Qeveria e re kërkon institut të ri për krimet e luftës

Periskopi.com Lajme

Opozita thonë se për temën e krimeve të luftës duhet të diskutohet në Kuvend.

Nuk ka vend në Kosovë që serbët nuk kanë kryer krime.

Fatin e njëjtë si shumë të tjerë e kishin edhe banorët e fshatit Sllovi ku u vranë 46 persona.

Krime të ngjashme nga serbët u kryen edhe në fshatin tjetër të Lipjanit; Tërbovc.

Pjesëmarrës i këtyre krimeve, dyshohet se është edhe serbi Goran Stanisiq.

Si pjesë e forcave rezervë të policisë serbe, kishte marrë pjesë në vrasjen dhe  dëbime të shqiptarëve nga Sllovia, Tërbofci dhe vendbanimet e tjera.

Lidhur me dyshimet për serbin, Prokuroria Speciale gjatë të enjtes ka ngritur aktakuzë ndaj Stanisiqit.

Ngritja e kësaj aktakuze, është vetëm njëra, por ka shumë punë për t’u zbardhur mijëra krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në marrëveshjen për bashkëqeverisje mes LVV dhe LDK-së, palët janë dakorduar për miratim ligjesh e formim të Institutit për Krimet e luftës.

E si do të funksionoj ky Institut tregon numri tre i qeverisë.

E partia më e madhe opozitare thonë se për këtë temë duhet të ketë patjetër diskutim në Kuvend.

Madje Blerta Deliu, deputetet e PDK-së, thotë se pjesë e diskutimit duhet të jetë edhe ideja e ish-kreut të Kuvendit Kadri Veseli, i cili kishte ngritur çështjen e krimeve të luftës.

Kosova, megjithatë deri para dy vitesh pati një Institut që trajtonte specifikisht krimet e luftës por që është mbyllur.

Rifunksionalizimin e tij po e kërkon edhe shefi i qeverisë Albin Kurti, raporton T7.

Të gatshëm për bashkëpunim shprehen edhe ish anëtarët e komisionit për Krime Lufte që dikur e kishte themeluar Hashim Thaçi derisa ishte në pozitën e kryeministrit.

Beogradi që nga viti 2003 ka një komision të tillë që në vazhdimësi deri më sot mbledhë fakte për krimet që kanë ndodhur në ish-shtetet e Jugosllavisë.

MPJ me dosje të reja pretendon rikthimin e hetimeve për krimet e luftës

Periskopi.com Lajme

Më shumë se 10 mijë dokumente me të cilat pretendohet të dëshmohet për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë gjatë luftës së fundit të viteve 1998-‘99, pritet që t’i dorëzohen javën e ardhshme Prokurorisë Speciale nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Këto dokumente, sipas shefit të diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli dhe këshilltarëve të tij, janë siguruar së fundi përmes rrugëve ligjore nga burime të ndryshme, përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme, thanë për Radion Evropa e Lirë, se dosja e dokumenteve është e kompletuar dhe tash është gati për t’u dorëzuar në prokurori.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë të Kosovës, Behgjet Pacolli tha se në çdo faqe të këtyre dokumenteve ka dëshmi përkrimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

“Kjo dosje përmban në mënyrë të detajuar, në mënyrë profesionale, shtjellimin e të gjitha ngjarjeve të cilat kanë ndodhur, përfshirjen e akterëve që kanë qenë në zinxhirin komandues dhe atyre që kanë kryer ekzekutimet në masë kundrejt civilëve shqiptarë”, tha Zyberaj.

Sipas tij, rastet e krimeve të cilat kanë ndodhur janë të detajuara ku përfshirën dëshmi dhe ekspertiza të specializuara.

“Janë të bashkangjitura dëshmi të pjesëmarrëseve të policëve dhe paramilitarëve serbë në kryerjen e masakrave”, tha Zyberaj.

Radio Evropa e Lirë ka arritur të shoh disa nga dokumentet të cilat pritet të dorëzohen në Prokurorinë e Kosovës.

Por, ekspertët tërheqin vërejtjen nëse këto dokumente, për të cilat po flet Ministria e Jashtme, do të cilësohen si prova apo informata për organet e drejtësisë. Gjithçka pritet të sqarohet javën tjetër, kur edhe do t’i dorëzohen prokurorisë.

Amer Alija, analist ligjor dhe monitorues i gjykimeve për krime të luftës në Fondin për të Drejtën Humanitare, dega në Prishtinë, tha për Radion Evropa e Lirë, se Fondi për të Drejtën Humanitare, mendon se çdo informatë që dorëzohet në prokurori lidhur me zbardhjen e krimeve të luftës është e mirëseardhur.

