Krerët e shtetit heshtin për masat që Serbia ndërmori në veri të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Albin Kurti, Hashim Thaçi dhe Vjosa Osmani s’e kanë thënë ende asnjë fjalë pse Serbia e ka shtrirë pushtetin ekzekutiv edhe në Veri të Kosovës duke i vendosur nën karantinë tri komuna. Fjalë s’kanë thënë as partitë opozitare. Veriu i Kosovës, prej pasluftës, ka qenë i qeverisur kryesisht nga strukturat paralele ose pushtet lokal që i ka dhënë llogari më shumë Beogradit sesa Prishtinës.

Banorë të Mitrovicës kanë njoftuar se Policia e Kosovës s’po i lejon të shkojnë në Veri të Kosovës përkatësisht në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan. Kjo ndalesë po iu bëhet pasi Republika e Serbisë ka vendosur masën e karantinës për tri komunat veriore shkaku i paraqitjes së koronavirusit atje.

Bllokimi i lirisë së lëvizjes për zona të caktuara mund të marrë vetëm Ministria e Shëndetësisë bazuar edhe në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa, lirinë e lëvizjes në gjithë Kosovën s’mund ta bëjë askush pa vendim të Parlamentit dhe shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Për këto veprime të Serbisë s’ka folur ende asnjëri prej krerëve të institucioneve të Kosovës.

Ka heshtur Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi, i cili është përgjegjës për funksionimin demokratik te institucioneve. Thaçi kohëve të fundit, kryesisht, po merret me atë se kush dhe se si do të formohet Qeveria e re e Kosovës.

Asnjë fjalë s’e ka thënë edhe Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti, i cili po ashtu ka pasur punë ditëve të fundit me emërime dhe shkarkime të bordeve të ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Qeveria e shkarkuar s’e ka lëshuar asnjë njoftim se çka po ndodh me pjesën Veriore të Kosovës. Njëjtë ka vepruar edhe Ministria e Punëve të Brendshme,  e cila është përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve përmes Policisë së Kosovës.

Zyra e Policisë së Kosovës, në një përgjigje për Express, ka thënë se do të veprojnë në gjithë territorin e Republikës bazuar në ligjet e aplikueshme. S’kanë folur konkretisht se çka do të bëjnë në Veri anipse atje policë të Kosovës po zbatojnë masat e vendosura nga Republika e Serbisë.

Asnjë fjalë s’e ka thënë as Nënkryetarja e LDK’ë, Vjosa Osmani, e cila udhëheq me organin më të lartë të Republikës, Parlamentin.

Sidoqoftë, Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë kanë thënë se pacientët me simptoma të rënda të dërgohen në qendrat mjekësore në Nish, Beograd dhe në pjesë tjera të Serbisë, kurse pacientët me shenja të lehta të koronavirusit, të trajtohen në spitalin e Mitrovicës dhe në Qendrën e Studentëve ku do të formohet klinika për pacientët me simptoma të lehta.

Deri tash në Kosovë janë prekur 135 persona me koronavirus, një ka vdekur, kurse 16 janë shëruar. Së pari virusi është lajmëruar në Klinë e Viti. Pastaj Malishevë, Podujevë, Gjakovë, Prishtinë, Lipjan. Në gjithë botën janë prekur më shumë se një milion njerëz prej kësaj sëmundjeje ngjitëse, prej të cilëve 226 mijë janë shëruar ndërsa 59 mijë kanë vdekur.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi.

Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit.  Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

Deri më tash, shumica e të prekurve me koronavirus janë shëruar. Kanë pasur probleme vetëm të moshuarit dhe ata që kanë pasur edhe më herët probleme shëndetësore.

Të rinjtë e Kosovës me aksion simbolik drejtuar krerëve të shtetit

Periskopi.com Lajme

Përmes një aksioni simbolik Këshilli i Studentëve të Fakultetit Filozofik do të shënojë Ditën e Rinisë.

Të rinjtë këtë aksion do t’ia drejtojnë krerëve të shtetit.

Aktiviteti pritet të filloj në orën 20:00, Para Teatrit Kombëtar.

 

Kjo është mosha kur janë martuar Thaçi, Veseli dhe Haradinaj

Periskopi.com Showbiz

Mbi një dekadë bashkë Në fillim të karrierës së tyre, tre krerët e shtetit presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli u treguan shumë diskret sa i përket jetës private. Ata nuk shpalosnin shumë gjëra nga jeta private dhe rrallë kush e dinte se çfarë fshihej prapa personit serioz me kravatë.

