Përfaqësuesja Tulipane shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Periskopi.com Sporti

Vashat e Përfaqësueses së Kosovës në futboll sonte po zhvillojnë takimin e tyre të radhës të vlefshëm për eliminatoret e Kampionit Europian 2022, shkruan Periskopi.

Kur kemi hyrë në minutën e 34-të të takimit, holandezet kanë arritur t’i realizojnë tre gola ndaj vashave të Kosovës.

Golin e parë në minutën e 11’të e shënoi Van de Donk, golin e dytë e shënoi holandezja tjetër, Snoeijs, kurse goli i tretë në minutën e 34’të erdhi nga Martens. /Periskopi