“Këto prova të cilat dorëzohen mund të jenë vetëm si informata për Prokurorinë Speciale. Ndoshta, ata kanë mundur t’i parashtrojnë në formë të kallëzimeve penale dhe t’i analizojnë me avokatët e tyre dhe kështu t’i ndërlidhin të pandehurit me incidente dhe viktimat sepse ato prova nëse dorëzohen nga ndonjë procedurë që nuk është në përputhje me proceduarat penale ato mund të shërbejnë vetëm si informata”, tha Alija.

Në anën tjetër, zyrtarët në MPJ, thonë se në dokumente figurojnë emrat e personave të dyshuar për vrasjen e personaliteteve të shquara, ndër të cilët përmendet politikani i njohur kosovar i viteve të ’90-ta, Fehmi Agani, i vrarë në vitin 1999.

“Natyrisht ka edhe raste individuale, dihet një numër i madh i njerëzve që janë ekzekutuar veçanërisht pas marsit të vitit 1999, që janë ekzekutuar në lokalitete urbane e që janë raste të bujshme”, tha Zyberaj.

*Video nga arkivi: Sa persona janë vrarë në luftën e Kosovës?

Ministria e Jashtme e Kosovës ka kritikuar drejtësinë ndërkombëtare, për faktin se, siç thuhet, deri më tash nuk ka arritur të nxjerrë përpara drejtësisë personat të cilët kanë kryer krime në Kosovë.

Ministri i Punëve të Jashtme të në detyrë, i Qeverisë së Kosovë, Behgjet Pacolli një ditë më parë në një konferencë për media, tha sa këto dokumente janë siguruar nga burime të ndryshme përmes mënyrave ligjore për të siguruar mbështetje për prokurorët e Kosovës.

“Kjo është mënyra e vetme që Kosova ta mbajë të vërtetën gjallë dhe të sjellë drejtësi. Kjo është mënyra e vetme për të kujtuar atë që ndodhi në Kosovë”, ka deklaruar Pacolli.

Ndërkohë, këshilltar i tij, Zyberaj, kishte publikuar këto ditë në Facebook edhe emra të disa individëve nga Serbia të cilat, sipas tij, dyshohet se kanë kryer krime në Kosovë. Ai kishte shkruar se këta individë kanë kryer kime dhe ecin të lirë në Serbi.

Publikimi i emrave, me etiketimet për fajësi, nuk ishte pëlqyer fare nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokurorja speciale e cila merret me hetimin e krimeve të luftës, Drita Hajdari ka thënë për mediat vendore se publikimi i emrave, të dhënave personale të personave që mund të jenë kryerës të krimeve të luftës, dëmtojnë hetimin si dhe nuk lejojnë zbardhjen e këtyre krimeve.

Por, gjatë vitit 2019, Ministria e Drejtësisë kishte proceduar për miratim në Kuvendin e Kosovës plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ku është paraparë edhe dispozita për gjykimin dhe dënimin në mungesë.

Gjykimet në mungesë u kërkuan nga institucionet e Kosovës për faktin se shumë persona nga Serbia, të cilët organet e ndjekjes penale në Kosovë i shohin si përgjegjës për krime lufte gjatë periudhës 1998-99, nuk jetojnë në Kosovë, por në Serbi.

Sjellja e tyre para drejtësisë në Kosovë, konsiderohet gati e pamundshme, pasi që Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, andaj rrjedhimisht edhe nuk mund të ketë një marrëveshje ekstradimi.

Në lidhje me krimet e luftës, instanca më e lartë për gjykimin e krimeve të luftës në ish-territorin e Jugoslavisë (që përfshinte Kroacinë, Bonje e Hercegovinën dhe më vonë Kosovën) ka qenë Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte me Seli në Hagë.

Kurse rastet tjera që nuk janë trajtuar nga ky Tribunal, janë trajtuar nga gjykatat e vendeve veç e veç, ndonëse organizatat joqeveritare që kanë monitoruar gjykimet për këto krime, në vazhdimësi kanë deklaruar se numri më i madh i rasteve ka mbetur pa fjalën e fundit të drejtësisë.

Tribunali i Hagës gjatë punës që ka zgjatur rreth dy dekada e gjysmë, ka ngritur 161 aktpadi, ka shqiptuar 90 dënime dhe 15 dhënie pafajësie.

Në një hulumtim të publikuar e Fondit për të Drejtën Humanitare të titulluar “Fshehja e dëshmive të krimeve gjatë luftës në Kosovë – Operacioni i Fshehjes së Trupave” është thënë se zyrtarët më të lartë të qeverisë, më saktë Ministrisë së Brendshme të asaj kohe në Serbi dhe departamentet e ushtrisë së ish-Jugosllavisë kanë qenë të përfshirë në fshehjen e krimeve të kryera ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës.

“Dëshmitë e pohojnë se vendimi për fshehjen e provave të krimeve të kryera është marrë prej marsit të vitit 1999 në nivelet më të larta të qeverisë, dhe lë të kupton se pjesëtarë të ‘MUP-it’ serb (Departamenteve të Sigurimit të Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike) dhe departamenteve të Ushtrisë Jugosllave që kanë qenë në krye të ‘pastrimit të terrenit’, kanë qenë të përfshirë në të”, është thënë në kuadër të përmbledhjes së dokumentit.

