Veseli: Merituam tri pikë, më shumë fat në ndeshjen me Bullgarinë

Periskopi.com Lajme

Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka komentuar pë rezultatin final të ndeshjes mes Kosovës e Malit të Zi.

Edhe pse Kosova nuk arriti të mbante rezultatin në epërsi, një pikë më shumë sipas Veselit i shërben rrugëtimit të Kosovës drejt Kampionatit Evropian, transmeton Periskopi.

“Merituam tri pikë. Megjithatë, një tjetër pikë në rrugëtimin e Kosovës tonë për në Kampionatin Europian. Më shumë fat të hënën! Gjithmonë me ju!??”, ka shkruar Veseli në facebook.

 

Kosovarët u futen në stadiumin e Podgoricës pavarësisht vendimit të UEFA-s që ndeshja të luhej pa tifoz

Periskopi.com Sporti

UEFA ka dënuar me mos prezencë të tifozëve në ndeshjen ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, pasi tifozët malazias kishin bërë thirrje raciste në ndeshjen me Anglinë.

Mirëpo, ndonëse ky vendim u mor nga shtëpia e futbollit evropian, tifozët nga Kosova gjetën një formë si të futen në stadium.

Indeksonline mëson se prezenca e tyre në stadiumin e Podgoricës u bë në mënyrë ligjore, me anë të biletave të shpërndara për delegacionin e FFK-së.

Në njërën nga fotografitë shihet edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Loja mes Kosovës e Malit të Zi, Presidenti u uron suksese djemëve të përfaqësueses (Foto)

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pak para ndeshjes mes Kosovës e Malit të Zi e cila luhet pa tifoz në Mal të Zi, ju ka uruar suksese djelmoshave të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Këtë ndeshje Presidenti Thaçi e ka cilësuar si shumë të rëndësishme për përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Periskopi.

“Sonte është një ndeshje e rëndësishme e përfaqësueses sonë kundër Malit të Zi. Suksese, djema! HTH”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Krahas këtij shkrimi ai ka bashkangjitur edhe fotografi ku shihen tifoz dhe furtbollistët ë Kosovës. /Periskopi