Aksion i madh i Policisë kundër trafikut ndërkombëtar dhe pastrimit të parave, të përfshirë edhe policia gjermane

Periskopi.com Lajme

Policia e Krimeve Ekonomike në Kosovë në bashkëpunim me prokurorinë Speciale si dhe prokuror e policë gjerman kanë nisur sot një aksion masiv në Podujevë, Prishtinë e Ferizaj.

Ky aksion është duke u zhvilluar në lidhje me dyshimet për pastrim parash dhe trafik ndërkombëtarë sipas burimit të Periskopit.

Për këtë aksion në Kosovë kanë ardhur prokurorë gjerman dhe 13 policë, ndërsa deri më tani janë konfiskuar shumë pajisje, thotë burimi.

Ky është një bashkëpunim mes Kosovës dhe Gjermanisë.