 

 

​MPJ: Bota demokratike ta ndalë qasjen mohuese të Serbisë për krimet e dokumentuara

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë për qasjen antihumane dhe antinjerëzore të liderëve shtetërorë serbë në raport me krimet dhe gjenocidin që shteti i tyre ka kryer gjatë luftërave të fundshekullit të kaluar në njësitë e ish-Jugosllavisë, përfshirë Kosovën.

MPJ nëpërmjet një komunikate thotë se mohimi i Masakrës së Reçakut (15 janar 1999) prej liderëve shtetërorë serbë, në krye me presidentin  Aleksandër Vuçiq dhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq, që të dy ish bashkëpunëtorë të ngushtë të Kasapit të Ballkanit, ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, nuk përbën asgjë as politike dhe as diplomatike, por është thjeshtë qasje fashiste e një shteti fqinj që nuk ka ndryshuar as pas 20 vjetësh.

“Në luftën e Kosovës (1997-1999), forcat ushtarako policore serbe kanë vrarë mbi 13 mijë civilë shqiptarë, prej tyre 1133 fëmijë; kanë dhunuar rreth 20 mijë femra; kanë varrosur nëpër varreza masive në Serbi rreth 6000 trupa (disa qindra i kanë djegur në furra të shkrirjes së metaleve), me synim për të shlyer gjurmët e krimit; kanë djegur mbi 120 mijë shtëpi, kanë deportuar rreth një milion qytetarë dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur, para, ari dhe deri te traktorët dhe bagëtitë e bujqve shqiptarë.

Për luftërat në ish-Jugosllavi, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për Krime Lufte ka dënuar Serbinë për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa dhjetëra drejtues të saj, politikë, ushtarakë, policorë dhe paramilitarë, janë dënuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që kanë kryer në Kroaci dhe Kosovë. Lideri i këtyre kriminelëve, i njohur si Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, vdiq në Hagë derisa po gjykohej për krimet e kryera në Kosovë dhe njësitë tjera të federatës ish-jugosllave”, thuhet në reagim.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës fton institucionet relevante të bashkësisë ndërkombëtare, sidomos botën demokratike – Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ushtrojnë presion ndaj liderëve institucionalë të Serbisë për ndaljen e gjuhës së urrejtjes racore dhe mohimin e krimeve të dëshmuara edhe nga Gjykata për Krime Lufte e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sepse gjuha aktuale e tyre pamundëson ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore, dhe si rrjedhojë rrezikon edhe paqen dhe sigurinë e kësaj pjese të Evropës./KosovaPress/

Emrat e një pjese të serbëve që dyshohet se kanë kryer krime në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë, afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të paramilitarëve serbë.

Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe dyshohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare nëpër shumë pjesë të Kosovës.

Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre, rezulton se këta paramilitarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlija.

Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga kjo masakër.

Në listën e gjetur janë këta emra:

Berisha Ruzhdi – Bekim, rom

Iliq Stalin – Velko

Paniq Pavli – Sinisha, Prelloc i Prishtinës

Cvejiq Lubisha – Lan, Hallaq i Madh – Lipjan

Vukadinoviq Jovan – Njegosh, Kurshumli

Andriq Mirko – Drashko, Prishtinë

Dikiq Branko – Nebojsha, prilluzhë

Krastiq Rade – Svetisllav, Skullan i Lipjanit

Selishnik Jelica – Tomisllav, Kishnicë

Sinisha Jovanoviq, Kishnicë

Jovan Karaxhiq, Kishnicë

Goran Trajkoviq, Kishnicë

Boban Trajkoviq, Kishnicë

Dejan Trajkoviq, Kishnicë

Predrag Gjorgjeviq, Kishnicë

Petar Saveliq, Kishnicë

Mile Bulajiq, KIshnicë

Gjorgje Bulajiq, KIshnicë

Zhivorad Mitiq – Zhiko, Kishnicë

Dragan Mitiq – Burdo, KIshnicë

Dragan Miliq, Kishnicë

Zoran Trajkoviq, Kishnicë

Mike Iliq, Graçanicë

Dushan Iliq, Graçanicë

​Somalia e para për krimet e pandëshkuara ndaj gazetarëve

Periskopi.com Lajme

Somalia kryeson klasifikimin e vendeve ku krimet kundër gazetarëve gjejnë më pak zgjidhje dhe nuk ndëshkohen, sipas një studimi të publikuar sot nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

Është hera e pestë radhazi që ky vend i Afrikës Lindore renditet në vend të parë të klasifikimit, që merr parasysh vrasjet e pazbardhura të gazetarëve, por gjithashtu dhe popullsisë.

