Më në fund një fitore nga ‘Dardanët’: Lirim Kastrati shpëton Kosovën nga grupi D

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore në ndeshjen e saj vendimtare për të qëndruar në grupin C, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi.

Dardanët sonte ishin nikoqir të Moldavisë, ndaj së cilës, fituan me rezultat të ngushtë prej 1:0.

Goli i sulmuesit, Lirim Kastratit i shënuar në minutën e 31’të rezultoi të jetë edhe goli i triumfit për ‘Dardanët’, njëherit edhe goli që Përfaqëueses sonë ia siguron mbijetesën ne Grupin C të Ligës së Kombeve.

Vlenë të theksohet se, Ibrahim Dresevic ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 85-të të takimit, teksa edhe Muriqi e Hadërgjonaj u ndëshkuan me të verdhë.

Kujtojmë se, Bernard Challandes nuk ishte i pranishëm as në këtë takim pasi rezultoi pozitiv me Covid 19. /Periskopi

Intonohet himni i Kosovë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Periskopi.com Sporti

Tashmë është gati që të fillojë takimi ndërmjet Kosovës dhe Moldavisë,  duel ky në kuadër të rundit të gjashtë në Ligën C’ të “Nations League”.

Kosova sonte do të startojë me një formacion pak më ndryshe, ku presim një paraqitje të mire nga “Dardanët” tanë.

Pak, çaste më pare është intunuar edhe himini i shteti tonë.

Kosova përfundon stërvitjen e fundit për ndeshjen kundër Moldavisë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Moldavisë nesër me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lojtarët dhe zëvendës trajneri Muharrem Sahiti u shfaqën shumë të motivuar dhe të bindur në rezultat pozitiv nga ky ballafaqim.

Kosova duhet të mos pësojë humbje nga Moldavia për të siguruar qëndrimin Ligën C.

Ky është formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Moldavisë

Periskopi.com Sporti

Kosova ka 10 ndeshje pa fitore në të gjitha kompeticionet, prej tyre ka 8 humbje dhe 2 barazime.

Të mërkurën mbrëma ‘Dardanët’ zhvillojnë ndeshjen e fundit në kuadër të Nations League kundër Moldavisë.

 

 

Me fitore dhe barazim do të siguronte vendin e 3-të në grup, ndërsa humbja do të nënkuptonte largim nga Liga C dhe rikthim në Ligën D, ku kishte bërë gara edicionin e kaluar.

Trajneri Bernard Challandes do të ketë mungesa të shumta, Bernard Berisha është i suspenduar dhe nuk do të jetë fare në ndeshje.

Por është e rëndësishme që Bersant Celina është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të filloj nga minuta e parë.

Mungesat tjera të Kosovës janë këto: Milot Rashica, Leart Paqarada, Benjamin Kololli, Idriz Voca, Arbër Zeneli, Florian Loshaj, Besar Halimi etj.

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Moldavisë është ky:

Muric, Vojvoda, Rrahmani, Dresheviq, Hadërgjonaj, Shala, Kryeziu, Zhegrova, Kastrati, Celina, Muriqi.

Kjo është agjenda e Përfaqësueses para ndeshjes me Moldavinë

Periskopi.com Sporti

“Dardanët” janë rikthyer në Prishtinë për të stërvitur sot para ndeshjes me moldavët, ndërsa nesër do të mbahen konferencat për shtyp dhe stërvitjet para ndeshjes së të mërkurës

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e Kombëtares para ndeshjes me Moldavinë, e cila do të zhvillohet të mërkurën.

“Dardanët” mbrëmë e zhvilluan ndeshjen me Slloveninë në Ligën e Kombeve, ndërsa sot do t’ju kthehen stërvitjeve të lehta, duke filluar nga ora 17:30.

Të martën, Kosova do ta zhvillojë edhe një seancë stërvitore nga ora 17:30, ndërsa konferenca për shtyp do të mbahet në orën 17:00.

Sa i përket Kombëtares moldave, stërvitja e tyre do të mbahet në orën 19:00, ndërsa konferenca për shtyp paraprakisht, duke filluar nga ora 18:30.

Kosova dhe Moldavia do të përballen në mes vete të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.