Tërmet i fuqishëm në Kretë të Greqisë

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar sot në ishullin e Kretës në Greqi.

Dridhja e fuqishme është regjistruar rreth 97 kilometra nga Ierapetra. Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra në thellësi të tokës.

Ende nuk dihet nëse ka dnonjë të lënduar apo dëme materiale.

Autoritetet nuk kanë lëshuar alarm për cunami, shkruan “Express UK”.

Kurti në Kretë, pjesë e edicionit t21-të të Symi Symposium

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka qëndruar në ishullin e Kretës në Greqi, ku ka marrë pjesë në Symi Symposium edicioni i 21-të.

Siç njofton Kurti në Facebook, temë e këtij edicioni ishte  “Demokracia dhe Fuqia – Nga Hybris te Nemesis: në kërkim të një paradigme të re për shoqëri të përbashkëta.

Njoftimi i Kurtit:

Gjatë kësaj jave mora pjesë në Symi Symposium, edicioni i 21-të i të cilit sivjet u mbajt në ishullin e Kretës në Greqi. Tema kësaj radhe ishte “Demokracia dhe Fuqia – Nga Hybris te Nemesis: në kërkim të një paradigme të re për shoqëri të përbashkëta”. Diskutimet u zhvilluan sipas rregullit Chatham House e si zakonisht pjesëmarrës ishin personalitete të shquara me profile e nga vende të ndryshme të botës. Ishte kënaqësi të bashkëbisedoja me ta, të prezantoja në panelin për Ballkanin si dhe privilegj të jem në panelin e përmbylljes së punimeve mbrëmë.

Aeroplani gjerman bën ulje të detyruar pas paralajmërimeve për bombë

Periskopi.com Lajme

Një aeroplan i pasagjerëve gjerman me 250 udhëtarë, i cili fluturonte nga Egjipti në Gjermani, ka bërë ulje të detyrueshme në Kretë, pas njoftimeve se një bombë ishte vendosur në avion.

Siç raporton televizioni shtetëror grek, aeroplani u ul në mënyrë të sigurtë në aeroportin ushtarak Souda dhe të gjithë udhëtarët dhe ekuipazhi u evakuan pa incidente.

Alarmi u dha kur në tualetin e avionit është gjetur një letër që shkruante “bomb”. Kur avioni ka hyrë në zonën ajrore të Greqisë është shoqëruar nga dy avionë luftarakë “F16”, derisa ka kryer uljen e detyruar.

Gjendet i vdekur një shqiptar në Greqi, iu gjet edhe një letër

Periskopi.com Lajme

Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur në Chania të Kretës. Sipas mediave vendase, viktima është një 22-vjeçar, ndërsa emri i tij nuk është bërë i ditur. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat rrethuan zonën dhe nisën mbledhjen e provave.

Shtypi lokal shkruan se pranë trupit të pajetë të 22-vjeçarit shqiptar u gjet një letër. Sipas hetimeve, rezulton që shqiptari të jetë vetëvrarë. Në shënimin që i riu kishte shkruar, linte të kuptohej se aktin e kishte kryer për shkaqe erotike./tvklan.al

Ekspertiza paraprake tregon se nuk bëhet fjalë për ngjarje kriminale apo persona të tjerë të përfshirë. Megjithatë, do të priten rezultatet e një ekzaminimi të plotë mjeko-ligjor.