Ky studim përfshin një periudhë 10-vjeçare, nga 2009 deri në 2019 dhe nuk përfshin vetëm vdekjet e gazetarëve gjatë një konflikti të armatosur ose mbulimit të ngjarjeve potencialisht të rrezikshme.

Në këtë dekadë, Somalia numëron 25 vrasje të pazbardhura të gazetarëve. Kjo shifër është më e ulët se ajo e Meksikës me 30 vrasje apo e Filipineve me 41 vrasje, por më shumë kur krahasohet ,e shifrat e popullsisë së vendeve në fjalë./

Protestë në Nju Jork për krimet e Serbisë në Kosovë, Bosnje e Kroaci

Periskopi.com Lajme

Organizata e grave shqiptaro-amerikane do të protestojë sot në Nju Jork, duke kërkuar drejtësi për krimet e bëra në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.

Komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjak-amerikan dhe kroat-amerikan do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme.

Ndryshe, masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore.

Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim.

Protesta mbahet para konsullatës së Serbisë në Nju Jork duke filluar nga ora 11.00.

 

Kitaroviq- serbëve: Ua kemi falur shumë gjëra, por jo krimet e luftës

Periskopi.com Lajme

Duke zbuluar në qytetin e Glinës një bust për presidentin e parë të Kroacisë, Franjo Tugjman, presidentja aktuale e vendit, Kolinda Grabar-Kitaroviq deklaroi se, për hir të paqes dhe të së ardhmes, Kroacia kishte falur shumë gjëra, por krimet e luftës duhej të hetoheshin dhe të penalizoheshin.

“Ne kemi falur shumë gjëra për hir të paqes dhe të së ardhmes, por duhet të hetojmë dhe ndjekim penalisht krimet e luftës, kjo është ajo që shteti kroat u detyrohet viktimave”, deklaroi presidentja në Glinë, 70 kilometra në jug të Zagrebit, ku mori pjesë në ceremonitë për Ditën e Fitores, Ditën e Falënderimeve të Atdheut dhe Ditën e Veteranëve Kroatë.

Pas ceremonisë, presidentja Grabar-Kitaroviq dhe anëtari i parlamentit Miroslav Tugjman zbuluan bustin për presidentin e parë kroat, përcjell Atsh.

Miroslav Tugjman tha se babai i tij, Franjo Tugjman nuk ishte më vetëm presidenti i parë i Kroacisë, por gjithashtu ishte një simbol i krijimit të shtetit kroat, lirisë dhe pavarësisë së tij.

 

Gjykatësi suedez i UNMIK’ut: Amerikanët ndikuan në fshehjen e krimeve të shqiptarëve

Periskopi.com Lajme

Gjykatësi i parë ndërkombëtar në Kosovë ka deklaruar se amerikanët kanë ndikuar në atë që krimet e shqiptarëve të fshehen

Karpmahar, gjykatës i cili është emëruar si ndarësi i parë i drejtësisë në Kosovë në vitin 1999, para ca kohe në Suedi ka botuar librin “Gjykatësi në vendin pa ligj”, në të cilin ka shkruar për punën e tij nga viti 1999 deri më 2011.

Sipas tij, në rastet e mëdha të tentimit të procesuimit të shqiptarëve për krime, sipas rregullit janë paraqitur “lojtarët kryesorë në Kosovës – amerikanët, të cilët kanë ndikuar që krimet të fshihen, ndërsa vrasësit të lirohen”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën serbe “Vecernje Novosti”.

Gjykatësi suedez ka hetuar rastin e sulmit në autobusin e “Nis-ekspresit” afër Podujevë, në shkurt të vitit 2001, kur janë vrarë 12, ndërsa plagosur 43 serbë. Të dyshuarin kryesor për këtë sulm, Florim Ejupin menjëherë e ka arrestuar policia e UNMIK-ut dhe atë në bazë të gjurmëve të ADN-së.

“Mirëpo, për shkaqe të panjohura për mua, në vend që ta presë hetimin në paraburgimin e UNMIK-ut, KFOR-i amerikan e na çuar në ‘Bondsteel’, prej kah gjoja u ka ikur. Nuk e di si ka ikur, por kam dëgjuar se e ka trajnuar CIA, ndërsa informatat për të i kam marrë në vitin 2012, se jeton i qetë në Podujevë”, ka thënë ndër tjera ai. /gazetametro.net

 

 

Gjykata për krimet serbe, Kosova do t’i kërkojë ndihmë Shqipërisë në OKB?

Periskopi.com Lajme

Kosova nuk mund ta formojë Tribunalin Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve serbe, derisa nuk është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Për këtë, burime të Top Channel brenda qeverisë kanë treguar se është duke u diskutuar mundësia që t’u kërkohet ndihmë shteteve mike, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Pas mbledhjes së fakteve, Kosova mund t’ia dorëzojë dokumentacionet këtyre shteteve të cilat duke u bazuar në to, nga Këshilli i Evropës mund të kërkojnë krijimin e Tribunalit. Por, kundër kësaj ideje po del shoqëria civile.

