E konfirmuar nga FFK: Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë zhvillohet në këtë datë

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit e Kosovës e ka konfirmuar datën e saktë për takimin ndaj Maqedonisë Veriore.

Ndeshja pritet të zhvillohet në arenën “Toše Proeski” me 8 tetor, në Shkup, transmeton Periskopi

Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës përmes videokonferencës, ku mori disa vendime të rëndësishme në lidhje me formatin dhe kalendarin e garave të klubeve dhe të ekipeve kombëtare të UEFA-s.

Në këtë takim u vendos që ndeshjet gjysmëfinale të “play-off”-it në kuadër të Ligës së Kombeve për kualifikim në Evropian të zhvillohen në tetor.

Kësisoj, Kosova ndeshjen e saj gjysmëfinale kundër Maqedonisë së Veriut do ta zhvillojë më 8 tetor, derisa në rast të kualifikimit në finale, atëherë më 12 nëntor do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.

Po ashtu UEFA vendosi që ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve 2020/21 të luhen në këto data 3/4/5 dhe 6/7/8 shtator; 10/11 dhe 13/14 Tetor; 14/15 dhe 17/18 nëntor 2020.
Ndërkohë, sa i përket garave të klubeve për edicionin e ri, UEFA vendosi që faza parakualifikuese në Ligën e Kampionëve të zhvillohet më 8 e 11 gusht, derisa faza parakualifikuese në Europa Ligë më 20 gusht.

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë, me apo pa tifozë?

Periskopi.com Sporti

Sipas Evelin Kristilin, anëtares së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, sfidat e balotazhit të Ligës së Kombëve mund të zhvillohen pa prezencën e publikut edhe nëse ato zhvillohen në muajin tetor.

“Stadiumet mbeten të zbrazur dhe për këtë do të diskutojmë në takimin e Komitetit Ekzekutiv.

Shumë faktor ndikojnë në këtë vendim, ndërsa më kryesore është pandemia “Covid 19” dhe sa janë të prekura vendet, ku do të luhet futbolli.

Është një problem kompleks, andaj nuk duhet të udhëhiqemi nga pasioni, por vendimi i drejtë,” ka thënë mes tjerash Kristilin, e cila është pesimiste për rikthimin e shpejtë të tifozëve në stadiume.

Takimi i Komitetit Ekzekutiv është caktuar më 17 dhe 18 qershor, ku do të caktohen datat e sakta të balotazhit dhe nisjes së sezonit të ri në futbollin evropian.

Ndërkohë mediat raportojnë se ndeshjet e balotazhit do të zhvillohen në tetor, ndërsa ato të finales në muajin nëntor.

Pritje të gjata në kufirin mes Kosovës e Maqedonisë shkaku i kontrollave të rrepta

Periskopi.com Lajme

Udhëtarët po maltretohen nga pritjet e gjata në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë në Bllacë ka disa ditë, e veçanërishtë në këto ditë të ftohta, udhëtarët e autobusëve me orë të tëra po maltretohen gjatë pritjes për kontroll rutinore, raporton koha.mk.

Ata nxirren një nga një jashtë autobusëve për tu kontrolluar, duke përfshirë këtu edhe gra me fëmijë të vegjël dhe të moshuar që shkojnë nëpër spitale.