Rrëfimi i kosovares që shkoi në Siri kur ishte 14 vjeç (Video)

Periskopi.com Lajme

Një vajzë 17-vjeçare ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se si ka shkuar në Siri kur i kishte vetëm 14 vjeç. Nga martesa e dytë, ajo ka një fëmijë. E kthyer së bashku me mbi 100 kosovarë të tjerë, ajo thotë se do ta ketë të vështirë të integrohet në shoqëri. Gruaja e intervistuar, e cila gjendet në arrest shtëpiak, ka kërkuar që mos t’i publikohet fytyra dhe emri i saj.

Në rrëfimin e saj për REL, 17 vjeçarja tregon pse shkoi në Siri dhe si ishte jeta atje.

“Kam qenë 14 vjece. Ka qenë 23 nëntor viti 2015. Arsyeja që kam shku ka qenë për të fejumit tim. Në fillim ishte mirë, ishin të gjitha kushtet për jetesë. Kishte vështirësi shumë sidomos për ushqim për pije. Nuk kishim të drejtë as me shku me pi, as ujë me shku me marrë me pi”, rrëfen ajo, rrëfim të cilin, të plotë, mund ta gjeni KËTU.