Hetemajt i kemi premtuar se nëse luan për Kosovën, nuk do ta grumbullojmë me Finlandën. Por, ai vendosi për Finlandën dhe duhet ta kuptojmë”, deklaroi Bunjaku. /Periskopi.com

Lista e Kosovës ndaj Finlandës

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidën e parë ndaj Finlandës në kuadër të Kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Russia 2018’.

Në listë janë përfshirë yjet si Milot Rashica, Bersant Celina dhe Alban Meha.

lista e kosoves2 Periskopi.com

Januzaj na mbylli derën

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ka zbuluar se mesfushori i Manchester United, Adnan Januzaj nuk ka pranuar të kontaktojë rreth mundësisë për të luajtur për Kosovën.

“Kemi tentuar në çdo mënyrë të kontaktojmë me Januzajn, por ai na ka mbyllur derën. Ai nuk e deshi Kosovën dhe më mirë që nuk erdhi”, ka deklaruar Bunjaku në një konferencë të organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës. /Periskopi.com

Bunjaku: Po presim përgjigje nga 11 lojtarë

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka zbuluar se Federata e Futbollit të Kosovës po pret përgjigje nga 11 futbollistë, të cilët mund të vijnë të luajnë për Kosovën.

“Janë 11 lojtarë tjerë që nuk kanë vendosur ende. Ne jemi të qetë dhe jemi duke pritur përgjigjet e tyre, pa iu bërë presion”, ka deklaruar Bunjaku.

“Ka qenë një situatë shumë komplekse dhe për këtë arsye nuk kam qenë i hapur me media. Dua të iu kërkoj falje juve, gazetarëve më të mirë në botë”. /Periskopi.com

Granit Xhaka i shkruan letër Kosovës

Periskopi.com Sporti

Ylli kosovar, Granit Xhaka i ka shkruar një letër mbarë opinionit kosovar rreth të ardhmes së tij te Kombëtarja Zvicerane.

Me këtë letër dua të njoftoj të gjithë opinionin publik mbarë shqiptar, se karrieren time në vazhdim do ta vazhdoj edhe në të ardhmen për Zvicrën. Gjithashtu dua të sqaroj me këtë letër gjithë lexuesit se si kam ardhur deri në këtë vendimarrje.

Mundësitë sipas anës ligjore:
Sipas një njoftimi zyrtar që FIFA ka shpërndarë, na njofton se kush ka luajtur në kampionatin Europian 2016 nuk ka më të drejtë të luajë për një kombëtare tjetër.

Federata e Futbollit të Kosovës dhe FIFA nuk kanë një marrveshje të qartë për kalimin e lojtarëve nga Zvicra te Kosova.

FIFA thotë qartë se kush ka luajtur në EURO 2016 nuk ka më të drejtë të ndërrojë ekipin përfaqësues.

Kosova është pranuar në FIFA disa javë para se të fillonte kampionati Europian dhe që atëherë ne duhet të ishim informuar, sepse ne këtë informacion si lojtarë nuk e kishim. Të tjerë drejtues e dinin edhe duhet të na kishin informonin.

Për këtë shkak tani është e pamundur të ndërrojmë kombëtaren edhe  ju garantoj se si FIFA ashtu edhe FFK nuk më kanë informuar për anën ligjore dhe rruga se si duhej të veprohej. FFK-s duhet të kishte kërkuar sqarim nga FIFA për këtë pikë menjëherë pasi u pranua në FIFA dhe UEFA..

Unë si Granit jam interesuar dhe kam angazhuar stafin tim që të punojë në këtë drejtim, nëse është e mundur të luaj me Kosovën apo jo. Nuk e kam bërë publike sepse kam dëshiruar më parë të informohem, pastaj të deklarohem për një vendim të tillë. Kam punuar me muaj të tërë për një gjë të tillë.

Disponoj gjithë dokumentet që datojnë me fillimin e qershorit që bashkëpunëtorët e mij të autorizuar nga unë kanë bërë gjithça që të bëhej realitet një gjë e tillë.

Nuk janë të vërteta ata që thonë disa drejtues të federatës dhe një pjese e medias.

Graniti nuk është nga ata që bën publike gjithça, por punon për gjithçka.

Kërkase ime dhe angazhimi im ka qënë  gjithmone të bëheshin  gjitha proçedurat e duhura për të bërë të mundur që unë te luaja për Kosovën.

Nga unë si Granit

Nga ana ime personale dua të them edhe disa fjalë për tifozerinë shqiptare.
Vendimi për të luajtur edhe në të ardhmen me Zvicrën nuk është vendim kundër Kosovës, përkundrazi është një vendim pro Kosovës dhe njerzve të vendit tim.
Në Zvicër e më gjerë punojnë dhe jetojnë me mijra shqiptarë, ku  Zvicra dhe populli zviceran kanë bërë shumë për bashkëatdhetarët tanë që të jetojnë e të punojnë të barabartë.
Prezenca ime në vazhdim me Zvicrën tregon repektin dhe falenderimin që populli jonë i bën shtetit zviceran dhe popullit të saj, për mundesitë dhe mikpritjen që na kanë dhënë.
Megjithese ënderra ime ka qenë dhe është të luaja një ditë per vendin tim, unë sakrifikoj këtë ëndërr të motshme për ti kthyer respektin popullit zvicren me mos largimit tim ne këtë moment ku dhe kosova u pranua në FIFA. Gjithça duhet parë tashmë nga anët positive që I vijne bashkëatdhetarve të min nga kjo.
Unë si Granit Xhaka do ti tregoj popullit Zviceran se shqiptarët nuk janë bukshkelur.