Loxha thotë se mundësia më e mirë është gjykimi krimeve serbe përmes gjykatave të vendit dhe Prokurorisë Speciale.

Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga Ambasada e Shqipërisë dhe Kroacisë, nëse deri tani ka gatishmëri për të bashkëpunuar për këtë çështje, por nuk janë përgjigjur.

Derisa Kuvendi ka vazhduar me procedurat e brendshme, si krijimin e një komisioni shtetëror për mbledhjen e fakteve dhe përpilimin e dokumentacioneve të nevojshme për krijimin e tribunalit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Hoti: Kush është ai deputet që nuk i bashkohet nismës për dënimin e krimeve serbe

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se mungesa e konsultimit solli humbjen e besimit te qytetarët e madje edhe te politikanët, duke përfshirë këtu edhe fotografinë e publikuar nga deputetja Flora Brovina, për çka Hoti tha se “iu kthye shtetit bumerang”.

Hoti ka thënë se pret që grupi punues i formuar sot të nxjerrë sa më shpejtë një rezolutë ku do të përfshiheshin të gjitha pikat që i ka propozuar edhe LDK-ja.

“Duhet të dënohen krimet. Shteti me rezolutë të angazhohet përmes partnerëve tanë të kërkojë rritjen e vetëdijes së miqve tanë për nevojën që këto krime të dënohen. Viktimat s’do të jenë të qeta asnjëherë”, ka deklaruar ai në Rubikon.

Ndërsa ai ka pyetur se cili deputet do të dilte kundër dënimit të krimeve serbe. Vetëm se, sipas tij kjo duhet të bëhet duke ndjekur hapat ligjor./PERISKOPI/

 

Hulumtuesi ndërkombëtar që dëshmoi kundër Millosheviqit: Në ato momente mendova për njerëzit e masakruar

Periskopi.com Lajme

Fred Abrahams, hulumtues i organizatës “Human Rights Watch”, u thoshte gazetarëve të huaj, teksa po fotografonte gratë dhe fëmijët e masakruar nga regjimi serb, se drejtësia do të vihej në vend.

Në të vërtetë kurrë nuk kishte besuar se urdhëruesi i krimeve do të arrestohej si lideri i parë i një shteti evropian dhe do të nxirrej para drejtësisë ndërkombëtare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Abrahams, i cili kishte parë me sytë e tij fëmijë, gra e pleq të masakruar, kishte menduar për të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre kur ishte ulur në karrigen e dëshmitarit kundër Slobodan Milosheviqit në Tribunalin e Hagës në verën e vitit 2002.

“Kasapi i Ballkanit”, sikurse i referoheshin mediat e huaja liderit serb për shkak të krimeve të urdhëruara prej tij në Kroaci, Bosnjë e Kosovë, po mundohej ta kthente përballjen me Abrahamsin në skenën politike, kujton aktivisti i të drejtave të njeriut, koordinator i raportit voluminoz prej 635 faqesh, “Nën pushtetin e urdhrave: Krimet e luftës në Kosovë”. Në tavolinë kishte materiale që faktonin punën e kryer nga hulumtuesit e të drejtave të njeriut në terren.

 

Veseli viziton ekspozitën me fotografi të gjenocidit serb – kërkon drejtësi për viktimat

Periskopi.com Uncategorized

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar sot ekspozitën “Imazhe nga zonat e luftës 1998-1999”, në Mitrovicë, të autorit Izedin Krasniqi.

Veseli shkruan në Facebook se këto fotografi dëshmojnë krimet dhe dëmet që ka bërë Serbia në Kosovë.

Veseli thotë se sa më shpejt duhet themeluar Tribunali për gjenocidin serb në Kosovë.

‘’Sot në Muzeun e qytetit në Mitrovicë vizitova ekspozitën “Imazhe nga zonat e luftës 1998-1999”, të autorit Izedin Krasniqi. Fotografitë e ekspozuara dëshmojnë krimet dhe dëmet që ka bërë Serbia në Kosovë. Derisa kriminelët që kanë kryer gjenocid e masakra në Kosovë janë të pagjykuar dhe të lirë në Serbi, ne vazhdojmë vetëm të kujtojmë dhimbjet dhe plagët e hapura. Prandaj duhet të veprojmë e ta formojmë Tribunalin Ndërkombëtar dhe t’i sjellim para drejtësisë të gjithë kriminelët serbë që kryen gjenocid dhe krime çnjerëzore në Kosovë.’’/Periskopi/

Thaçi: Të bashkohemi për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se sot është koha që të gjithë pa dallime politike, institucione dhe shoqëri të jemi të bashkuar në dënimin e gjenocidit të Serbisë dhe askush të mos bëhet pjesë e mohimit të krimeve.