Por, me kalimin e viteve, ata u bënë më të hapur ndaj publikut, duke publikuar imazhe të shumta nga jeta private. Duke qenë fytyra publike, interesimi për jetën e tyre dhe personave që kanë në krah është i madh.

Nga imazhet që ndajnë me bashkëshortet, sigurisht e dini që Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është i martuar me Lumnijen, kryeministri Ramush Haradinaj me Anitën dhe kryeparlamentari Kadri Veseli me Violetën. Por, a e dini qe sa vjet janë të martuar krerët e shtetit?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i martuar me Lumnije Thaçin qysh 22 vjet më parë dhe kanë një djalë. Presidenti është i lindur më 24 prill të vitit 1968, ndërsa është martuar në moshën 29 vjeçare, shkruan rtv21.tv

Kryeministri Ramush Haradinaj është i martuar me Anitën qe 14 vjet dhe kanë së bashku tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Kryeministri është i lindur më 3 korrik të vitit 1968, ndërsa është martuar në moshën 37 vjeçare.

Ndërsa, kryeparlamentari Kadri Veseli është i martuar me Violetën qe 17 vjet dhe kanë bashkë 4 fëmijë, tre djemë dhe një vajzë. Kadri Veseli u lind më 31 maj të vitit 1967, ndërsa është martuar në moshën 35 vjeçare.

Presidenti Thaçi është nga Buroja e komunës së Skënderajt, kryeministri Haradinaj nga Gllogjani i Deçanit, ndërsa kryeparlamentari Veseli është nga Braboniqi i Mitrovicës.

 

Ymeri tregon se kur do të intervistohen krerët e shtetit për Telekomin

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, që është edhe kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar për gjendjen në PTK dhe Vala ka folur për gjendjen që është aktualisht Telekomi i Kosovës. Ai ka treguar se kur do të ftohen për intervistim edhe krerët e shtetit.

Ymeri në emisionin “DPT Te Fidani”ka thënë se nga java e ardhshme do të nisin intervistimet me njerëzit e politikes.

“ Pra nga java e ardhshme do të nis intervistimi i njerëzve që janë duke qeverisur me vendin. Po ashtu edhe ata që kanë qeverisur më herët”, ka thënë Ymri.

Ai ka treguar se pjesë e hetimit të komisionit janë kontratat dhe nënshkrimet që janë bërë.

“Jemi duke i hetuar kontratat që janë nënshkruar aty. Po ashtu jemi duke i shikuar edhe lëvizjet buxhetore qe janë bërë aty”.

 

Thaçi, Veseli e Haradinaj më në fund shihen së bashku (Foto/ Video)

Periskopi.com Lajme

Sot në fshatin Lubizhdë të Hasit janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë para 20 viteve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Si rrallë-herë, pjesëmarrës kanë qenë tre krerët e shtetit. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, raporton Periskopi

Kamera ka kapur fytyrat e të treve gjatë ceremonisë. Nga pamjet shihet se kryeparlamentari Veseli ishte mjaft në disponim. Në anën tjetër, Thaçi as sot nuk doli nga natyra e tij serioze. Kurse kryeministri Haradinaj si shpeshherë, dukej i përgjumur.

Kjo është një prej paraqitjeve të rralla të tyre. Ata nuk shihen shpesh së bashku.

Muajve të fundit, kishte zëra se raportet mes krerëve ishin zbehur për shkak të masës 100 për qind ndaj Serbisë e Bosnjë-Hercegovicës.

Duke parë qëndrimet kundërthënëse mes krerëve për këtë çështje, mediat raportuan se kishte përplasje. Kryeministri Ramush Haradinaj po e mban në fuqi taksën tash e katër muaj, përkundër presionit ndërkombëtar. Kryeparlamentari Kadri Veseli kishte thënë se taksa duhet të pezullohet për 120 ditë, ndonëse në fillim e kishte përkrahur vendimin si të tillë. Ndërsa qëndrimi i presidentit Thaçi është që taksa të hiqet sepse kështu po kërkojnë miqtë ndërkombëtarë, Amerika dhe Bashkimi Evropian./PERISKOPI/

   

https://www.facebook.com/kosovapress/videos/2246110265649332/

 

 

 

 

 

 

Bahtiri porosit krerët e shtetit: Ktheni kokën kah Mitrovica

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri sot ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore për heroin, Hajrullah Sinani.

Në një postim në Facebook, Bahtiri ka shkruar se krerët e shtetit duhet të kthejnë kokën nga Mitrovica, duke e quajtur atë djep të lirisë.