Ata neve na dhanë gjithçka , atëherë kur vendin tonë askush nuk e përkrahte , ata e pritën popullit tim krahëhapur, pa paragjykime, nuk na trajtuan si të huaj në shtëpinë e tyre, ata hapën shtëpitë e tyre , dhanë gjithçka çfarë kishin , ndaj ne duhet tu themi se ju jemi mirnjohës e nuk jemi tradhetarë, se nuk e duam mikun për interesa të momentit.

Pse more kritikë nuk e shikonë të gjithë këtë histori nga një këndvështrim tjetër?

Duke luajtur unë me Zvicren shuhet për mua një ëndërr, por kur mendoj se mbi 300.000 mijë Shqiptare në Zvicer do përfaqësohen me prezencën time në Kombetaren Zvicerane, bëhem krenar, sepse do jem një Ambasador i mirë për çdo Shqiptarë që jeton e punon në Zvicer.

Çdo Shqiptare do ndjehet krenar, kokën lart dhe i barabartë para popullit Zviceran.

Ne duhet të respektojme ata që na ndihmuan në kohera të veshtira.
Populli shqiptar të miren e kthen me të mire, këtë kam mësuar nga vëndi im. Kam mësuar që edhe ta dua vendim tim dhe këtë e bëj kudo e ngado.

Gjithmonë do mundohem të jem nje Ambasador i mirë për çdo emigrant shqiptar, do të jem një shembull i mire për njerzit e vendit tim.

Kudo ku jam edhe do të jem, do të tregoj me kokën lart e krenar që jam Shqiptar edhe që e dua vendim tim.
Enderra ime ishte ajo që të gjithëe dinë , por kjo ëndërr është bërë realitet, sepse vëllai im përfaqëson denjësisht mua dhe gjithë Familien Xhaka me prezencën e tij në Kombëtaren kuqezi mbareshqiptare. Vëllai im luan me hymnin dhe me flamurin kuq e zi, për të cilijnh luftuan edhe sakrifikuan jeten me mijra shqiptare nder shekuj.

Taulant Xhaka luan me atë kombetare ku valvitet flamuri për të cilin Adem Jashari  dha jetën.

Disa fjalë për ju tifozë që shani

Unë jam i ri edhe tifoz i mirë si ju për vendin tim dhe më besoni që nëse do ishte vetëm vendimi im, unë do isha pa më të voglin dyshim aty ku JU më doni, ma besoni këtë.

Këto ditë jam ndjerë shumë shumë keq sepse jam përballur me sharje nga ju me të pa drejte. Ju që shani nuk i dini të gjitha. Ju e dini shumë mire se si ju do Graniti ju. Më keni lënduar ,por ama 100% me të padrejtë. Ju nuk e dini se sa shumë kam punuar une për atë gjë që ju donit, Por pse ti bëja publike??? Une kam punuar deri ne realizimin e asaj që ju doni.

Ju që shani a e dini që famijia XHAKA ka bërë shumë shumë pë kombin shqiptarë.

Një pyetje pë gjithë ju??

Për çfarë flamuri luan Taulant XHAKA???

Jua them unë, Taulant XHAKA vëllai im edhe biri I Ragipit luan pë flamuarin e adem jasharit, luan për flamurin ku me mijra shqiptare kanë dhënë jetën. XHaka këndon hymnin dhe flamurin që ben krenarë 10 milionë shqiptarë. Askush nuk e dha jetën me e tradhëtu flamurin kuqezi, por dha jetëen me e mbrojt atë.

Ju që thoni mos hajde Kosovë, ju them se do vij sa here të mundem edhe me flamurin kuqezi në zemër. Taulant XHAKA luan per Shqiperinë dhe do jetë gjithmonë aty.

Ju shani se si dini të gjitha, por mendoni që XHAKA ka në emrin ALBANIA e kjo me bën krenar.
Mendojeni këtë para se të shani tifozë. Ka kush e ngre dhe ndero flamurin shqiptarë nga XHAKA

Ky ishte vendimi më i mirë i mundshmëm , për të mirën e gjithë bashkëatdhetarëve në Zvicë, duke ditur që FIFA kishte dhënë përgjigje negative. Prandaj Graniti vendimin se ka marrë i vetëm , por në bashkepunim dhe konsultim me nje masë të gjerë.

Ka qënë një ndër vendimet më të vështira të jetës time edhe pse nga ana ligjore një gjë e tillë nuk linte hapsirë.

Kosovës i uroj me zemër suksese dhe JU premtoj që do jem gjithmonë pranë saj. Taulanti me shqiponjën në çdo betejë deri sa te luajë futboll.

Graniti do jetë një tifozi i pëjetshëm kuqezi dhe do ju nderoj aty ku jam.

Me Respekt

Granit XHAKA

Formacioni i Kosovës me Besart Berishën

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i njohur i Melburne Victory, Besart Berisha ka pranuar për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

31-vjeçari ka kualitete të larta si sulmues dhe padyshim se do të rrisë cilësinë e skuadrës së shtetit tonë.

Tashmë ka nisur të qarkulloj një formacion i mundshëm i Kosovës, në të cilin shohim disa yje të njohura si Milot Rashica, Besart Berisha dhe Bernard Berisha.formacioni i Kosoves

/Periskopi.com