Kossnet kërkon angazhim për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Periskopi.com Lajme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet  ka takuar zyrtarët që merren me fatin e personave të pagjetur në Kosovë.

Përmes një postimi në facebook, Ambasada ka njoftuar për këtë takim dhe për rrjedhën e këtij takimi.

Në këtë njoftim thuhet se Ambasadori Kossnet ka përgëzuar organizatën ICRC për mbylljen e 70 për qind të të personave të zhdukur që sipas vlerësimitë ambasadorit është një arritje e madhe.

“Ambasadori Kosnett u takua me zyrtarët e personave të zhdukur të Kosovës për t’i përgëzuar ata për progresin e kaluar. Ata kanë mbyllur mbi 70% të rasteve të personave të zhdukur – një arritje e madhe. Në takimin e tij ai kërkoi angazhim të vazhdueshëm në grupin punues të kryesuar nga ICRC-ja për të mbyllur çështjen edhe të shumë rasteve të tjera, për të cilat ende pritet”, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe, sipas të dhënave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, në Kosovë janë në evidencë edhe 1653 persona të zhdukur.