Më poshtë postimi i Bahtirit:

Sot, në 20 vjetorin e rënies nën patronatin tim si kryetar komune dhe në bashkëpunim me shoqatat e dala të Luftës së UÇK-së, në Mitrovicë u mbajt akademi përkujtimore për heroin e kombit Hajrullah Sinani.

Gjaku i dëshmorëve duhet të shërbej si udhërrëfyes se si të ruhet çdo cep i territorit të Republikës së Kosovës. Për tokën tonë populli ka luftuar qe 500 vjet dhe çdo vend është i ujitur me gjakun e dëshmorëve, ku aroma e gjakut të tyre duhet të na vetëdijesoj që të ruhet çdo pëllëmbë e truallit të Republikës së Kosovës.

Të gjithë krerët e shtetit duhet ta kthejnë kokën nga Mitrovica, për arsye Mitrovica është djep i lirisë, është djep i atyre që e dhanë jetën për këtë vend dhe është promotor i zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.

Në vendlindjen e dëshmorit Hajrullah Sinani në Stan Tërg, zbuluam pllakën përkujtimore, ku ai do të përkujtohet për jetë e mot. /Indeksonline/

 

Krerët e shtetit dhe partitë takim rreth dialogut

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar për sot në një takim të përbashkët presidentin, kryeministrin, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të pa përfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për procesin e dialogut me Serbinë.

Ky takim i kryeparlamentarit Veseli ishte paralajmëruar nga takimi i parë koordinues që e ka ftuar me ekipin negociator në fund të muajit dhjetor.

Veseli pati thënë se para dhe pas çdo takimi të palës kosovare në Bruksel, do t’i ftojë të gjithë akterët politikë nga pozita dhe opozita për t’u koordinuar për fazën finale të dialogut.

 

 

Isa Mustafa e zbardh të dielen me një mori pyetjesh për krerët e shtetit rreth gjendjes në veri

Periskopi.com Lajme

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në mëngjesin e së dieles ka parashtruar një mori pyetjesh për institucionet përgjegjëse të vendit rreth gjendjes së veri të Mitrovicës.

‘’Çfarë po ndodhë me dhe në veriun e vendit, a di kush?’’, pyet Isa Mustafa, transmeton Periskopi.

Ai po ashtu iu ka drejtuar edhe qytetarëve  se ‘a është vendim i madh dhe i guximshëm i institucioneve të Kosovës që të lënë në diskomunikim 1/10 e territorit të shtetit, apo është papërgjegjësi dhe paaftësi?’’.

 

Ja postimi i plotë:

Çfarë po ndodhë me dhe në veriun e vendit, a di kush?
Si Kryetar i LDK-së dhe qytetar i Kosovës pyes institucionet përgjegjëse të vendit, Presidentin, Kuvendin, Qeverinë, institucionet e drejtësisë: a po ushtrohet sovraniteti shtetëror në komunat Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, në një sipërfaqe prej 1005 km katror, (jo hektar) të cilat përbëjnë 10% të territorit të Kosovës? Në fund të nëntorit kryetarët e këtyre komunave deklaruan se dorëhiqen dhe e ndërprejnë komunikimin me Prishtinën (organet qendrore).
– A vazhdojnë të financohen këto komuna për paga, mëditje, mallra dhe shërbime, investime kapitale, transfere sociale dhe nevoja tjera nga buxheti i Kosovës dhe kujt i japin përgjegjësi?
– Në çfarë mënyre institucionet e Kosovës komunikojnë me qytetarët e Republikës së Kosovës, serbë, shqiptarë, boshnjak e tjerë që jetojnë në veri?
– Si komunikohet dhe si funksionojnë gjykatësit dhe prokurorët serb në veri të vendit dhe kujt po i japin përgjegjëi?
– A po arrijnë institucionet e vendit të mbikëqyrin vijën kufitare të këtyre komunave me Serbinë për të parandaluar krimin ekonomik, hyrjen ilegale të mallrave përmes rrugëve sekondare dhe evazionin fiskal?
– Pse nuk po shpallen zgjedhjet për kryetarë të këtyre komunave?
– Pyes qytetarët: a është vendim i madh dhe i guximshëm i institucioneve të Kosovës që të lënë në diskomunikim 1/10 e territorit të shtetit, apo është papërgjegjësi dhe paaftësi?
Arsyetimi se kryetarët e këtyre komunave iu janë drejtuar institucioneve të Kosovës me Kosovë e Metohi, nuk justifikon heshtjen e Qeverisë dhe ministrisë përgjegjëse. Në të kundërtën, ata do të duhej të shkarkohen për faktin se nuk po e pranojnë Republikën e Kosovës, në të cilën kanë konkurruar për kryetarë të komunave. Në këtë rast institucionet po e shkelin ligji.
Konservimi i gjendjes në veri jashtë komunikimit me institucione qendrore, frikësohem se është akt i paramenduar për pazare territoriale me Serbinë, për çfarë LDK nuk pajtohet dhe nuk do të pajtohet me asnjë kusht. IM

