Trajneri i Bullgarisë: Kosova nuk i frikësohet askujt

Periskopi.com Sporti

Kosova zhvillon ndeshjen e dytë brenda tri ditëve në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, të hënën mbrëma kundër Bullgarisë.

“Dardanëve” u mbet disi një shije e hidhur nga ndeshje e fundit, barazim 1-1 me Malin e Zi, pasi konsensusi i përbashkët në audiencë ishte se patëm gjasa të nxirrnim pikë të plota nga përballja.

Sidoqoftë, tash kemi të bëjmë me një ndeshje tjetër ku kërkohet koncentrim maksimal, shkruan Periskopi.

Një njeri që i njeh mirë kualitetet e Kosovës është trajneri i Bullgarisë, Krassimir Balakov.

Balakov ka thënë në konferencën e sotme për shtyp se është në dijeni që Kosova nuk i frikësohet askujt dhe se e njeh mirë Bernard Challandesin.

“Do të jetë një ndeshje tejet e vështirë, por ne kemi nevojë ta fitojmë atë nëse duam të kemi ende gjasa për kualifikim”, u shpreh ai.

.“Kosova nuk i frikësohet askujt. Unë e njoh trajnerin e tyre mjaft mirë”.

Kujtojmë se ndeshja zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com/