Thaçi i bëri këto komente në akademinë përkujtimore për Enver Topallin, ku njoftoi se si president i vendit ka marrë vendim që Topalli të nderohet heroi i Kosovës në 20 vjetorin e rënies së tij.

Ai tha se Enver Topalli me kohë ishte i fuqishëm për nevojën e bashkimit të forcave politike të të gjitha grupeve apo lëvizjeve dhe për këtë arsye ai qëndron në botën e jashtme për t’u kthyer përsëri në Kosovë që të forcojë organizimin e grupeve të tilla atdhetare.

Sipas tij, fatkeqësisht më 19 maj 1999, Enver Topalli vritet në burgun e Dubravës.

“Sot duke kujtuar Enver Topallin kujtojmë të gjithë të burgosurit që u vranë, u plagosën dhe u keqtrajtuan në burgun e Dubravës. Krimi i kryer në Dubravë hynë në radhën e akteve më të rënda që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë gjatë vitit 1999 por edhe më herët. Kemi parë këto ditë në Kosovë si po kujtohen krimet, masakrat, djegiet, aktet e shfarosjes dhe spastrimit etnik, deri në përmasat e gjenocidit serb por askush edhe pas 20 vitet nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre krimeve nuk doli para drejtësisë ndërkombëtare apo vendore, prandaj me të drejt Kuvendi i Kosovës ditë më parë me të drejt nxorri rezolutën që dënon gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kjo ishte përgjigja më e mirë e institucioneve të Republikës së Kosovës për pretenduesit e mohimeve të krimeve dhe gjenocidit që ka kryer direkt shteti i Serbisë, prandaj sot përsëri është koha që të gjithë pa dallime , si politikë, institucione, shoqëri të jemi të bashkuar në dënimin e gjenocidit të Serbisë dhe askush të mos bëhet pjesë e këtij dënimi apo mohimi të krimeve“, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi njoftoi edhe për vendimin që ka marrë për atdhetarin Enver Topallit.

“Duke marrë parasysh kontribuitin e madh dhe të vazhdueshëm të veprimtarit, atdhetarit Enver Topalli, idealin për të cilin u burgos, qëndresën dhe sakrificën e tij, si president i vendit kam marrë vendim që Enver Topalli të nderohet heroi i Kosovës në 20 vjetorin e rënies së tij“, tha ai.

Erlind Topalli, djali i heroit Enver Topallit, tha se krenaria e familjes është edhe krenaria e shokëve dhe bashkëluftëtarëve.

“Ne babain tonë e njohëm vetëm si prind, ndërsa, të gjithë ju e kishin njohur më shumë, si veprimtar të paepur të çështjes kombëtare. Zëri i babë Enverit ishte i lartë e i pa kursyer që ishte gjallë sikundër edhe tani jehona e frymës dhe emrit të tij. I dashur baba, i bekuar për atdheun, në mes ne dhe këtij t’i zgjodhe atdheun që ne të gëzojmë lirinë, sepse vet e ke thënë portreti im, është portreti i atdheut”, tha ai.

Kurse, Ram Buja në fjalën tematike në këtë akademi, dha një biografi të gjerë të Enver Topallit, që nga fëmijëria, duke thënë se tërë jetën e tij e pati në shërbim të atdheut.

“Enveri me shok parathënës e pasues nuk rreshti për asnjë qastë për të ardhur tek dita dhe ora e UÇK-së dhe për habi, ditën kur ai vendosi të bashkëngjitet edhe fizikisht ndaj kësaj kreatorë dhe strukture luftarake për të cilën kishte punuar aq shumë, arrestohet nga policia armike për të mos u kthyer më në mesin e popullit të tij, njerëzit e tij të familjes, shokët e tij aktiv të vdekshëm e të pa vdekshëm, ai kësaj radhe zgjodhi këta të dytët, të pavdekshmit, të përjetësuarit, prometët e kombit dhe atdheut“, tha ai.

Rama tha se Enveri u përjetësua me vulën e lirisë.

 

Ambasada britanike reagon ashpër për fotografinë e Brovinës: Oportunizëm politik

Periskopi.com Lajme

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që ndodhën këtë javë në Kuvendin e Kosovës.

Deputët miratuan për projekt rezolutën për themelimin e tribunalit për denimin e gjenocidit serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Vëmendjen kryesore e morri Flora Brovina që pasqyroi një fotografi, me të cilën ajo deshi të pasqyronte dhunën seksuale të serbëve ndaj femrave shqiptare gjatë luftës.

Por ajo fotografi doli të ishte marrë nga një film pornografik dhe e gjithë kjo shkaktoj reagim të madh në Kosovë. Përmes një postimi në Twitter, Ambasada e Britanisë ka theksuar se krimet e rënda duhet të hetohen nga institucionet e duhura.