Walker mendon se krerët e luftës duhet të largohen nga skena politike

Periskopi.com Lajme

Ish drejtues i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, ka thënë se ka ardhur koha që krahu i luftës të largohen nga skena politike në Kosovë.

Ai këto komente i bëri në një intervistë për Zërin e Amerikës duke shtuar se tani në Kosovë duhet të vij një lidership i ri i cili e kupton gjendjen aktuale në botë.

“Siç e thashë ka një zhgënjim të madh dhe zemërim se gjërat nuk kanë shkuar si duhet”.

“Mendoj se klasa politike në Kosovë – që nga presidenti, tek kryeministri, tek ministrat – shumë prej tyre janë parë si heronj të luftës, që luftuan me UÇK-në”.

“Po, ata u shpërblyen, morën poste politike. Por ka ardhur koha që ata të largohen, është koha që të vijë një brez i ri që e di si është tani bota”.

“Nuk shoh fytyra të ndryshme në zyra publike nga ato që kam parë unë 20 vjet më parë. Bota ka ndryshuar, situata e Kosovës ka ndryshuar dhe ata kanë nevojë për një drejtim që ka besimin e popullit”.

Kujtojmë se në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, ka qenë  ambasadori William Walker ai i cili ka gjetur 45 trupat e pajetë të shqiptarëve të cilët u masakruan nga forcat serbe në fshatin e Reçakut.

Në prag të 20 vjetorit të masakrës së Reçakut, Ambasadori William Walker, thotë se i mbetet besnik vlerësimit të tij për ngjarjen, e cila hodhi dritë në atë që po ndodhte në Kosovë dhe që çoi eventualisht në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe.

Imami i Mitrovicës: Krerëve tanë po u vjen marre që janë myslimanë

Periskopi.com Lajme

Imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifi ka shprehur pakënaqësi ndaj krerëve shtetërorë, të cilët, sipas tij, po e ndiejnë vetën me marre pse janë mysliman.

Latifi në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj nuk duhet të bëjë gabime si në të kaluarën, duke u ndjerë i turpëruar.

“Dëgjon deklarata bombastike prej politikanëve, duke thënë pse unë jam mysliman ose pse unë e kam emrin ashtu apo kështu… Nëse e ka thënë Haradinaj i bie përgjegjësia atij, pasi vjen nga një familje heroike, por gabime të tilla ai asesi nuk duhet të bëjë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Imami ka thënë se ndihet keq kur liderët shtetëror të Kosovës bëhen servilë karshi ndërkombëtarëve, pasi, sipas tij, edhe SHBA edhe miqtë tanë ndërkombëtarë e dinë se ne jemi shumicë myslimane.

Më dhimbet me dalë servil Presidenti i Kosovës, apo Kryeministri i Kosovës para çdokujt tjetër. Ai që nuk përfaqëson kulturën dhe besimin e familjes së tij, fqinjëve të tij nuk fiton autoritet as te tjetri. Duaje tënden, të respektojnë të tjerët”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për figurën e presidentit Hashim Thaçi, Latifi ka thënë se i pari i shtetit është në një situatë delikate, që sipas tij, ose do të shënojë faqen e bardhë të historisë ose do të mbetet në faqen e zezë të historisë shqiptare.

“Lus Zotin që ai të jetë në faqen e bardhë të historisë, sepse është në një pozitë delikate”, tha Latifi.

 

Krerët e Ishujve Faroe shtruan drekë për drejtuesit e FFK-së

Periskopi.com Sporti

Në një atmosferë të ngrohtë relaksi para ndeshjes Ishujt Faroe – Kosova, drejtuesit e Federatës shtruan një drekë për krerët e FFLK-së, presidentin Agim Ademi, nënpresidentin Bakir Buri e Mirsad Çollaku anëtar i KE.

Presidenti  i FF të Ishujve Faroe z .Christian Andreasen, me bashkëpunëtorë në dollinë e tij tha se falënderon presidentin Ademi për mikpritje të para një muaji e ku kishim një ndeshje të mirë edhe pse humbëm 2:0 e që besojë se edhe sot të kemi një ndeshje të mirë korrekte dhe në frymë sportive.

