Kriptovaluta e Facebook-ut do bllokohet në Evropë

Periskopi.com Tech & Auto

Franca ka thënë se do të bllokojë zhvillimin e kriptovalutës së Facebook, pasi ajo paraqet një kërcënim për “sovranitetin monetar”.

“Dua të jem i qartë: Në këto kushte, ne nuk mund të autorizojmë zhvillimin e ‘Libra’ në tokën evropiane”, deklaroi ministri francez i Ekonomisë dhe i Financave Bruno Le maire në hapjen e një konference për kriptovaluta.

Kriptovaluta e Facebook ‘Libra’ u paralajmërua në fillim të këtij viti, derisa pritet të lansohet në vitin e ardhshëm.

Krijuesit e ‘Libra’ shpresojnë që infrastruktura më e centralizuar do lejojë atë të bëhet një monedhë globale që mund të rivalizojë dollarin amerikan.

Ajo është dizajnuar në mënyrë të atillë që t’iu mundësojë njerëzve të bëjnë pagesa nëpërmjet të gjitha aplikacioneve të Facebook, përfshirë WhatsApp dhe Facebook Messenger.

Kriptomonedha do të përballet me një rregullator strikt në ShBA, Mbretëri të Bashkuar dhe Evropë.

Facebook më parë ka thënë se nuk do të lansojë kriptovalutën deri sa të ketë plotësuar të gjitha kërkesat e rregullatorëve në mbarë botën.

Japonia ka filluar të hetojë ndikimin e kriptovalutës që do të krijohet nga Facebook

Periskopi.com Tech & Auto

Sipas disa burimeve të njohura që folën për Reuters, Japonia ka filluar të hetojë pasojat e kriptovalutës të ardhshme e quajtur Libra që do të nisë vitin e ardhshëm.

Zyrtarët do të shqyrtojnë se çfarë efekti mund të ketë në politikën monetare dhe rregullimin financiar të vendit në pritje të takimit të ardhshëm të ministrave të financave të G7, që do të mbahet në Francë javën e ardhshme.

Grupi i punës aktualisht përbëhet nga përfaqësues nga Banka e Japonisë, Ministria e Financave dhe Agjencia e Shërbimeve Financiare. Të tre subjektet u takuan për herë të parë këtë javë dhe në sesionet e ardhshme do të punojnë në zhvillimin e politikave për të trajtuar Libra në lidhje me rregullimin, politikat monetare, taksat dhe vendbanimet e pagesave.

Takimi i ministrave të financave të G7 këtë vit do të përqëndrohet veçanërisht në monedhat dixhitale tani që ato po fillojnë të hyjnë në tregë. Franca dhe Japonia janë veçanërisht të prirur për të gjetur se si bankat qendrore nga e gjithë bota mund të sigurohen që monedhat si Libra të rregullohen siç duhet. Japonia shpreson të zgjerojë grupin aktual të saj të punës për të përfshirë rregullatorët nga vendet e tjera për të dalë me politika koherente.

Facebook njoftoi daljen e kriptovalutës së saj e quajtur “Libra” muajin e kaluar . Ky shërbim do të jetë i disponueshëm në Facebook, Messenger si dhe WhatsApp, duke e bërë atë menjëherë të disponueshëm për miliarda përdorues.

Për shkak të natyrës së teknologjisë, Libra do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë para në kontakte kudo në botë për pak ose pa kosto dhe mund të trondisin me të vërtetë gjëra të tilla si shërbimet e dërgesave të emigrantëve që kërkojnë pagesë për të dërguar para, përcjell Indeksonline.

Kriptovaluta e Facebook-ut, rrezik ndaj bankave globale

Periskopi.com Lajme

Lëvizja e Facebook-ut mund të ndikojë në konkurrencën dhe privatësinë e të dhënave, paralajmëron Banka për Marrëveshje Ndërkombëtare.

Plani i Facebook për të operuar me monedhën e vet dixhitale paraqet rreziqe për sistemin bankar ndërkombëtar, që duhet të shkaktojë një reagim nga politikëbërësit global, sipas organizatës që përfaqëson bankat qendrore të botës, shkruan ‘The Guardian’, transmeton lajmi.net.

Megjithëse lëvizjet e firmave të mëdha të teknologjisë, si Facebook, Amazon dhe Alibaba në shërbime financiare mund të përshpejtojnë transaksionet dhe të ulin kostot, veçanërisht në vendet në zhvillim, ato mund të dëmtojnë stabilitetin e një sistemi bankar që sapo është “shëruar” nga kriza e 2008-ës.

Duke u paralajmëruar për rreziqet nga shumë ekspertë të teknologjisë, Banka për Marrëveshjet Ndërkombëtare (BIS) tha se ndonëse mund të ketë përfitime të mundshme, adoptimi i valutave digjitale jashtë sistemit aktual financiar mund të zvogëlojë konkurrencën dhe të krijojë probleme të privatësisë së të dhënave.

“Qëllimi duhet të jetë reagimi ndaj hyrjes së teknologjive të mëdha në shërbimet financiare, në mënyrë që të përfitojnë duke kufizuar rreziqet”, tha Hyun Song Shin, këshilltar ekonomik dhe, njëherësh kreu i kërkimeve në BIS.

“Politika publike duhet të ndërtojë një qasje më gjithëpërfshirëse që bazohet në rregullimin financiar, politikën e konkurrencës dhe rregullimin e privatësisë së të dhënave”, potencoi tutje Shin.

Paralajmërimi nga BIS të dielën vjen vetëm disa ditë pasi Facebook njoftoi se do të lansojë monedhat e veta dixhitale, Libra, në vitin 2020. Rrjeti social në fjalë do të lejojë miliarda përdorues të saj të kryejnë transaksione financiare anembanë globit, masë kjo që potencialisht mund të lëkundë sistemin bankar botëror.

Chris Hughes, një bashkë-themelues i Facebook, javën e kaluar ngriti zërin për shqetësimet që u shprehën rreth lëvizjes së teknologjisë së madhe në financa, duke paralajmëruar se Libra mund të kalonte pushtetin në duar të gabuara.

Hughes, i cili është bashkëkryesues i Projektit të Sigurisë Ekonomike, një grup i fushatës kundër varfërisë, tha: “Edhe sikur të kishte sukses modest, Libra do të dorëzonte pjesën më të madhe të kontrollit të politikës monetare nga bankat qendrore në kompani private”.

Joshja nëpërmjet një konkurrence më të madhe midis monedhave dixhitale rivale mund të duket iluzore nëse një projekt si Libra e Facebookut do bëhej dominues në të gjithë botën.

Ai tha se politikëbërësit gjithashtu duhej të bashkërendonin përpjekjet e tyre për të siguruar që sistemet e reja të rregulloheshin për të mbrojtur klientët dhe për të parandaluar ato që lehtësonin pastrimin e parave.