Kelmendi: Iftari publik në Kamenicë është anti-islamik

Periskopi.com Lajme

Ish- anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi ka kritikuar Komunën e Kamenicës për iftarin e shtruar në rrugët e qytetit ditë më parë.

Sipas Kelmendit, kjo fotografi është anti-islame sepse fillimisht feja nuk e lejon fotografinë në përgjithësi.

Ndërsa, ky veprim ka shkaktuar edhe urrejtjen e myslimanëve të varfër të cilët nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.

Kelmendi ka theksuar se një veprim i tillë mund të nxit edhe frikën e neverinë në persëndim, prandaj edhe nuk liberalizohen vizat.

Sipas tij, qëllimi i këtij iftari nuk ka qenë me qëllim bamirësije.

Shkrimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë:

FOTOGRAFI – EDHE ANTI-ISLAME!

Kjo foto, gjithsesi anti-islame, nxit neverinë edhe të pushtetarëve humanistë perëndimorë, që ndihmuan ÇLIRIMIN e Kosovës.

Kjo foto është anti-islame, sepse, e para, fotografimet e njerëzve në Islam janë haram (të ndaluara), e dyta nxitë urrejtje edhe të myslimanëve të varfër, që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe nuk ftohen në kësi iftaresh propagandistik e indoktrinues, e treta, nxitin neveri e frikë në Perëndim, prandaj nuk liberalizojnë vizat, sipse nuk duan imigrantë kaq PISA, që shpërfaqen edhe më kësi iftaresh – i paragjykojnë edhe për sulmues terroristë potencial!

I ka shkuar ndërmend ndokujt të numëron, sa veta janë pjesëmarrës në këtë (psudo)iftar? Fatkeqësisht në shikim të parë duken shumë. Numërimi konkret: janë vetëm 200 veta, sepse vetëm 200 karrige janë aty, sepse PISAT që e kanë paguar iftarin dhe PISAT e Komunës që kanë dhënë leje për t’u zënë rruga kryesore, nuk kanë pas ndonjë qëllim bamirësije, humanitar apo mysliman, por me shitë pordhë muhamedane – sikur qenkëshin shumë myslimanë në Kamenicë! Tepër më lirë, më myslimane, më praktike, më rracionale, do të kishte qenë që këtë iftar, nëse gjithsesi donin ta shtronin, ta shtronin në ndonjë lokal dasme, duke kursyer bartjen në rrugë të tavolinave, karrigeve e ushqimit.

Nëse do të kishte institucione funksionale, ligjore, do të duhej të hetonin këtë lloj kriminaliteti, me të kujat të holla paguhen iftarët, kush ka keqpërdor detyrën si drejtor në komunë për të dhënë leje që prish rëndin dhe qetësinë dhe që të nxitët urrejtje anti shqiptare, brend dhe jashtë, etj.
Edhe BIK i kapur dhe hoxhallarët e tij do të duhej t’i diskreditonin këto lloj iftaresh në rrugë – edhe si veprime komprometuese anti-islame.

Allahu i marroftë protagonistët e këtij cirkusi anti-islam – do të duhej të mallkonte secili MYSLIMAN!
Ndërsa nga ana ime: u ndërgjegjësofshin për të mos përsërit më këso gabimesh!