Ndërkaq, presidenti Ademi ka falënderuar mikpritësin për mikpritje duke thënë se futbolli po na bashkon anë e kënd botës.

Gjatë drekës të dy presidentët bashkëbiseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe në interes të zhvillimit të futbollit./Periskopi/

Hoti tregon pse i quajti ‘bandë kriminale’ krerët e shtetit

Periskopi.com Lajme

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi mund t’i shpalosë qëndrimet për korrigjim kufijsh si zgjidhje të çështjes me Serbinë vetëm në konferenca për media.

Ditën kur dështuan të mbahen dy seanca të jashtëzakonshme, një e thirrur nga koalicioni qeveritar dhe tjetra e thirrur nga opozita, Avdullah Hoti i kishte quajtur “banda kriminale” krerët e qeverisë.

Hoti edhe sonte nuk është pishman për deklaratën që bëri.

Sipas tij, nëse shihen veprimet dhe situatat nëpër të cilat ka kaluar ky koalicion është e pamundur të quhen ndryshe.

“Sjelljet që kanë pas gjatë atyre ditëve, kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe disa zyrtarë të tjerë duke i fyer me epitete nga më të ndryshmet opozitën, mua personalisht, kryetarin Isa Mustafa. Ata thirrën një seancë para seancës tonë dhe dështoi. Sot e kësaj dite seanca nuk është duke u mbajtur”, ka thënë Hoti. “Nëse shkojmë pak në histori të këtij koalicioni dhe nëse i shohim disa veprime e ki vështirë me ardh në përfundime tjera”.

Shefi i GP të LDK-së thotë se gjatë këtij legjislacioni është përballur me cilësime nga më të ndryshmet duke filluar prej kryeministrit dhe duke vazhduar me kryetarin e Kuvendit.

 

Përfundon takimi i krerëve të institucioneve, asnjëri nuk deklarohet

Periskopi.com Lajme

Takimi i krerëve të institucioneve tanimë ka përfunduar, ndërkohë asnjëri deri tash nuk është deklaruar për media.

Nga takimi i pari që ka dal ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai nuk pranoi të flas para mediave.

Pas tij ka dal zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, si dhe zëvendëskryeministri tjetër, Dardan Gashi.

 

Krerët e shtetit në konsulta për mandatet e ambasadorëve

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli janë në konsultime rreth mandatit të diplomatëve kosovarë jashtë vendit.

Në një përgjigje, Sami Kastrati, zyrtar për komunikim me publikun brenda MPJ-së ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të kthehet edhe një numër i ambasadorëve.

Sipas tij, ambasadorët e kthyer deri më tani, janë sistemuar në MPJ.

“Rotacioni i diplomatëve është një proces i vazhdueshëm dhe i natyrshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Deri më tash është kthyer një numër i Ambasadorëve dhe diplomatëve, të cilët e kanë përfunduar mandatin e tyre dhe ata tashmë janë sistemuar brenda MPJ-së. Një grup tjetër do të kthehet së shpejti. Në ndërkohë, konsultimet në lidhje me emërimet e reja, respektivisht plotësimet e pozitave vakante është duke ndodhur në mes Ministrit të Punëve të Jashtme, Presidentit dhe Kryeministrit”, ka thënë Kastrati për Indeksonline.

Ndryshe, në fillim të këtij viti, ishte Pacolli ai që pati deklaruar se ambasadorëve që iu përfundon mandati, nuk do t`iu vazhdohet më. Ata do të kthehen në Kosovë dhe do të zëvendësohen me të tjerë.

Para pak muajsh, nga detyra e tyre pas përfundimit të mandatit janë liruar një grup i ambasadorëve që shërbenin në Turqi, Serbi, Shkup, Slloveni, Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Mbretërinë e Arabisë Saudite.

 

Krerët e shtetit shkojnë tek Mogherini po në ditën kur KE publikon vendimin për vizat

Periskopi.com Lajme

Zyra e kryeministrit njofton se presidenti, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, kanë vendosur që të takojnë më 18 korrik Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini.

Udhëheqësit e institucioneve do t’i konfirmojnë Mogherinit përkushtimin për dialog me Serbinë dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës” thuhet në komunikatë.

Ndërkohë KTV-ja merr vesh se po këtë ditë Komisioni Evropian pritet të publikojë vendimin për fillim të procedurave për heqje të vizave për shtetasit e Kosovës.