“Të shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Kuvend këtë javë. Është e rëndësishme që pohimet për krime të rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura, mbi të gjitha duke i dhënë përparësi drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit, viktimat dhe familjet, sipas sundimit të ligjit dhe jo oportunizmit politik” shkruan Ambasada e Britanisë.

 

BE kërkon përgjegjësi për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi

Periskopi.com Lajme

Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi duhet të ketë përgjegjësi. Ka thënë se familjet e viktimave të të gjitha komuniteteve kërkojnë drejtësi dhe duhet t’ju njihen vuajtjet gjatë luftërave.

“Pozita e qartë e BE-së është se duhet të ketë përgjegjësi për të gjitha krimet e kryera gjatë konflikteve në ish-Jugosllavinë e viteve të 90-të, dhe se vetëm bashkëpunim kuptimplotë rajonal dhe fqinjësia e mirë janë vendimtare për të nxitur besimin dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”, thuhet në përgjigjen e Kocijançiq për lajmi.net.

Nga Bashkimi Evropian tutje theksojnë se ngjarjet e viteve të 90-të kanë lënë shumë viktima, familjet e të cilave janë në kërkim të drejtësisë dhe ato familje presin hapa konkret në këtë aspekt.

“Ngjarjet e viteve të 90-të kanë lënë shumë viktima dhe familjet e tyre në kërkim të drejtësisë dhe njohjes së vuajtjeve të tyre. Të gjitha komunitetet duhet të shohin hapa konkret dhe të vërtetë”, thekson tutje Kocijançiq.

Kocijancic i ka bërë këto komente pasi në Kosovë Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka nisur një iniciativë për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për Dënimin e Krimeve Serbe të kryera në Kosovë.

 

Lladrovci: Më herët është dashur të krijohet Tribunali për gjenocidin serb në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për iniciativën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për themelimin e një Gjykate apo Tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.

Duke e vlerësuar atë si iniciativë të qëlluar, Lladrovci thotë se do të duhej të bëhej më herët.

Ai thotë se kontributi dhe dëshmitë e Vasfije Krasniqi-Godman si dhe deklarimet në Kongresin Amerikan të ish-presidentes Jahjaga janë sinjale për krijimin e kësaj Gjykate.

“Iniciativa është shumë me vend, është dashtë të jetë edhe ma herët kjo iniciativë edhe dëgjimet ose deklaratat e zonjës Godman dhe ish-presidentes Jahjaga janë disa  nga veprimet tashmë që kanë filluar  për të bë një gjykatë për krimet e luftës, sidomos ato të dhunimeve që i kanë bë  aparatura serbe në Kosovë.

Unë e kam vizituar edhe zonjën Kadire, e cila ka bë shumë në këtë aspekt, e kom falënderuar për gjithçka që po bën që kjo Gjykatë ose këto krime të dalin para drejtësisë”, tha Lladrovci, për Ekonomia Online

 

Dick Marty paralajmëron dëshmi tjera për krimet në Kosovë: Deri tani kam dhënë pak detaje

Periskopi.com Lajme

Dick Marty, ish- raportuesi i Këshillit të Evropës konsideron se ende nuk dihet e gjithë e vërteta për krimet në Kosovë, dhe se për këtë ka shpalosur shumë pak detaje.

Sipas tij, shumë individë fajtorë nuk janë përgjigjur për atë që kanë bërë.

“Vetëm e vërteta për konfliktin në Kosovë mund të çojë deri te pajtimi. Unë vetëm pak e kam shpalosur. Mbetet shumë për t’u bërë në këtë drejtim”, ka thënë Marty, për gazetën serbe “Vecernje Novosti”.

Marty thotë se ende nuk ka rezultate dhe se epilogu i tërë asaj që ka të bëjë  me krimet në Kosovë është i paqartë.

“Edhe në konfliktin e Sirisë për të gjitha po përpiqen ta akuzojnë pushtetin. Gjërat nuk janë qa të thjeshta”, tha ai.

Mbi bazën e raportit të Martyt është themeluar edhe Gjykata Speciale në Hagë, e cila tashmë veçse ka nisur t’i ftojë për intervistim ish-krerët e UÇK-së.

Ndërsa kjo deklaratë e tij vjen në kohën kur kryeparlamentari i Kosovës ka nisur iniciativën për themelimin e një Gjykate apo Tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.

 

Edhe dy muaj paraburgim Kërstiqit, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Këshilli i posaçëm për krime lufte në Gjykatën Themelore të Prishtinës dje ia ka zgjatur edhe për dy muaj paraburgimin Zllatan Kërstiqit nga Kragujevci i Serbisë.

Lajmi për zgjatjen e paraburgimit, për agjencinë serbe të lajmeve tanjug e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Dejan Vasiq.

Kërstiq në mesin e muajit prill ishte arrestuar me dyshimin për krime lufte në Kosovës.

Dyshohet se këto krime Kërstiq i ka bërë në fshatin Nerodime e Ultë në Ferizaj.

