Profesori i Filozofikut nënkupton se e ka barkun thatë: Kështu nuk shkohet në luftë e as s’jepet mësim

Periskopi.com Lajme

Tash kur greva në arsim ka hyrë në javën e tretë, kanë vërshuar një sërë reagimesh edhe në drejtim të kryeministrit Ramush Haradianaj.

Së fundmi, profesori Kristë Shtufi, njëherësh shef i Departamentit të Filozofisë në UP, përmes një postimi në facebook i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinajt që ta gjejë një zgjidhje për arsimin, raporton Periskopi.

Ai ka thënë ndër të tjerash se me bark të thatë nuk mund të shkohet në luftë, e as nuk mund të jipet mësim.

“I çoni fjalë Ramush Haradinajt se pa arsim të mirë nuk ka as ekonomi e as shtet të fortë! Ai si komandant besoj se do të duhej ta dinte fort mirë nga përvoja e tij se me bark thatë nuk shkohet në luftë. E unë nga përvoja ime ia garantoj atij se me bark thatë as nuk mund të mësosh e as të japësh mësim! Nëse Ramush Haradinaj do të mbesë në histori jo vetëm si komandant në luftë, por edhe si burrështetas në paqe, le ta gjejë zgjidhjen më të mirë të mundshme për arsimin”, ka shkruar Shtufi.

Ndërkaq, greva në arsim ka hyrë sot në javën e tretë. /Periskopi/