Kremi për organe gjenitale shëron viruset vdekjeprurëse nga mushkonjat

Periskopi.com Shëndeti

Kremi i lëkurës i përdorur për trajtimin dhe shërimin e organeve gjenitale mund të mbrojë njerëzit kundër viruseve vdekjeprurëse të shkaktuara nga mushkonjat siç është virusi Zika.

Një krem intim që përdoret për të shëruar bakteret gjenitale është zbuluar se mund t’i mbrojë njerëzit nga sëmundjet vdekjeprurëse të sjella nga mushkonjat Zika.

Studiuesit zbuluan se aplikimi i Imiquimod ose Aldara, kur mushkonjat kafshojnë brenda një ore, e ndalojnë infeksionin në lëkurën e njeriut dhe ndalojnë përhapjen e atij virusi.

Kremi e forcon sistemin imunitar dhe qelizat e bardha të gjakut duke e mbytur virusin, po ashtu mund të përdoret edhe për disa lloje të kancerit në lëkurë dhe viruseve nga mushkonjat si Zika, Chikungunya, Semliki Forest dhe Bunyamwera.

Virusi i mushkonjës Zika nuk mund të shërohet me ilaçe, ndërsa infeksionet e marra nga këto viruse mund të shkaktojnë shumë defekte serioze gjatë lindjes nëse gratë shtatzëna pickohen nga to.

Një virus tjetër i shkaktuar nga mushkonjat Chikungungya, shkakton ethe, dhimbje në nyje, dhimbje koke dhe skuqje. Mendohet të ketë pasur rreth dy milionë raste në të gjithë botën, me rreth 2,000 vdekje.

Përhapjet kanë ndodhur në vendet në Afrikë, Azi dhe pjesë të Evropës, si dhe në ato të Oqeanit Indian dhe Paqësorit.

Edhe pse janë më pak kërcënuese, viruset e pyjeve Semliki dhe Bunyamwera të dy shkaktojnë simptoma përfshirë dhimbje koke dhe ethe. Virusi Semliki Forest gjendet në të gjithë Afrikën dhe pjesë të Azisë.

Chikungunya shkakton artrit në njerëz dhe minj, kështu që shkencëtarët mund të matin masën e infeksionit duke shikuar nyjat e kyçeve të këmbëve të minjve të infektuar,

Kjo grua përfundoi në koma prej kremit kundër rrudhave

Periskopi.com Shëndeti

Një grua 47-vjeçare nga Sacramento, California, ka përfunduar në koma, pasi kremi kundër rrudhave që kishte përdorur gjatë gjithë kohës.

Mësohet se gruaja pësoi helmim nga mërkuri.

Si ndodhi ngjarja?

Gruaja kishte pësuar komplikacione dhe kishte shkuar në urgjencë.

Ajo tha se i ishin mpirë duart dhe fytyra, kishte vështirësi në të folur dhe në të ecur. Simptomat e saj u përkeqësuan me kalimin e kohës dhe shkaktuan që nëna e pesë fëmijëve të futej në një gjendje kome.

Më pas mjekët dolën në përfundimin se ajo u sëmur prej helmimit nga mërkuri, marrë nga kremi kundër rrudhave që kishte blerë në Meksikë.

Mesa duket, e përdorte çdo ditë prej dy vitesh.

Departamenti i Shëndetit zbuloi se kremi përmbante një lloj tejet toksik mërkuri, të quajtur metilmërkur.

Mërkuri nuk është pjesë e përbërësve të kremit, por i ishte shtuar nga dikush pas blerjes. Niveli prej pesë mikrogramë mërkur për litër në gjak janë normale. Gruaja në fjalë kishte 2630 mikrogramë për litër në trup.

Sipas autoriteteve, ekziston një rrjet tregtuesish që sjellin produkte kozmetike në të zezë dhe i shesin dorazi.

Ju duhet të bëni këto gjëra menjëherë pas një dite në plazh

Periskopi.com Shëndeti

Plazhi është një mënyrë shumë e mirë për të kaluar ditën, por pas tij, lëkura fillon të shfaqë probleme, pavarësisht kujdesit që ke treguar me kremra apo vajra mbrojtës. Ja cilat janë tre rregullat që duhet t’i zbatosh menjëherë pas një dite në plazh.

  1. Dushi dhe scrub-i

Dielli dhe rëra i kanë bërë dëm lëkurës. Shtresat e kremit njëra pas tjetrës e kanë ngarkuar lëkurën, kripa nga uji i detit po ashtu. E para gjë, sapo të vish të shtëpi, është dushi dhe pastrimi i fytyrës me scrub.

  1. Maskë hidratuese

Maska me luleshtrydhe dhe me kos është ideale për hidratimin e fytyrës pas plazhit. Pasi t’i kesh shtypur 2 luleshtrydhe, përzieji me një lugë kos. Përhape masën në fytyrë dhe mbaje për rreth 10 minuta. Shpëlaje me ujë të rrjedhshëm dhe pas kësaj, fytyrën do ta kesh më të butë.

  1. Krem kundër djegieve

Pas një dite plazhi, me gjithë mbrojtjen që i ke bërë fytyrës, ajo duket e skuqur. Megjithatë, duke përdorur maskën dhe më pas kremin kundër djegieve, lëkura do të zbutet dhe do të neutralizohet Clarins SOS për djegiet nga dielli është një variant shumë i mirë, por ka edhe mënyra të tjera natyrore që mund të të bëjnë punë në këto raste. Kosi është gjithmonë aleat i mirë.