Kundër Kërstiqit po zhvillohen hetime me dyshimin se si pjesëtar i policisë serbe kishte marrë pjesë në vrasjen e katër civilëve dhe në dëbimin e 19 anëtarëve të familjes Nuha në Nerodime të Ultë të Ferizajt.

 

Veseli tregon se çka do të bëjë Kuvendi javën e ardhshme për inicimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë (Video)

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë ekskluzive për Periskopin, ka treguar se si do të inciohet Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë.

Ai ka thënë se javën e ardhshme do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, përkatësisht ditën e hënë, ku për të enjten, do të caktohet seancë për këtë çështje.

Veseli ka thënë se Tribunali për gjenocidin serb do të ndodhë dhe se tashmë kanë nisur hapat e parë përë këtë.

“Që në ditën e hënë unë do ta thërras një mbledhje të kryesisë së Kuvendit në mënyrë që ta kemi ditën e  enjte një seancë të Kuvendit për inicimin e kësaj Gjykatë Ndërkombëtare, ritheksoj edhe një herë, inicimin inicion edhe një herë, Gjykatën Ndërkombëtare për gjenocidin serb të kryer mbi qytetarët e Republikës së Kosovës, mbi shqiptarët”, ka thënë Veseli në intervistën për Periskopin.

“Do të fillojmë fazën e parë, themelimin e një Komisioni shtetëror ku do të jetë përfaqësimi i të gjitha grupeve politike, shoqatat, institucionet relevante, ato të gjyqësisë, edhe të policisë, prokuroria, gjyqësia edhe policia, në mënyrën që të vazhdojmë pas kësaj faze të inicimit, ku do të jenë edhe grupet të cilat do të merren, t’ia lëmë edhe profesionistëve, me çështjet e dokumentimit, marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Do të vazhdojmë fazën e dytë që është shumë e rëndësishme: dokumentimi. Edhe faza e tretë është Tribunali Ndërkombëtar”, ka thënë Veseli në intervistë./Periskopi/

 

 

 

 

Nëna gjakovare: Në vend se kriminelët serbë të jenë para gjykatës, ata po vijnë e po na provokojnë

Periskopi.com Lajme

Nysrete Kumnova, kryesuese e shoqatës së nënave në Gjakovë sot në Kuvendin e Kosovës ka mirëpritur iniciativën e Kadri Veselit për formimin e një gjykate ndërkombëtare për gjenocidin serb, raporton Periskopi.

Kumanova ka rrëfyer se si serbët ia kishin marrë në pikë të ditës djalin e saj, Albionin  i cili edhe sot rezulton i zhdukur.

‘’Djal im po mbahet peng edhe i vdekur nga Serbia. Shpresoj që do të ma gjeni dhe ta kthejnë edhe dalin tim. Shprsoj që zotëri Kadri Veseli do ta cojë deri në fund këtë iniciativë.  Jam e nderuar që sot të flasë në foltore për krimet e serbëve.  Djali im Albioni, i rrëmbyer e  zhdukur me pesë djemë të tjera  u mor nga Policia.  Policia ka qenë e njohur për ne, në mesin e tyre dy emra që jetojnë në Nish dhe askush s’ia ka kërkuar’’, ka thënë Kumnova.

‘’Unë sot po flas edhe si veprimtare, edhe si nënë.  Për dritën  e syve të mi që ma rrëmbyen në pikë të ditës. Sot, do të flaës në emër  të të gjjitha nënave për të cilat lufta ende s’ka përfunduar’’.

Kumnova ka bërë thirrje drejt institucioneve që të vazhdojnë t’i përkrahin familjarët e të zhdukurve  dhe drejtësia të bie në vend.

‘’Ju bëj thirrje që të vazhdoni të na përkrahni. Ne dhamë më të dashurit për këtë vend, edhe jetën e jetuam për të zbardhur të vërtetën dhe të kthehemi në tokën tonë me të dashurit tanë. Në emër të shoqatës u bëj thirrje që të bashkohuni në rrugëtimin tonë dhe thirrjen që të na kthehen të dashurit tanë’’, shtoi ajo.

Ajo po ashtu ka kërkuar që kriminelët të dalin sa më parë para gjykatës, duke përmendur edhe provokimet nga serbët.

‘’Sa më parë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Shpeshhrë jemi pre e provokimeve me vizitat  e tyre në Gjakovë. Ata në vend që të jenë në bankën e gjykatës për krime lufte, ata mbajnë pozita në Serbi dhe vijnë na provokojnë e përbuzin. Dhe përdorin edhe ironi. Nuk e di a ka naj rast në botë që në vend të kriminelëve,arrestohen nënat që këkrojnë drejtësi. Punoni dhe më shumë’’./PERISKOPI/

? LIVE: Diskutohet themelimi i Tribunalit për Krimet e Serbisë në Kosovë

Posted by Periskopi on Monday, 6 May 2019