Më në fund Apple pranon kodin telefonik +383 të Kosovës

Periskopi.com Tech & Auto

Gjiganti i teknologjik Apple, së fundmi ka listuar kodin telefonik +383 të Kosovës.

Tashmë përdoruesit e iPhone mund t’i regjistrojnë numrat e miqve me kodin e ri të vendit tonë.

Telegrafi sjell formën se si duket regjistrimi i një kontakti të ri në iPhone.

Kosovës iu kishte ndarë kodi telefonik nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve në dhjetor të vitit 2016. Ky kod ishte rezultat i bisedimeve në Bruksel, ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Marrja e kodit telefonik, nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës ishte konsideruar e rëndësishme për sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit dhe njohjeve ndërkombëtare e pavarësisë në fushën e telekomit.

Haradinaj flet nga Brukseli: Taksën e heqim kur Serbia njeh pavarësinë e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është paraqitur para gazetarëve nga Brukseli, duke deklaruar për takimin tensionuar të mbajtur sot ku e pranishme ishte edhe shefja e BE’së, Frederica Mogherini.

Haradinaj ka thënë se takimi për bazë kishte agjendën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet bilaterale me BE’në, po ashtu në takimin është folur edhe për liberalizimin e vizave, njofton gazetametro.net.
Kryeministri ka kërkuar nga BE’ja që të liberalizohen vizat për kosovarët pasi është e padrejtë që kosovarët të jetojnë në ‘ghetto’ pasi i kanë përmbushur të gjitha kushtet për vizat.

Temë e diskutimi që ishte edhe kryesorja në takim ishte vendosja e taksës 100 për qind nga Kosova, ku Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është interesuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse në lidhje me këtë, njofton gazetametro.net.

Haradinaj i ka rikujtuar BE’së dhe Mogherinit se taksa ndaj Serbisë mund të hiqet vetëm nëse bëhet marrëveshje që nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ulëse në OKB dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtar.

“Çështjen e tarifës nuk mund ta zgjedhim më pjesshëm, duhet ta zgjedhim në një marrëveshje që nënkupton njohje, ulëse në OKB dhe mekanizma ndërkombëtar për Kosovën”, tha Haradinaj.

Më poshtë keni videon e plotë të paraqitjes së Haradinajt.

Pas Morena Tarakut, miliarderi iranian Sasha Sobhani nis lidhje me një kosovare tjetër

Periskopi.com Showbiz

Siç duket lidhja me Morena Tarakun, i ka lënë një shije të mirë miliarderit iranian Sasha Sobhani.

Pasaniku nga Irani që shumicën e kohës e kalon në Stamboll, duket se ka një simpati të veçantë për vajzat kosovare!

Ai ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram të një vajze e cila vallëzon me këngën “Shqipe” të reperes Tayna.

Vajza në fjalë vështirë identifikohet, megjithatë ajo vallëzon edhe me këngën e Lumi B “Machiato” dhe i përcjell edhe vet me këndim këngët e vet Sasha, ka shkruar se mikja e tij është mysafire nga Kosova. /Prive.al